Kush është në linjë
8 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 8 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

June 2017
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930  

Calendar Calendar

Top posting users this month


Vuajtja....

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Vuajtja....

Mesazh nga Dardania prej Sat Jun 13, 2015 10:30 pm

Vuajtja është dhimbje thellë shpirtërore apo fizike për një kohë të gjatë. Në të kaluarën, vuajtja shpirtërore shpjegohej si futje e së ligës apo ndiejna e nderit të lënduar ndërsa në kohën moderne ndjena shpirtërore e dhimbjes dhe e mërzisë. Si vuajtje fizike merren dhimbjet e trupit dhe sëmundjet e llojeve të ndryshme që zgjasin për një kohë të gjatë. Vuajtja është dukuri plotësisht shpirtërore edhe pse ka anime për të treguar se nisma e vuajtjes është dhimbja, ajo fizike. Sëmundjet dhe dhimbja janë vetëm një nga pikënisjet e shumta por ata nuk janë as nga larg element kryesor sepse në këtë moment, me farmakologjinë e sotshme, është lehtë të ndalet dhimbja dhe me këtë edhe vuajtja. Pra dhimbja nuk është primare në krijimin e një gjendje shpirtërore të quajtur vuajtje, aq më tepër kurrë ajo mund të jetë edhe burim hareje dhe lumturie. As dergja e gjatë nuk është ndonjë element kyq i vuajtjes. Dijmë se numri më i madh i të handikapuarëve fizik nuk ndjenë as prej së largu vuajtje permantente. Pjesa dërmuese thonë se janë të lumtur me mundësitë që kanë dhe janë të kënaqur me jetën e tyre. Përpos kësaj dhimbjet kohëshkurta si ajo e nënës që lind foshnjen ; sportisti që lëndohet në çastin kurr arrin një rezultat të lartë, rekordmenët e ndryshëm që kalojnë etapa të mbushura me peripeci fizike ; të gjithë këta i harrojnë dhimbjet sepse rrënjësorja është lumturia, hareja dhe gëzime të tjera të shumta shpirtërore. Burimet dhe plagët e vuajtjes, plagët shpirtërore, dobësitë dhe zbritja e vetvetes në mohim, zia që ndez shpirtin, e kaluara që ndjek me akuza ose ndjenja e lëshimeve të rasteve e mundësive të pakëthyeshme janë burimi thelbësor i dhimbjes së quajtur vuajtje. Mirëpo a është kjo e gjitha? Natyrisht se ky kapitull nuk mundet të mbyllet me këtë pasiqë kjo gjendje shpirtërore varet dhe formohet nga shumë përbërje e përjetime të tjera jetësore dhe si përfundim krijon personalitetin, ego-në. Nuk sjell dobi të madhe as dëfrimi (film, teatër, muzikë, humor), as zhytja në doza të forta dehëse (alkool, drogë), e as dhënia pas lojërave të fatit. Vuajtja ritet dhe shkrihet në identitetin e subjektit i cili kërkon vetëm të paraqitet në format më të rënda të fatkeqit dhe kështu së paku, tërhjek vemendjen mbi të dhe për një çast, gjindet në epiqendër të interesit.
Nyja qëndron e rëndë edhe nga shkaku se lehtësisht themi dhe kemi bindjen se njeriu e dëshiron lumturinë dhe jo vuajtjen e vetvetiu është i prirur të jetë i lumtur. Thënia është e lehtë por bindja në këtë është vetëm sipërfaqësore. Njeriu është në marrëdhënie të gjithëherëshme me vuajtjen në mënyre aq të ngatëruar dhe vetëm një luftë e rregullt dhe e arsyeshme krijon mbrojtje nga lëvrimet e pandërprera të vuajtjes. Kësaj i shtohet edhe pyetja e krijimit të personalitetit pra të mundësisë së ekzistencës të një vuajtjeje të lindur që vetëm zhvillohet në forma të ndryshme te personë të ndryshëm. Mandej parashtrohet edhe pyetja (ndoshta më kompleksja) se mos njeriu ia mbjellë vetes vuajtjen, duke qenë i ndërgjegjshëm ose jo për këtë tolerim, me një fjalë, ai e lejon depërtimin e saj ose e lufton, e ndjell ose e flakron ?
Shprehjet gjuhësore janë pasqyrë e vërtetë e shprehjes së ndjenjave njerëzore në të gjitha gjendjet e saja duke u nisur nga më banalet gjer në ata më të skajshmet. Në shumë gjuhë, përderisa tregohet ose përshkruhet një dhëmbje, anohet nga përdorimi i foljes kam kurse për të kallzuar gjendje shpirtërore, preferohet folja jam. Në shqip janë disa formulime « kohore » që dallojnë gjatë një paraqitje të gjendjes fizike dhe asaj shpirtërore. Thuhet « kam qenë i sëmurë », por shumë rrallë dëgjohet « kam qenë i vuajtur ». Shprehja më e shpeshtë është « kam vuajtur ». Enkas për vuajtjen qëndron edhe një dallim në kohën e tashme. Përderisa jemi gati të detyruar të themi « jam i sëmurë » për sëmundje të rendit fizik, për vuajtjen themi : « vuaj » pasiqë renditja « jam i vuajtur » merr krejt një dimension tjetër. Dallim thelbësor për të treguar një dhëmbje fizike nga ajo shpirtërore është edhe lokalizimi i gjendjes, kështu pra thuhet « më dhemb dora…, koka… », kurse për shpirtëroren shprehjet kanë kuptim total të qenies pasiqë nuk ka asnjë mundësi gjuhësore e logjike të thuhet « më vuan këmba » ose « më lumturon këmba » derisa për gjendje shpirtërore thuhet « shpirti me vuan nga… » si dhe « vuaj shpirtërisht » … Mandej shprehjet : « jetoj në tmerr », « jetoj në zi », janë dhimbje e përgjithshme që përjetohet si vuajtje në totalitetin e tyre psikofizik dhe andaj, kjo ka një peshë të veçantë në jetën e njeriut.
Vuajtja për dallim nga dhimbja ose pra nga sëmundjet e lokalizuara në trup, është një përjetim shpirtëror në qenien e njeriut. Ajo përbën dhe ndërton egon, është pra vet pjesë e personalitetit dhe përjetohet në brendi si UN e jo si diçka e ardhur të cilën e luftojmë pasiqë është duale me lumturinë e ska të bëjë me rastin e dhimbjeve trupore. Dhimbjen e përjetojmë por dhe është diçka e ardhur, e pësuar dhe kërkohet me ngulm shërimi për të jetuar në kënaqësi. Dihet se çdo gjë në palë nuk mund të flakrohet totalisht sepse dhimbja dhe kënaqsia nuk mund të ndahen plotësisht. Ata janë palë dhe i bartim tërë jetës si të tilla. Ndërron rasti me vuajtjen. Ajo është në palë kundërshtuese me lumturinë por që të dyja janë pjesë e egos dhe për të mbisunduar njëra ndaj tjetrës kërkohet një rregull dhe kuptim i drejt i jetës për të ju shmangur vuajtjeve të panevojshme dhe për t’u qëndruar e pranuar në mënyrë poashtu të drejtë vuajtjet nëpër të cilat kalon njeriu. Vuajtja pra është përjetim intim jetësor i individit dhe nisur nga kjo, duhet mësuar shtjellimi i përjetimeve të tilla shpirtërore dhe kështu zvogëlohet humnera dhe krijohet vend, të them pjellor, për lumturinë. Në rast të kundërt i lirohen krejtësisht jelat dhëmbjes së brendshme që kalon në ndjenjë e gjendje të përkeqësimit të vazhdueshëm.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi