Kush është në linjë
10 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 10 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

October 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Masonëria dhe Shqiptarët

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Masonëria dhe Shqiptarët

Mesazh nga Dardania prej Fri May 08, 2015 11:26 pm

Masonëria e Lirë, e përhapur në gjithë botën ka pasur ndikim të madh në historinë e njerëzimit. Fillimi i shekullit 21, e ka gjetur Masonërinë në qendër të vëmendjes së mediave dhe gazetarëve në përpjekje për të zbardhur diçka nga organizata më sekrete e planetit. Duke qenë se pjesë e Masonerisë kanë qenë shumë figura të shquara të politikës, artit, muzikës, sportit, biznesit, etj. organizata është bërë pjesë e akuzave të shkrimtarëve të ndryshëm se ajo ka si qëllim krijimin e Rendit të Ri Botëror. Për gjatë shekujve Masoneria ka pasur si armik kryesor të sajin, Kishën Katolike të Vatikanit, e cila ua ka ndaluar besimtarëve të saj hyrjen në këtë organizatë.

Masonëria në Trevat Shqiptare


Historia e Hershme





Fillimet e Masonërisë në trevat shqiptare mendohet të jenë andej nga vitet 1830'. Mendohet gjerësisht se Masonëria ka ndikuar në mënyrë të pashlyeshme në Rilindjen Kombëtare Shqiptare, dhe në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Idetë iluministe të rilindasve shihen si ndikim i frymës masonike në inteligjencën shqiptare të kohës. Gjatë viteve të sundimit të Ahmet Zogut, masonët patën liri veprimi dhe madje mendohet se ata ishin të përfshirë në disa prej atentateve të bëra ndaj Zogut. Nuk ka të dhëna të sakta, por mendohet se Durrësi, Shkodra dhe Korça kishin lozha masonike gjatë viteve 30'. Gjatë periudhës së komunizmit masonët u shpallën të paligjshëm dhe u luftuan ashtu siç u luftuan edhe besimet fetare.


Historia Post-Komuniste





Me ardhjen e demokracisë Masonëria u ringjall, pa arritur të krijonte një lozhë. Në vitin 2005 u krijua në Tiranë me vendim të Këshillit të Lartë Masonik për Anglinë dhe Uellsin, dhe Këshillit të Lartë Masonik Botëror "e para Lozhë Masonike në vend, Lozha e Masonërisë së Lashtë, me emrin Lozha Akacia Nr.25, Shqipëri Nr.1". Gjithsesi krijimi i kësaj lozhe është mohuar nga Maksim Zotaj (mason shqiptar), nga Jean Michel Quillardet dhe Lui Lopez. Në vitin 2007, në Shqipëri erdhi Mjeshtri i Madh i Grand Orientit të Francës, Jean Michel Quillardet i cili u takua me Kryeministrin Berisha dhe Presidentin Topi. Më vonë Lui Lopez, një mason francez i vetëdeklaruar, tha se në Shqipëri e para lozhë masonike, ishte ajo e krijuar nga Grand Orienti i Francës. (duke marrë parasysh se Orienti i Madh dhe Masonët anglofonë nuk kanë marrëdhënie mes tyre, ndoshta Orienti i Madh, quan të parën lozhë shqiptare, Lozhën e saj. Gjithsesi mbetet i habitshëm, reagimi i Maksim Zotajt, mason i New Yorkut, që thotë se në Shqipëri nuk ka Lozhë Masonike). Maksim Zotaj, i pari mason shqiptar i vetëdeklaruar erdhi në Shqipëri, në vitin 2007, dhe në vitin 2009 krijoi shoqatën "Miqtë e Masonëve". Në 3 vitet e fundit, shtëpitë botuese shqiptare kanë botuar një sërë librash mbi masonët dhe akuzat ndaj tyre, duke e bërë këtë organizatë gjerësisht të njohur. Në Kosovë, vëllazëria filloi të njihej pas vitit 1999. Mendohet se aty ka dy lozha, por nuk ekzistojnë fakte të sakta. Në Pejë në vitin 2005 u krijua Shoqata Rotari, me udhëheqës Neshad Asllanin. Ndonëse nuk ka lidhje me masonërinë, shkrimtari Saad Gashi deklaron se në fakt ajo është një lozhë masonike.



Opozita Anti-Masonike Shqiptare


Në trevat shqiptare, masonët nuk gëzojnë mbështetjen as të fesë dhe as të popullsisë së gjerë. Shkrimtari më aktiv anti-mason është Kastriot Myftaraj, i cili në gazetën e tij "Sot" nuk ngurron të akuzojë figura të njohura të politikës shqiptare si masonë dhe si neo-çifutë. Nga 3 besimet fetare shqiptare, Islami mbetet më anti-masoni. Elementë me bindje të thella islame, në rrjetet sociale Facebook, Twitter, apo MySpace shkruajnë vazhdimisht për komplotin çifuto-mason ndaj shqiptarëve dhe myslimanëve. Dukshëm, elementët islamikë tentojnë të krijojnë një imazh të keq të çifutëve (Izraeli vazhdon luftën në Palestinë duke vrarë myslimanët) në Shqipëri kur dihet ndihma e shqiptarëve ndaj hebrenjve gjatë Luftës II Botërore. Në Kosovë opozita anti-masonike mbetet shumë e fuqishme. Anti-masonët e Kosovës deklarojnë se Masonëria kontrollon gjithçka duke filluar nga politika, biznesi deri tek kultura dhe muzika. Në Shqipëri nuk mungojnë zërat se televizioni më i madh i vendit Top Channel është mason. Gjithashtu anti-masonët janë përqëndruar edhe tek simbolika e institucioneve shqiptare, për të deklaruar sundimin mason dhe atë të Illuminatit.



Masonët Shqiptarë



Lista në vijim është përpiluar me emra nga interneti, kryesisht të forumeve të ndryshme, dhe faqeve islame anti-masonike. Nuk mund tu sigurojmë për saktësinë e listës së mëposhtme, pradaj mos i merrni për të vërteta.


  • Maksim Zotaj-i vetëdeklaruar, Lozha Blu, New York

  • Neshad Asllani-sipas Saad Gashit

  • Gjergj Kastrioti Skënderbeu-i hamendësuar nga njerëz të ndryshëm si pjesëtar i Illuminatit

  • Aqif Pashë Elbasani (Biçakçiu), kryetar i Kongresit të Lushnjes, i ndriçuar nga lozhat e mistereve të Selanikut, Kajros e Damaskut

  • Jeronim De Rada-sipas deklaratave të Maksim Zotajt

  • Abdyl Frashëri-sipas deklaratave të Maksim Zotajt

  • Sami Frashëri-sipas deklaratave të Maksim Zotajt

  • Naim Frashëri-sipas deklaratave të Maksim Zotajt

  • Petro Nini Luarasi-sipas deklaratave të Maksim Zotajt

  • Hoxha Tahsim-sipas deklaratave të Maksim Zotajt

  • Vaso Pasha-sipas deklaratave të Maksim Zotajt

  • Mit'hat Frashëri-sipas deklaratave të Maksim Zotajt

  • Mehmet Ali Pasha-sipas deklaratave të Maksim Zotajt

  • Lasgush Poradeci-sipas deklaratave të Maksim Zotajt

  • Ismail Qemali-sipas deklaratave të Maksim Zotajt

  • Nuredin Bej Vlora-sipas deklaratave të Maksim Zotajt

  • Nikolla Paço-sipas deklaratave të Maksim Zotajt

  • Faik Konica-sipas deklaratave të Maksim Zotajt

  • Enver Hoxha-sipas Kastriot Myftarajt

  • Veton Surroi-sipas Saad Gashit

  • Edi Rama-sipas Fatos Nanos dhe Kastriot Myftarajt

  • Erion Veliaj-sipas Kastriot Myftarajt

  • Sali Berisha-sipas hamendësimeve të ndryshme

  • Adelina Ismaili-sipas hamendësimeve të ndryshme

  • Ibrahim Rugova-sipas hamendësimeve të ndryshme

  • Hashim Thaçi-sipas hamendësimeve të ndryshme

  • Fatmir Sejdiu-sipas hamendësimeve të ndryshme

  • Albin Kurti-sipas hamendësimeve të ndryshme


_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi