Kush është në linjë
3 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 3 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

January 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Tahir Drenica

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Tahir Drenica

Mesazh nga Dardania prej Sat May 16, 2015 10:18 pm

Autobiografi janar 2006
I lindur me 21.06.1921.
Jemi kan ni familje e madhe 48 antarësh.Unë qysh se i vogël kam shkue me bagëti, sikur edhe shumë moshatarë të mi.I kam ra fyellit, nrrojsave, meshnicave, knojsha si i vogël me bagëti.
Në atë kohë bëjshin dasma e fjala të nuseve e vishin në kullën tonë, bëjshin dajre këngëtarët e vjetër, kurse unë i ngojsha dhe i mësojsha këngët menjëherë. I mbaj mend këngëtarët e vjetër: Cuf Kadishani prej Tërsteniku, Halim Beqa prej Gllanaselle, Murat Pajaziti nga Gllogovci. Kam mësue shumë këngë të vjetra prej tyne. Mas ni kohe kam këndue me një djalë të migjes pa vegla kur vishin musafiret në oda. Më vonë e morra një sharki edhe u mësova me i ra . E këndojsha me ni Beqir Prelezin, ai i raike çiftelisë shumë mirë. Tani jam bashkue me Halil Cërvadikun, babai i Shaqir Cërvadikut, Halili ka qenë këngetar më i vjetër se unë, ai ka kendue me vëlla edhe me babë të vet një kohë të gjatë. Tani u bashkue me mue edhe kemi kendue shtatë vite bashkë. Afër ,diku në vitet  57-tës. Mas tina jam bashku me Hashim Shalen kish pas dit nga pak me këndue tani e mësova edhe e aftësova. Edhe kemi këndue bashkë në Radio stacion të Prishtinës, edhe në television. Mas ni kohe u bashkangjit Qamili i Vogël me ne. I bejshum disa ushtrime në oden time, jemi shkue ne Zagreb në JugoTon edhe kemi inqizue pllaka të gramafonit. Mas ni kohe jemi njoftue me ni daneze Birthe Traerup e kish pas studjue folklorin botror ajo u njoftue me neve edhe marrke këngë historike edhe e bejshim një libër në 5 gjuhë me len në Institutin Albanologjik të Evropës.
Nje kem da me Hashimin e jam bashkue me Osman Gllareven e me Qazim Berishen.Qazim Berisha ka qen i njoftur për muzikë sidomos për instrumente, i ka ra mirë violins. E na ka marrë ajo danezja në vitin 1966 e na ka que ne Kopen Hagen e i kemi dhanë 22 koncerte nëpër Danimark. Edhe ka qen një festival në Danimark, moren pjesë 17 shtete edhe na morem pjesë në at festival edhe na e dhan vendin e parë si solistat më të mirë edhe shkruen gazetat ne faqet e para edhe Danezja thojke se jam shum e lumtur qe e dhat ket emission edhe u murret vendin e par dhe po shkruajn gazetat per ju kaq bukur.
Mas ni kohe kemi marr pjes ne Bruksel-Belgjik kur e kan marue permendoren e Skënderbeut emigracioni shqiptar në 78-79, nuk më kujtohet sakt. Kemi marrë pjesë unë, Osman Gllareva, Qazim Berisha , Qamili i Vogël, Mani, Maroshi dhe Augustini. Kemi kalue shumë bukur 17 ditë kemi nejt në Bruksel.
Pastaj jemi Bashkue prapë me Hashim Shalen e kemi shkue prapë në Danimark në vitin 1981 me Hashimin e me Qazim Berishën. Bitja na percilke edhe i kemi dhan disa koncerte, edhe kemi këndue në radio stacion te Kopenhagenit edhe ka qen emision i hapur edhe në tae kohë ka pas puntor ton shqiptar duke punue ne Danimark edhe u thijke danezja atyre shqiptarve thuni sikur nëpër oda të Kosoves: “Hajt burra ju lumt goja”. E na kan ndëgjue mbar Danmarka, Suedia, Gjermonia se u kan emisionin e hapur në telvizion.
Pastaj kemi marr pjesë me Hashim Shalen nëpër klube të shqiptarve që jan ba nëpër Gjermoni e në Zvicërr. Në Austri ne kemi mar pjesë nëpër të gjitha këto klube.
Me Hashimin kemi shkue mas pari ne Amerikë kujtoj ne vitin 1979, kemi nejt afër dy muaj, kemi këndue dasmave të shqiptarve atje kemi dhan koncerte. Katër herë kam qen në Amerikë, dy herë me Hashim Shalen, dy Her me ni Shaban Baksin, edhe ai ka qen këngëtar.
Në Kosovë kam këndue më këngetaret e njoftun që kan qen Sali Bajrami, Ferizi, me Rizah Bllacen, me Sef Mleqanin këta jan kan këngetar të vjetër. Mas ni kohe u bën edhe këngetar të ri. Kam këndue me Durmish Kadishanin, me Demir Krasniqin, me Bajrush Doden, me Augustinin. Edhe ken dal orkestra popullore Hajdar Dushi kemi dhan koncerte së bashku me ta nëpër Kosovë edhe u kan Asambli i Rugovës edhe kan qen do këngëtare të reja: Shahine Baderjolli, Sheqrie Spahia, Nazmie Hoxha.
E une kam marr pjesë me te gjithë këta këngetar edhe kam këndue në popull prej 1948 nëpër dasma e nëpër koncerte. Kemi marr dhurata e mirënjohje shumë herë nëpër koncerte. Edhe këngët i thuri vet me tekst me melodi e me muzikë. I kam shkrue afër 70 këngë të herojve të Kosovës e të Maqedonisë dhe nuk i shkruej askund krejt, i mbaj në mend e i kendoj menjeherë. E tash hala po kendoj me Hashim Shalen edhe pse i kalova 80 vjet.
 
Ki shum të fala prej meje edhe kur te vish në pushim merre ni kamer të mirë dhe ta mbushi një kaset me këngë që si ke ndegjue kurrë.
Tahir Drenica.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi