Kush është në linjë
5 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 5 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2017
MonTueWedThuFriSatSun
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

Calendar Calendar

Top posting users this month


Mbreti dhe Fshatari Plak

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Mbreti dhe Fshatari Plak

Mesazh nga Dardania prej Sat May 30, 2015 9:03 pm

Një herë mbreti Matia, ndërsa kishte dalë për të parë se si rronte populli i tij i varfër, takoi një fshatar plak. Mbreti kishte me vete tërë oborrin: të gjithë zotërinj të fuqishëm. Mbreti përshëndeti plakun:
-Nderim për ty, o plak!
-Nderim gruas sime.
-Sa lek fiton ?
-Gjashtë lek, madhëri.
-Sa vetë jeni ?
-Dy.
-Ç’i bën katër të tjerët ?
-I hedh poshtë.
Mbreti vazhdon ta pyesë :
-Dhe kur të bëhen tridhjetë e dy ?
-Tashmë janë vetëm dymbëdhjetë.
-Dhe cjapi mundet të përtypë?
-Patjetër, madhëri.
-Mirë, plak,- tha mbreti,- zoti të bekoftë. -Kuptimin e bisedës sonë nuk duhet t’ia tregosh askujt, përder sa të mos shohësh përsëri fytyrën time.
Dhe duke vazhduar të ecë u kthye drejt shpurës që e shoqëronte :
-Atëherë zotërinj, cili është në gjendje të më shpjegojë ç’bisedova me plakun, do t’i fal një tokë të madhe.
Zotërinjtë donin të zbulonin kuptimin, por të gjithë që provuan nuk mundën dot. Kështu që u kthyen te plaku dhe filluan ta pyesnin. Por ai u tha :
-A nuk dëgjuat që mbreti tha se nuk mund të them asgjë, deri sa të mos e shoh prapë?
Por ata këmbëngulën dhe, për ta bindur, i premtuan se do ta shpërblenin mirë.
-Mirë, -tha plaku,- më jepni dhjetë monedha të arta.
-Atëherë përse i the mbretit “nderim gruas sime?”.
-Sepse gruaja më lan teshat dhe teshat e lara tregojnë nderim.
-Vërtetë, -thanë zotërinjtë, -po përse i hedh poshtë lekët?
-Do t’jua them për dhjetë monedha ari.
Pasi i dhanë lekët, u përgjigj:- Sepse me dy rroj unë, katër ia jap tim biri, njësoj sikur t’i hedh poshtë.
-Dhe tridhjetë e dy, si ka mundësi të bëjnë dymbëdhjetë?
-Ua them për dhjetë monedha ari.
I dhanë dhjetë monedha të tjera.
-Sepse kur isha i ri kisha tridhjetë e dy dhëmbë, kurse tani vetëm dymbëdhjetë.
-Pa shiko, as që e kishim menduar,- thanë zotërinjtë.- Po atëherë, cjapi si ia bën që përtypet?
-Ua them për dhjetë monedha ari.
Pasi i mori edhe ato, tha:
-Në këtë mënyrë si po përtyp paratë tuaja.
U turpëruan zotërinjtë dhe të zemëruar i thanë plakut :
-Prit kur t’i themi mbretit që na i tregove të gjitha, pa e parë prapë atë!
-Si nuk e kam parë prapë? Ja ku është, në të gjitha këto monedha ari është fytyra e tij. Ai pikërisht për këtë nguli këmbë, të mos jua tregoja, deri sa të më paguanit mirë.
Atëherë zotërinjtë nuk dinin ç’të thoshnin më, e lanë plakun dhe shkuan të arrinin mbretin.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi