Kush është në linjë
5 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 5 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

August 2017
MonTueWedThuFriSatSun
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031   

Calendar Calendar

Top posting users this month


Fazli Morina

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Fazli Morina

Mesazh nga Dardania prej Sat May 16, 2015 10:24 pm

Fazli Morina ka lindur më 1958 në fshatin Hade. Qysh i ri filloi të mirrej me këngën, pasi që ne e kemi traditë familjare, e trashëguam nga të parët tanë ndër vite. Fazliu këngën e  filloi në moshën rinore ku hapat e parë i mësoi nga axha [url=http://rapsodet.com/Vellezrit Morina/Aziz e Rizah Morina.htm]Aziz Morina[/url], pastaj me vëllaun Dalipin - instrumentalist i pazëvendësueshëm në ato kohëra, Dalipi u detyrua të ikte në Shqipëri, sepse ishte i ndjekur nga regjimi komunist i kohës. Atje vazhdon këngën në Grupin e [url=http://rapsodet.com/Ndue Shyti/Ndue Shyti.htm]Ndue Shytit[/url]  dhe Sykë Paplekës.
Fazliu vazhdon këngën me këngëtarë të ndryshëm siç janë Jetullah Durmishi nga Mazgiti ku këndoi një kohë të gjatë me të. Pastaj me Xhevdet Shalën nga fshati Hade edhe ky këngëtarë me fam. Me Xhevdetin këndoj për një kohë të gjatë derisa në anën tjetër përgadiste Grupin e tij. Aty kah vitet 1987-88 vendosi të ndërpres këngën dhe të vazhdoj me përgatitjen time dhe të vëllezërve Florimit dhe Nexhmiut i cili jeton në Zvicër.Punoi dhe arriti që të nxjerr nga ne atë dëshironte. Që nga vitet 1987-88 e deri më sot kemi kënduar së bashku po edhe sot ende kultivojmë folklorin burimor kosovar. Grupi i quajtur Vëllezërit Morina vazhdoi këngën deri në ditët para luftës. Së bashku në grup kishim edhe nipin Xhemajl Kelmendin - violinist i njohur. Po edhe Qamil Bujupi me harmonikë. Tash jetoj në Kanada ku edhe këtu vazhdojmë të kultivojmë këngën shqipe. Kemi marrë pjesë në shumë ahengje të huaja ku edhe kemi prezentuar traditën muzikore shqiptare, edhe në Televizionin kanadez, siç është CBC  me një program prej 30 minutash. Po thuajse tërë familja merren me këngën ku ende do të vazhdojmë.
Ne si vëllezër posedojmë një arkiv të madh të këngëve nga rapsod të ndryshëm. Në thesarin tonë kemi 322 shirita (sudiokaseta) dhe 154 video.
Ishin këto të dhëna në pika të shkurtëra. Të përshëndes me respekt, Naip Morina.
Përgaditi: NAIP MORINA, tetor 2006

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi