Kush është në linjë
4 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 4 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

December 2017
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Calendar Calendar

Top posting users this month


Agim Deva....

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Agim Deva....

Mesazh nga Dardania prej Thu Apr 30, 2015 8:54 pm


Agim Deva, lindi në vitin 1948 në Beograd dhe vdiq më 1 shkurt 2009 në moshën 61 vjeçare ishte shkrimtar shqiptar dhe pedagog i Universitetit të Prishtinës.

Biografia

Agim Deva (1948-2009) kreu Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës – në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.

Magjistroi dhe doktoroi në fushën e letërsisë për fëmijë. Pas diplomimit në fakultet u punësua gazetar në “Zërin e rinisë”, e më vonë qe kryeredaktor i parë i “Gazetës së pionierëve”.

Që nga viti 1973 punoi në Fakultetin e Filologjisë, së pari – asistent në Teorinë e letërsisë, e pastaj, ligjërues në lëndën Letërsia për fëmijë. Përveç kësaj, Agim Deva ligjëroi edhe Fillet e gazetarisë, Kritikën letrare, kurse në departamentin e gazetarisë zhvilloi lëndën Zhanret e gazetarisë. Ishte profesor ordinar në këtë Fakultet.

Njëherësh, Agim Deva ishte anëtar i PEN- Qendrës së Kosovës dhe themelues e drejtues i OJQ-së “Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë” që nga viti 2000 e këtej. Poashtu, që nga viti 2005 ishte edhe anëtar i Shoqatës “Pranë fëmijëve”. Organizoi disa simpoziume e sesione shkencore mbi çështjet e letërsisë për fëmijë e të rinj.

Botoi një numër të konsideruar veprash letrare (prozë e poezi), antologji të ndryshme, panorama të poezisë botërore, vepra të ndryshme shkencore, monografi, kritika, recensione, ese, parathënie e pasthënie, një libër leximi për klasë të katërt fillore, dy libra për fëmijët e hendikepuar, libra ilustrativë për fëmijët e moshave parashkollore, libra me karakter ambiental dhe së fundi Abetaren. Që të gjitha këto shtrihen në 80 vëllime.

Mori pjesë në Simpoziumin Ballkanik të Letërsisë për Fëmijë të mbajtur në Tiranë ( në vitin 2000), si edhe në shumë manifestime letrare para fëmijëve tanë në Austri, Belgjikë, Gjermani, Zvicër, Itali, Francë etj.

Për punën e tij letrare u nderua me një varg shpërblimesh në Kosovë dhe më gjerë. Poezitë e tij u përkthyen në disa gjuhë të huaja si në anglisht, gjermanisht, arabisht, italisht, rusisht, sllovakisht, rumunisht, kroatisht, turqisht, sllovenisht, maqedonisht, etj.

Veprat
Në dhomën katër me tre
Rosak pastërtori, tekstet e këngësh
Dallohet si shkrimtar për fëmijë, me të cilin preokupim ai merrej deri ne ditët e fundit te jetës se tij. Ligjëroi, Letërsinë për Fëmijë në Degën e Letërsisë e të Gjuhës Shqipe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës.

Librat që i shkroi për fëmijë janë :

Natyreza- Mars 2003 tekst mësimor
USA dhe Musa “Rilindja”, Prishtinë, 1987
Zonja e livadheve‎, 1968
Panushi: roman për fëmijë, 1974
Parada e luajve, 1977
Fjala bëhet lule, libër leximi : për klasën IV të shkollës fillore‎ , 1979
Një mijë çerdhe : vjersha‎, bashkautor me Salih Lutolli, 1979
Rrota e historisë, vjersha për fëmijë, 1981
Zašto klupa ponavlja razred, 1981, serbisht
Poezia shqipe për fëmijë (1872-1980), 1982
Fjala e përjetimit‎, 1983
Vjersha të zgjedhura për fëmijë, 1984
Harta e zemrës, 1984
Tregu i xhinkave, bashkautor me Daniella Vajnevi, 1984
Çaste në trohalle, 1986
U këndojmë dëshmorëve, 1988
Dreri në mal, vjersha të zgjedhura për fëmijë, 1989
Njeriu i vjeshtës, 1991
Guri rrokulliset përpjetë, 1999
Fshati dhe rrufetë
Si shpëtoi meti
Orët e nënës
Fshehtësia: Tajna, bashkautor me Miroslav Antić
Buna
Pastaj, edhe dashuria e parë : A onda i prva ljubav, bashkautor me Miroslav Antić
Derisa ti flen
Fytyrëqeshur
Dhoma e gjyshit tim
Në botën e abetares‎
Plisi i zogut, Duart‎
Pse i dua Babadimrat‎
Romani ynë për fëmijë - 1977

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi