Kush është në linjë
8 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 8 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

August 2017
MonTueWedThuFriSatSun
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031   

Calendar Calendar

Top posting users this month


Halil Cërvadiku

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Halil Cërvadiku

Mesazh nga Dardania prej Sat May 16, 2015 10:03 pm

1920-1989
Halil Cërvadiku u lind me 1920 në fshatin Poklek i vjetër komuna e Drenasit (ish –Gllogovcit). Kangën e trashëgoi nga babai i tij Ramë Cërvadiku. Në moshen 4 vjeçare Halilit i vdiq nana dhe baba i tij. Rama e merrte pas veti në dasma e gazmende, dhe që atëherë filloi ta dojë dhe të mësoj hapat e parë ne kultivimin e  kangës shqipe. Në moshen nëntë vjeçare filloi të shkoj nëpër dasma me babën e tij.
Kanga ishte traditë familjare, përpos babës Ramës këndonin edhe vëllëzrit tij: Rexha dhe Jahiri ( që më vonë e la kangën për tu angazhuar në punët e fushës) dhe me vonë Hyseni me të cilin kënduan mbi 30 vite.Përpos që këndonin nëpër dasma e gazmende këndonin edhe sa herë që kishte mysafirë në odën e tyre e cila ishte rrallë pa mysafirë.
Pasi babai i tij Rama e la kangën Halili këndoi disa vjet me vëllaun Rexhen .Ishin duet i veçantë dhe i këndonin shpesh edhe kangët e stilit « malsorçe ». Pasi vdekjes se vëllaut Rexhes nji kohë këndonin me djalin e axhës së tij Brahimin i cili per shkak te punësimit infermier në shtepinë shendetit e la kangën. Pastaj për afro  8 vite këndoi  me rapsodin e njohur Selman Balaj nëpër dasma e gazmende në anë te ndryshme të Kosovës.Selman Balaj përpos që ishte këngëtar shumë i mirë ishte edhe humorist i madh dhe si duet ishin shumë te mirëpritur  kudo. Pastaj për afer 10 vite Halili këndoi me rapsodin Tahir Drenica. Me Tahirin ishin nji duet shumë i fortë dhe te dytë shquheshin për zërin e fortë dhe ambitus të lartë që ju mundesonin te këndonin kangët që kërkonin mjeshtri dhe za të fortë qofshin ato epike edhe ato « arshikie » (kangë me motive dashnie) .
Më vonë edhe vëllau i Halilit Hyseni filloi te këndonte dhe me kërkesën e babës Ramës, Halili vazhdoi të këndoj me vëllaun e tij Hysenin me të cilin ishin bashkë mbi 30 vite. Poashtu edhe Hyseni kishte nji za të fortë dhe ambitus të lartë dhe u bënë nji duet i shumë i mirë dhe i kërkuar. Kënduen në të gjitha anët e Kosovës dhe në viset ku jetonin shqiptarët. Repertoari i tyre ishte i pasur këndonin kangë nga epika jonë e pasur për historinë dhe trimërinë shqiptare ndër shekuj e trimat që luftuan për atdhe. Në repertoarin e tyre kishte edhe shumë kangë lirike(arshikie) si dhe elegji e  kangë kyrbeti.
Me Hysenin kishin edhe disa kangë te inçizuara ne Radio-Prishtinë. Përpos qe kultivonte kangët e  folklorit tonë të pasur Halili njihej edhe si autor i disa kangëve. Ndër to ishte kanga « Jalla mor bylbyl »  si dhe « Lulëzoj fusha, lulëzoj mali » tekstin e së ciles Halilit ja kishte sjellur nji bashkfshatar i tij Hysen Gorani që kishte njxerrë nga nji libër, ndërsa melodinë ja kishte dhane Halili dhe e pat inqizuar në Radio-Prishtinë së bashku me kangë tjera ne duet me vëllaun Hysenin. Këtë kangë « Lulëzoj Fusha » me vonë ne radio e inqizuen dhe e kënduen në mënyrë të shkëlqyeshme legjendat e folklorit  të mëdhenjët Salih  e Feriz Krasniqi.
Me Halilin dhe Hysenin nji kohë ishte edhe Tahir Rrukiqi nga Verbovci i cili përcillte me violinë dhe këndonte. Halili me Hysenin ishin pjesëmarrës shumë herë ne Revisten e folklorit burimor. Në vitet e tetëdhjeta etnomuzikologu Bahtir Sheholli për institutin albanologjik pat inçizuar (regjstruar) nji videokasetë afro tre orë nga repertoari i Halilit dhe Hysenit.
Me Hysenin kënduen deri ne mesin e viteve te tetëdhjeta. Ndërsa edhe përkunder pleqërisë zerin e kishte të fortë derisa e mundi sëmundja. Vdiq në vitin 1989 duke lanë pasë nji pasuri per folklorin dhe brezat e ardhshëm. Kangën prej tij e e trashegoi edhe djali i tij Shaqiri.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi