Kush është në linjë
7 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 7 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

October 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Ajri Begu - Çiftelia

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ajri Begu - Çiftelia

Mesazh nga Dardania prej Fri May 08, 2015 7:54 am

Marrë nga libri "Djepi i lashtë" - tregime, botuar nga Shtëpia botuese "naim Frashëri", Tiranë, 1981
Ende kam parasysh varrimin e të birit, jo se s'janë bërë mirë tre muaj, jo edhe për gjithë xhematë që kishte ardhur atë ditë (kishin ardhur nga ta merr e s'ta merr mendja, por për qëndrimin e tij burrëror, se nuk u ligështua asnjë çast, por mbante koken lart dhe sikur thoshte:
 
- Ju paça, vëllezër! Qofshi me jetë të gjatë! Si shihni, unë jam vetëm, ju kam ju dhe fëmijët tuaj janë edhe të mitë!
 
Në vend që të qante vetë për të birin, me këtë qëndrim na shtyu të qajmë ne për të.
- Sadakë, mos i paça! Mos dhashtë zoti të më vdesë mua djali i vetëm, se...- fshin lotët njëri prej qytetarëve.- nuk e di a mund të qëndroj në këmbë.
 
- Vërtet, qenka i fortë! Unë jam nga një anë tjetër dhe deri sot nuk e kam njohur. Baba më dërgoi, se ai ishte pa qejf.
 
Hallall të qoftë gjithë ajo rrugë! - thotë një tjetër.
 
Atë ditë, një gjilpërë s'kishte ku të hidhje në varressa. Të gjithë e njihnin, të gjithë donin ta nderonin, ta lehtësonin, bile edhe ata që vetëm kishin dëgjuar për të, katundarë e qytetarë dhe sa e sa krahinave të tjera.
 
Pastaj u tërhoq në shtëpi. Rrallë dilte në qytet. Nuk ishte më me shokë si përpara. Ndiente që nuk ishte ai ipari, gazmori, prandaj nuk donte t'ua prishte ahengjet me dhimbën që kishte. Edhe ata nuk donin ta shqetësonin, prandaj nuk e thërrisnin në ndeja, por i shkonin  në shtëpi, pinin nga një kafe dhe dilnin shpejt. S'mund të rrinin më gjatë, u vinte keq, rëndë. Ai kënaqej kur shhte si gjallonin të tjerët, kënaqej me gëzimet e tyre, por... vetë nuk ishte më i atyre gëzimeve...
 
Dita po afrohet.
 
Sa më tepër afrohet kjo ditë, aq më tepër hyn frika tek unë. Vërtet çdo gjë shkon mirë, të gjitha i nënshtrohen madhështisë së kësaj dite. Qytetarët, me harenë dhe sakrifilcat e tyre,  janë gati që këtë ditë ta bëjnë edhe më madhështore, por unë... dyshoj. Nuk besoj të kemi sukses. Njerëz kemi, mjaft bile. Ky vend gjithnjë ka pasur njerëz për këtë të keqe, par, pa të, nuk di sa do të kemi sukses. Ai është kryesori, duhet t'i japë ngjyrën ritmin programit tonë. Nëse nuk vjen kot do t'i zhgënjejmë qytetarët. Të gjithë janë mësuar me çiftelinë e tij, e cila ua ka mësuar vrimat nga hyn në damarët e gjakut, prej nga zgjohet gjithë ajo fuqi e fshehur e asaj mase të qetë, zgjohet një këngë e harruar moti, këngë e tyre, ndërsa e huaja mbytet dhe s'di ta gjejë rrugën e saj nga nyjat e shtrënguara, por, sa herë dëgjohet çiftelia, nyjat zgjidhen, kënga gjëmon, turma këndon bashkë me të. Dhe ajo ka ditur gjithnjë të bjerë, ta këndojë këtë këngë edhe kur ka ditur të bëhej e huaj, e largët, e harruar...  Ai gjithnjë i ka rënë asaj. Këtë rrugë e ka gjetur, Kënga është më e fortë se gjithçka u ka thënë qytetarëve që, në fillim, nuk e kanë besuar, por shpejt janë bindur, kur kanë dëgjuar tingujt e telave, tingujt e tyre, tingujt e gjakut. Dhe unë, sa kam friikë që programi s'do të ketë sukses,aq më vjen keq për çiftelinë e tij, për atë që i dha udhë kësaj kënge, që sot do të këndohet pa i ndalur nyjat. Ai s'do të gjendet para qytetarëve, çiitelia s'do të dëgjohet.

-
 S'e di, vallahi, s'ma merr mendja të dalë gjë pa atë!
 
- Të them të drejtën, ma as që më shkohet, kë të shoh, cullishtet?
 
- Ashtu s'ibën! Kjo është dita jonë, kush do të shkojë, nëse jo ne?
 
Këto biseda bëheshin përditë në qytet. Edhe ata e dinin këtë, prandaj unë me shokë gjithnjë e më vështirë e kisha të bëja diçka të bukur, të mirë, që t'ia humbisnim gjurmën mungesës së tij.
Qyteti filIoi të merrte pamje feste. Dyqanxhinjtë filluan t'i zbukuronin dyqanet, flamujt, u varën në të katër anët. Era filloi t'i valëviste ngadalë,si të donte t'i ajroste në atë ditë vjeshte, se era myk kishte filluar t'u vinte, ngaqë shumë kohë kishin mbetur në fund të çekmexheve të vjetra, mbuluar me rraqe të papërdorshme.
 
...
 
«Hë, ç't'u kujtua, tani ?!»
«Unë nuk mundem! S'dua të qeshin dynjaja me mua. Ja, që tani i shah shikimet e tyre të rrepta, më duket si më thonë: Ja, edhe ky na ,u bë t'i bjerë çiftelisë? Ik teqe, mër mistrec! Nuk mundem, jo. Nëmni cilindo instrument, çiftelinë - jo!"
 
"Duhet të kuptosh, s'kemi si t'ia bëjmë ndryshe. Duhet të dalësh. s'ka këtu ndpnjë që t'i bjerë më mirë se ti. Nu ke di vëlla, pse e nënçmon veten, edhe unë marr pak erë prej kësaj qafireje".
 
"Edhe ti kot lodhesh të ma bësh ejfin, kur nuk shkon, s'shkon!"
"S'mundem ndryshe", - them unë
"Pse jo? Të shkojmë t'i themi. Ai e di më mirë se ne si e presim. Ty edhe ta çon fjalën, si thua?"
"Ai, bre vëlla, s'pret të lutur. Ta kishte mirë punën, do të vinte pa i thënë askush. herët, është, pgaë e re. varri bar nuk ka lëshuar mirë, kurse unë t'i them ta marrë çiftelinë në dorë! Si i thonë kësaj pune? Jo, s'ma mban fytyra!"
 
Asnjeri nuk e di  ç'të thotë. Të gjithë kanë mbetur të menduar. Në këtë gjendje unë nuk di ç'të them më. Kështu ndodh çdo ditë. Gjithnjë njësoj. Sa fillojnë provat, ai që i bie çiftelisë ndalet, duke mos qenë i kënaqur me vten (ose edhe për tjetër send, që unë shumë mirë e kuptoj dhe pastaj, duke parë se për shkak të tij ndalet puna, vazhdon përsëri. Edhe sot si përpara. Ja, ai çohet, merr çiftelinë dhe provat nisin prej fillimit, por zbrazëtira diktohet menjëherë. Ftohtësi në fytyrat e të gjithëve. Edhe këngëtarët këndojnë pa gjak. Ata që,kur këndojnë, zëri u dëgjohet pas shtatë malesh, tani nuk di nëse e dëgjojnë veten. Ata, si të ishin në mendjen time, ndalen. Të gjithë, si me urdhër, këngëtarit i mbetet kënga në fyt, ai që i bie çiftelisë e hedh qtë përtokë dhe s'është i qetë, bën sikur do të fshihet diku. Të tjerët mbeten të shtangur.
"Mos de, se s'ka kuptim më kështu!"- i them atij duke menduar se përsëri iu kujtua e vjetra, kur përskaj meje, me hapa të lehtë, kalon ngadalë, ai, pa shikuar as majtas, as djathtas. Ecën drejt bin¨èes dhe ndalet atje pranë shokëve të vet.
"Befasoheni?" - pyet ai.
Askush nuk përgjigjet, befasia u shihet në sy.
"Çiftelinë!" - thotë pastaj duke shtrirë dorën.
"Ja!" . ia ofron çiftelisti i ri.
"Kësaj bjeri ti, është e jotja, mua më jepni një tjetër!" - thotë ai, duke shikuar përpara me mall.
I japin një çifteli.
"T'ia fillojmë!" - thotë dhe ia nisi i pari.
Të tjerët mbeten të habitur.
S'e dini këtë këngë? Këtë e dëgjova nga jashtë!» Telat e çiftelisë përsëri dridhen. Të tjerët i shkojnë pas. Kënga gjallërohet, zëri i këngëtarëve dëgjohet pas nëntë malesh, të gjithëve u qeshin fytyrat, kurse çiftelia e çiftelistit të ri dëgjoihet si asnjë ditë përpara.
«Burra, ta bëjmë një sefte!»
 - u tha atyre dhe ia nisi këngës së vjetër, asaj që gjithnjë i binte me dëshirë. Rëndoi kokën në bishtin e çiftelisë dhe lotët filluan t'i lagnin faqet, por këngën nuk e ndalte.

Neve të rrëqethurat na përshkonin trupin.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi