Kush është në linjë
7 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 7 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

March 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month


Çfarë duhet të Sakrifikosh kur takon Dashurinë e Vërtetë?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Çfarë duhet të Sakrifikosh kur takon Dashurinë e Vërtetë?

Mesazh nga Dardania prej Sun Jun 07, 2015 7:40 pm



Të lini çdo gjë për një njeri është e gabuar, por bërja e disa sakrificave për ta bërë marrëdhënien e qëndrueshme është e paevitueshme. Më poshtë mund të gjeni cilat janë gjërat, nga të cilat duhet të jeni të gatshëm për të hequr dorë.
Për çfarë do të ishit gati të sakrifikonit për personin e jetës suaj? Është një pyetje e vështirë, për të cilën ndokush mund të përgjigjej “gjithçka” dhe ndonjë tjetër “asgjë”, por si gjithmonë e vërteta qëndron në mes. Të qenët të dashuruar është diçka e mrekullueshme, arritja e ndërgjegjes se më në fund keni gjetur atë të duhurin/duhurën është një ndjesi e pabesueshme: dhe nëse është e gabuar që të heqim dorë nga gjithçka për të, është po aq e vërtetë se nëse doni që raporti juaj të zgjasë me lumturi, është e nevojshme të sakrifikoni diçka.
Më përpara keni qenë individ dhe tani jeni një skuadër dhe ekzistenca e marrëdhënies në disa raste është më kryesore se çdo gjë tjetër vetjake.
Koha
Do të ketë ende kohë për mikeshat ose miqtë e për pasionet, por ajo do të jetë më e paktë, për të vetmin fakt se dita ka 24 orë dhe partneri juaj duhet të qëndrojë në vend të parë. Çdo herë duhet të vendosni se si të silleni mbi bazën e situatave, por do të ndodhë edhe që të zgjidhni mes personit tuaj të zemrës dhe shoqërisë.
Paratë
Më parë mund të harxhonit çdo qindarkë dhe çdo të ardhur për të kënaqur dëshirat tuaja të vogla e të mëdha. Por tashmë jeni çift. Edhe pse natyrisht nuk është e nevojshme që ta mbuloni me flori dashurinë tuaj, ka shpenzime të tjera të cilave duhet t’i bëni ballë, si dhurata për ditëlindje, përvjetorë, pushime dhe mbrëmje të kaluara së bashku.
Flirtet e “pafajshme”
Flirtimi është argëtues dhe madje mund të jetë një “ilaç” për vetëbesimin. Megjithatë, sapo të lidheni, të fejoheni etj., nëse vazhdoni të flirtoni ose të flisni me ish-ët tuaj, është qartazi mungesë respekti për partnerin/partneren tuaj.
Pavarësia
Një person duhet të jetë i lirë për të marrë vendime vetjake edhe kur është çift. Por kur vendimet u përkasin që të dyve, është e nevojshme që të konsultoheni me partnerin dhe të keni parasysh edhe mendimin e tij.
Privatësia
Një grindje të vogël në familje, problemet ekonomike, tensionet me miken/mikun tuaj më të mirë: natyrisht është e drejta juaj e plotë që ta mbani për vete një informacion. Por ai/ajo juaji/juaja mund të ndihet keq për faktin se i fshihni situata të rëndësishme të jetës suaj dhe mund ta marrë si mungesë besimi.
Liria
Dashuria e vërtetë si fundi i lirisë: një koncept banal dhe një mënyrë shumë sipërfaqësore për të përcaktuar këtë çështje, por në një farë kuptimi, të qenët dy, limiton po ashtu edhe sferën tonë të veprimeve. Kur ishit beqar mund të bënit çfarë të donit pa i thënë askujt, por tashmë për çdo veprim, duhet të mendoni jo vetëm për pasojat në përgjithësi, por edhe ato që bien mbi marrëdhënien në çift.
Egoizmi
Të qenit egoist në një raport çift, le të themi se gati-gati është një gjë e ndaluar, nëse dëshironi që marrëdhënia të funksionojë. Dhënia e gjithë dashurisë së mundshme, nuk është një gjë aspak e keqe, përkundrazi, ajo është dashuri e vërtetë!

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi