Kush është në linjë
8 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 8 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

October 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Anektoda....

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Anektoda....

Mesazh nga Dardania prej Mon May 18, 2015 1:48 pm

PO DËGJOJ ÇKA NUK KAM DËGJUAR, DHE PO SHOH ÇKA NUK KAM PARË

Një plak ishte ulur buzë rrugës dhe po shikonte kalimtarët e rastit që po kalonin aty pari. Dy burra të rinj, tek po kalonin aty pari e përshëndesin plakun dhe po ulën pak pranë tij. E  ndezën nga një duhan dhe njëri nga ta po e pyet plakun:
            -Mixhë, a je lodhur, a si po ia kalon?
            Plaku i mbetur vetëm po i shikon e nuk po iu përgjigjet fare!
            Tjetri, po i thotë, shokut të vet:
            -Po ti lëre he burrë, a nuk e sheh se e paskan lënë veshtë.
            Ai, prapë po i thotë:
            -Mixhë, a po dëgjon, a po sheh?…
            -Po, mor bijtë e mi – ua ktheu plaku:
      -Po dëgjoj çka nuk kam dëgjuar, dhe po shoh çka nuk kam parë, kurrë më parë në jetën time!....

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Anektoda....

Mesazh nga Dardania prej Mon May 18, 2015 1:53 pm

Mendja e Madhe

 Në një kuvend të burrave, hyri me pakë vonesë edhe Shaban Hoxha i Isniqit.  Ishte vonuar pak dhe, natyrisht, plakun e mençur e pret kuvendi.
            Mirëpo, një mendjemadh i Strellcit, me mustaqe të holla si bishti i miut, që ja kishte mbushur mendjen vetes se e ka vendin në kuvend të burrave, i hidhëruar pse kuvendi po e respektonte Shabanin, mezi priste që t’ia thoshte ndonjë fjalë.
            Shaban Hoxha u rahatue në kullë. Ia sollën edhe kafen.
            Njëri prej pleqve në kuvend tha:
–         Fol diçka Shaban Hoxha!
            Ende pa e çelur gojën Shabani, ai mendjemadhi ia priti:
–         Çka ka me fol Shaban plehu që vonohet në kuvend të burrave?
            Të gjithë u prekën. Ai plaku që i tha Shabanit më parë “fol diçka”, u zu ngushtë, por foli:
–         Mos u hidhëro lum Shabani, se është martue rishtas dhe e ka pak veten n’qejf?
–         Jo – tha Shabani Hoxha, -nuk hidhërohem. Plehut ia sheh hajrin dikush, se plehu e rrit bimën, e mendjes së madhe, pasha zotin, kush mbi dhe hajrin deri sot s’ia ka pa....

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Anektoda....

Mesazh nga Dardania prej Sat May 30, 2015 9:40 pm

NJË PITE TË KEQE PËR MYSAFIRIN E MIRË!
     Një natë dimri Ramadan Shabani shkon mysafir te Xhemajl Abria.
            Te dy pleqnar të njohur që i kishte Kosova.
            Të gëzuar për takimin, te dy pleqtë në kullë harrohen në bisedë.
            Dikur, nëna e Xhemajlit, që e dinte se në kullë është një mysafir i mirë, shkon dhe troket në derë.
   Del Xhemajli në der të kullës:
–         Hë nënë, ç’e mirë të solli këtu?
–         Më thanë se të ka ardhë një mysafirë i mirë bre loke?!
–         Po, bre nënë, pasha zotin, mysafirë më të mirë kjo kullë nuk pret!
–         Ani lokes, çka po ta do zemra të të gatuaj nana për darkë? I kemi, shyqyr zotit tana të mirat e, për mysafirin e mirë – diçka ma të mirë!
–         Gatuaja nënë një pite të keqe!
–         Qysh loke, pite të keqe për mysafirin e mirë?
–         Oj nënë, ruaje bulmetin për llaskuçë që vijë për bark, ata ta marrin për gojë konakun, se ky ka ardhur për llaf e muhabet – tybe e treqind tybe as mendja nuk i shkon se çka i qet në sofër!..

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Anektoda....

Mesazh nga Dardania prej Sat May 30, 2015 9:47 pm

SHQIPTARËT JANË SI SHQIPET

Në një ndejë në Mal të Zi, Mark Milnai i thotë Ali pashë Gucisë:

– Ju shqiptarët jini sikur dhitë e egra. A i ke parë dhitë e egra, njëra në atë rrëpirë, tjetra në rrëpirën përball thërasin e bërtasin se nuk u rrihet vetëm, por kur bëhën bashkë, të parën punë që bëjnë, godasin njëra-tjetrën në lule të ballit, veç në këmbë të prapme për të bërë belanë…

Ali pashë Gucia buzëqeshi e tha:

– E more Mark Milani, sa di unë, edhe ti prejardhjen e ke shqiptare, por pasi u bërë malazez “të koftë me sherr kombi i ri…” E për dhitë e egra, po them, e ke gabim!

– Pse e kam gabim?

– Sepse shqiptarët nuk janë sikur dhitë e egra, por janë shqiponja. I ke parë buburrecat? Ata janë të vegjël, qyqar, rrinë bashkë e punojnë bashkë se vetëm nuk ua mban dhe s’ia dalin dot. E shqiptarët sillen sikur shqiponjat. I ke parë shqiponjat në fluturim, i bien qiellit trup e tërthor e askënd se mbajnë afër vetes, sepse ato janë sundimtare të plota të qiellit e nuk ia kanë nevojën kujt për ndihmë.

– Hollë ke qitur Ali pashë Gucia!…

– Jo, s’thashë gjë të re, o Mark Milani! Shqiptarët prej shqipeve e kanë marrë emrin, e mjerë ata që s’kanë ndenjur me shqipe, po janë bërë bashkë me buburrecat!

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Anektoda....

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi