Kush është në linjë
4 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 4 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar

Top posting users this month


Njeriu që duron temperaturat nën zero nëpërmjet meditimit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Njeriu që duron temperaturat nën zero nëpërmjet meditimit

Mesazh nga Dardania prej Thu Jun 02, 2011 11:09 pm

Për shumicën e njerëzve, hipotermia fillon menjëherë pasi trupi ekspozohet në temperatura nën zero pa veshje të mjaftueshme dhe mund të shkaktojë shumë shpejt vdekjen sapo temperatura e trupit të bjerë nën 32 gradë Celsius.
Por jo për Wim Hof, i cili ka ndërmarrë veprime të shumta dhe ekstreme, duke zënë vend në librin e rekordeve Guines dhe duke fituar nofkën ‘njeriu i akullt’.
Këmbë-zbathur e me pantallona të shkurtra, Wim Hof vrapon në temperatura nën zero në dimrin e Finlandës. ‘Njeriu i akullt’ e përfundon vrapimin me një zhytje dy minutëshe në ujin e ngrirë të një liqeni.
52 vjeçari Hof e fitoi këtë emër nofkë pasi ndërmori veprime ekstreme si për shembull qëndroi në një rezervuar të ngrirë në Hong Kong për gati 2 orë; përshkroi me not një distancë sa gjysma e një fushe futbolli poshtë një shtrese akulli në Arktik dhe zuri vend në librin Guines të rekordeve pasi vrapoi këmbë-zbathur gjysmën e një maratone në Finlandë në temperatura nën zero.
Në vitin 2007, ai u përpoq të ngjitej në malin Everest vetëm me sandale dhe pantallona të shkurtra, por nuk duroi dot dhe në lartësinë 7,400 metra u kthye. Ai donte të provonte kufijtë e mundësisë njerëzore, por jo të vdiste në këtë përpjekje. Në vitin 2009, në të njëjtën mënyrë ai u ngjit në malin Kilimanxharo.
Wim Hof thotë se mund të durojë temperatura të ulëta sepse ai ka mësuar të aktivizojë pjesë të trurit, që nuk kontrollohen nga shumica e njerëzve, madje mund të aktivizojë atë që ai e quan “termostat të brendshëm”.
“Nuk kam pasur kurrë ndonjë instruktor dhe as nuk kam marrë mësime. Kam mësuar thjesht nga natyra e egër. Kur gaboj më duhet të përballem me pasojat dhe kur veproj si duhej mësoj që të bëj edhe më shumë. Gjithnjë i kam bërë sfidë trupit tim në kushte të ashpra atmosferike në mënyrë që të përballoj kushte ekstreme, si për shembull temperatura tepër të ulëta. Kam mësuar si ta përshtat trupin në kushte të tilla dhe të gjej si të thuash një metodë që funksionon për mua”.
Tani metodat e tij medituese duan t’i mësojnë nxënës në gjithë botën. Në një ditë pranvere në Rotterdam të Holandës, një grup sportistësh dëgjojnë me vëmendje, ndërsa Wim Hof i përgatit ata për një provë:
“Teknikisht ju jeni plotësisht gati, jeni stërvitur, megjithatë ekziston një ndryshim i madh se si ju ndjeheni dhe çfarë ju pret në ujë, sepse nuk ekziston asgjë e përbashkët”.
Por nxënësit e njeriut të akullt duken të shqetësuar, ndërsa ai hedh qese me akull në rezervuarin e ujit, ku pas pak ata do të zhyten. Në bazë të udhëzimeve të Njeriut të Akullt, atletët do të qëndrojnë në ujë për disa minuta duke praktikuar metodat e meditimit. Ja si u shpreh pas daljes nga uji i akullt, Edith Bosh fituese e medaljes së e agjendë në lojërat olimpike të vitit 2004 dhe e medaljes së broncit më 2008-tën:
“Është diçka e çuditshme: Mënyra se si na mësoi të marrin frymë dhe se si reagon trupi. Mendoj se kjo përpjekje për mua është domethënëse sepse mund të më ndihmoj të arrij rezultate më të mira në gara olimpike”.
Wim Hof i përshkruan veprimet e tij si një bisedë të brendshme, në të cilën truri dhe trupi i dërgojnë sinjale njeri tjetrit.
Në një demonstrim të dokumentuar fare mirë në vitin 2008, ai qëndroi për 71 minuta në një rezervuar të mbyllur prej xhami i mbushur me akull në një rrugë të qytetit të New Yorkut. Në atë kohë ky ishte rekord. Mjekët që ndiqnin shenjat e jetës thanë se temperatura e trupit të tij ra gradualisht në 34.2 Celsius, ndërsa rrahjet e zemrës u shtuan gradualisht në 120. Ishte njësoj sikur ai po vraponte pa lëvizur.
Gjatë qëndrimit në rezervuarin e ngrirë në Hong Kong për gati 2 orë, Wim Hof tha se e përqendroi dërgimin e ngrohtësisë përmes sistemit nervor në pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore, kur ndjeu ftohje dhe dhimbje.
Një analizë e re mjekësore tregon se Hof mund të jetë në gjendje të ushtrojë një farë ndikimi tek funksione të trupit, që konsiderohen të pambrojtura.
Profesor Peter Pickkers studioi analizat pasi Njeriut të Akullt iu dha një dozë endotoxin, një lloj bakteria, e cila megjithëse nuk është e dëmshme, mund t’i dërgojë sinjale trupit që të mendojë se po sulmohet. Tek shumica e njerëzve kjo bakterie mund të shkaktojë dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe temperaturë, simptoma që zhduken pas disa orësh pa pasoja, por Wim Hof pati vetëm dhimbje të lehtë koke. Doktor Pickkers thotë se ky ishte rezultat i nivelit të lartë të kortizonit, “hormoni i stresit” që ndikon tek sistemi imunitar.
Me sa duket Wim Hof është i aftë të ndikojë në një sistem që gjerësisht mendohet se kontrollohet automatikisht.
Njeriu i Akullt thotë se me kalimin e viteve ai dëshiron të shmangë provat me trupin e tij dhe të mësojë të tjerët. Megjithatë, ai do të bëjë edhe një provë tjetër, këtë herë duke e përshtatur “termostatin e tij të brendshëm” në të kundërtën. Ai ka në plan të bëjë një maratonë në shkretëtirë, pa pirë ujë.
Profesor Pickkers e ka paralajmëruar Wim Hofin të mos eksperimentojë me trupin e tij. Por as qëndrimi për dy minuta në një liqen të akullt në Finlandë nuk ishte diçka e këshillueshme.

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi