Kush është në linjë
4 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 4 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

January 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Vëllezërit Esat dhe Murat Lamallari

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Vëllezërit Esat dhe Murat Lamallari

Mesazh nga Dardania prej Sat May 16, 2015 10:36 pm

Vëllezërit Esat dhe Murat Lamallari kanë lindur në fshatin Mjak, komuna e Vitisë. Esati i bie ciftelisë dhe Murati sharkisë. Të dy vëllezërit kanë qenë pranë këtyre veglave te njohura muzikore qysh në moshë të re. Murati dhe Esati inspirimin e parë e kanë marrun nga odat e dasmave shqiptare të fshatit dhe rrethinës së Karadakut dhe kanë ndjekur me përkushtim të madh lidhjet e parisë së fshatit me rapsodët tjerë të vjetër anembanë Kosovës. Këngët e para kreshnike në fshatin Mjak janë kënduar pa vegla instrumentale. Me vonë me fyell, kavalle, lahutë, cifteli dhe sharki. Në Karadakë dhe në rrafshin e Moravës Mjaku i ka pasur valltarët më të mire dhe tepër me zë. Vallëtarët më të njohur ne rrethin e Karadakut kanë qenë vëllezerit Hebib dhe Ramiz Mjaku. Kurse Haki Mjaku ka qenë këngëtari më i mire në këndim pa vegla instrumentale. Me cifteli dhe sharki, që gjenratat e vjetra, por edhe Esati dhe Murati, edhe pse në moshë shumë të re, mbajn mend Qerim dhe Jusuf Mjakun. Kurse gjyshi i tyre Tush Mjaku ka qenë njohës i mire i kavallit. 

Kjo është një histori e shkurtër prej ku vjen inspirim edhe i vëllezërve Esat dhe Murat Lamallari. Këtë hov të historisë të zhvillimit të folklorit në fshat e ndalin shpernguljet e Mjakut që filluan në fund të viteve të 50-ta. Në fillim shkas i shpërnguljeve ishte politika e Rankoviqit dhe më vonë ishin shkaqet ekonomike që fshatin filluan ta braktisin banorët e tij duke u përqendruar në rrafshin e Moravës dhe në kryeqendrën e Vilajetit të dikurshëm të Kosovës, Shkupit dhe një pjesë tjetër në Perëndim. 

Kështu edhe prindi i Esatit dhe Muratit, Nazif Mjaku detyrohet në fund të viteve të 70-ta të shpërngulet për një jetë më të mire në Shkup. Kjo shpërngulje sikur vëllezerve Esat dhe Murat Lamallari ua shton zellin që të jenë edhe më tepër pranë tingujve të telave të ciftelise dhe sharkise. Edhe pse në moshë të re, ftesat e dasmave shqiptare për Esatin dhe Muratin kanë qenë rruga e parë e karrierësë së tyre për një karrierë më profesionale në këtë drejtim. Për këtë hap ka ndikuar edhe kusheriri i tyre Fadil Lamallari, një veprimtar i palodhshmëm i kulturës shqiptare dhe kontribues i madh i Shoqërisë Kulturore Artistike EMIN DURAKU të Shkupit.

Vëllezërit Esat dhe Murat Lamallari prej vitit 1981 deri në vitin 1995 kanë aderuar në shoqërinë Emin Duraku, ku kanë marr pjesë në shumë xhirime si në RTK, në Televizionin e Shkupit, programi ne gjuhën shqipe dhe shumë tjera. Kurse prej vitit 1995 janë anëtarë të rregulltë të shoqërisë artistike IBE PALIKUQJA, ku ende edhe sot vazhdojnë te ruajnë si anëtarë traditën e folklorit dhe melosit të Karadakut të Shkupit. Janë pjesmarrës në shumë festivale te ndryshëm që organizohen në shqiptari dhe diasporë. Kanë kënduar disa here në festivalin e Gjirokastrës dhe kanë marr cmim si rapsodë më të mire për krahinën e Karadkut të Shkupit. Në vitin 2002 gjithashtu jane paraqitur më këngët e tyre në Drenas të Kosovës. Pjesmarrja e tyre e fundit ka qenë me 11 nëntor në Peshkopi ku kanë marr cmimin si rapsodë më të mire të këtij festivali.

Këngët e tyre më të reja janë këngët e dëshmorëve të luftës se vitit 2001. Kënga e Ali Mahmutit, kënga Fundi i Dimrit 2001, etj. 

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi