Kush është në linjë
6 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 6 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

October 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Muharrem Blakaj: Shfaqja e UÇK-së

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Muharrem Blakaj: Shfaqja e UÇK-së

Mesazh nga Dardania prej Thu Apr 30, 2015 1:47 pm

 
[size=15]Shfaqja e UÇK-së[/size]
[size=15]-Pjesë nga libri “Rrugëtimi fatal”, kushtuar deshmorit  Xhemajl Blakaj-[/size]
[size=15]Nga:  Muharrem Blakaj[/size]
Pas rënies së murit të Berlinit, përfundimit të luftës së ftohtë dhe shembjes së komunizmit, sikur paralajmëroheshin kohë dhe mundësi të reja për një rend të ri botëror, duke u dhënë shpresa popujve të shtypur, e veçmas popullit shqiptar për liri e prosperitet në zgjidhjen e çështjes së tyre të ngrirë qysh para njëqind vjetësh. Mirëpo, këto ndryshime nuk i ndalën dot synimet grabitqare të perandorive të vogla të tipit serb, të cilat, të trimëruara, jo vetëm që nuk ndëshkoheshin nga shtete demokratike, por në mënyrë të heshtur sikur përkraheshin në tezat e tyre tanimë të dala boje, gjoja për mbrojtjen e krijesës artificiale të quajtur Jugosllavi. Në këto rrethana, në territoret e ish-Jugosllavisë, nga nacionalizmi serb ndodhën dy luftëra të tmerrshme dhe e treta përgatitej mbi popullin e gjakosur, të helmuar dhe të përzënë dhunshëm nga trojet e veta mijëvjeçare, që planifikohej të ishte vendimtare në fitoret serbe, në njërën anë, dhe, në anën tjetër, varri i popullit shqiptar, sepse serbët Kosovën e donin pa popullsinë e saj autoktone me shumicë dërrmuese shqiptare. Duke e parë që qëndresa gandiane e Ibrahim Rugovës do të dështonte lehtë para makinerisë luftarake serbe, bijtë më të mirë të popullit, filluan përpjekjet e para duke u përballur me pushtuesit ashtu siç e kërkonte interesi dhe nderi i kombit. U formuan celulat e para militante nën udhëheqjen e Adem Jasharit, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxhës, Hajzer Hajzerit, Ahmet Krasniqit e shumë të tjerëve. Sa më shumë që shtohej terrori kundër popullit shqiptar, aq më shumë shtoheshin radhët e qëndresës duke formuar formacionet e para ushtarake të quajtura Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK). Këto formacione, pas shumë përplasjeve dhe peripecive, arritën një organizim të mirëfilltë me shtrirje të gjerë në mbarë territorin e Kosovës, edhe pse nga të huajt cilësoheshin si njësite separatiste, kurse nga serbët etiketoheshin si terroristë. Ndër celulat e para ushtarake, të cilat u formuan në Vrellë, ishte grupi nga katër të rinj, i përbërë nga Verim Smajl Blakaj, Shasivar Sylë Haxhijaj, Ali Skënder Sefaj dhe Florim Nezir Demaj, të cilët më 8 qershor të vitit 1998, morën vendim t’i bashkoheshin UÇK-së dhe u vunë në kërkim të formacioneve të saj. Në bjeshkët e Strellcit, pas shumë peripecive, takohen me njësitet e UÇK-së. I pranon dhe i regjistron komandant Rama. Me përcjellje ushtarake arrijnë në Shtabin e Kryshecit, ku marrin njohuritë e para të rregullave ushtarake nën përkujdesjen e Zymer Sylajt (Sadamit). Pas katër ditësh arrijnë në Gllogjan, nën komandën e Ramush Haradinajt. Pas ushtrimeve dyditore, nën komandën e Fadil Nimanajt (Tigri) nisen për në Shqipëri për të sjellë armë. Gjatë rrugës për Jasiq, sulmohet fshati nga paramilitarët serbë. Verimi me shokë, pas përleshjeve, arrijnë ta zhbllokojnë rrugën Junik – Jasiq, duke ua bërë të mundur tërheqjen e të plagosurve, pastaj vazhdojnë marshimin drejt kufirit. Rreth orës katër e shpërthejnë kufirin dhe mëngjesi i gjen në kullën e Sylejman Berishës në Tropojë210. Në fshatin Hoxhaj, takohen me Ismet Mustafë Bicajn (i rënë dëshmor) dhe me Besim Vesel Vuthajn. Pas tri javësh, me gjashtë kuaj të ngarkuar me armatim, së bashku me Shasivar Haxhijajn, Florim Demajn, Verim Blakajn, Ali Sefajn dhe Ismet Bicajn arrijnë në Junik211. Prej aty armatimi bartet me mjete të tjera, duke qarkuar nga Juniku në Gllogjan dhe takohen me Niman Musë Demajn (i rënë dëshmor), Bekim Hysen Vuthajn dhe Alvet Ali Dreshajn. Në Skenderaj takohen me Armend Muhamet Vuthajn dhe prej aty shkojnë në Kërrninë, ku e deponojnë armatimin te Qerim Bajram Mustafaj, mik i Ismet Bicajt. Më 8 korrik 1998, të veshur me uniforma të UÇK-së, arrijnë në Vrellë, në konakun e Smajl Metë Blakajt. Pa humbur kohë, organizohet takimi i parë me udhëheqësit e fshatit, që ishin; Idriz Imer Blakaj, Sylë Ramë Maraj, Sali Mavraj dhe Bajram Ramadan Blakaj. Së bashku fillojnë përgatitjet e para të grupeve vullnetare, duke marrë vendim për udhëtimin e radhës drejt Shqipërisë për të sjellë armë. Me këtë rast, përveç Verimit, udhëton edhe Hivzi Isuf Blakaj. Marshimi për në Shqipëri fillon më 18 korrik 1998 nën udhëheqjen e Idriz Imer Blakajt. Përveç grupit vrellas, kishte edhe grupe të tjera nga Sudenica, Orrobërda e shumë të tjerë që iu bashkuan gjatë rrugës, duke arritur numrin nga 30, sa ishin në fillim, në 210 veta. Ngarkesën mbi 100 kuaj me armatim të ndryshëm e bëjnë në fshatin Hoxhaj. Në fshatin Sheremet takohen me Ramadan Sylë Dreshajn dhe të birin e tij, Jetonin. Kalojnë kufirin drejt Rugovës, duke shkelur në territorin e Malit të Zi, derisa arrijnë në Radac. Prej aty, pjesën më të madhe të armatimit e shpërndan Zymer Sali Vuthaj me kamionin e tij. Ndërkohë, Ismet Bicaj kishte qëndruar në Vrellë, duke bërë stërvitjen e ushtarëve vullnetarë. Në muajin gusht kishte arritur numri në pesëdhjetë trupa. Vlen të theksohet se Hivziu ishte caktuar nga komanda si snajper. Ndër bazat kryesore, ku kishin qëndruar ushtarët e UÇK-së, ishin shtëpitë e Xhevat Riza Blakajt, Riza Adem Dreshajt, Hysen Bicajt, Isuf Fazli Bicajt, Tahir Adem Dreshajt, Smajl Mahmut Blakajt etj. Ndër të strehuarit te Smajl Mahmuti ishin Ismet Bicaj, Brahim Isa Dreshaj, Shasivar Haxhijaj, Florim Nezir Demaj, Verim Smajl Blakaj etj. Aty kishin gjetur literaturë të bollshme dhe pritje të shkëlqyeshme nga i zoti i shtëpisë. Policia serbe ishte në dijeni për organizimin dhe udhëheqësit e tyre, por nuk kishin ndërmarrë operacione të posaçme, përveç disa kontrolleve të parëndësishme sporadike. Vlen të përmendet rasti i Ramadan Sylë Dreshaj, kur policët trokasin në derën e tij dhe ai del e u thotë se Ramadani nuk ndodhet në shtëpi, derisa në të njëjtën kohë i mbante në shënjestër nga frëngjia Ismet Bicaj, kurse Ramadani në xhep e shtrëngonte bombën. Më 10 janar 1998, në praninë e Ramush Haradinajt, formohet brigada 133 Ardian Krasniqi. Komandant emërohet Ismet Veseli. Zëvendëskomandant i batalionit të dytë i së njëjtës brigadë dhe komandant për ndërlidhje emërohet Ismet Bicaj. Komandant për moral emërohet Januz Januzaj. Udhëheqës për çështje civile emërohet Idriz Blakaj dhe komandant i policisë ushtarake emërohet Naser Shatri, pjesëtar i së cilës njësi ishte Verim Blakaj. Më 12 prill të vitit 1999, pas vrasjes së dy policëve serbë në Lubozhdë nga vëllezërit Afrim e Bashkim Meshi (tani dëshmorë të kombit), makineria ushtarake serbe merr një ofensivë të gjerë duke e shkelur Lubozhdën me zjarr e hekur dhe e sulmojnë Vrellën me qëllim spastrimi etnik, duke ua vënë flakën pothuaj të gjitha shtëpive. Popullsia largohet në drejtim të Lugut të Butë, Bjeshkëve të Sudenicës dhe Kaliqanit. UÇK-ja u vjen në ndihmë duke ua mbrojtur krahët gjatë tërheqjes. Familjeve që kishin mësyrë Rozhajën u vijnë në ndihmë boshnjakët vendës. Smajl Mahmuti, me dhëndrin, Emrush Kadri Zeqiraj, me vajzën e tij, Hatixhen, dhe me nipat e mbesat vendosen në një shtëpi që ia mundësuan burrat e fisit Gjerlek, dajallarët e Smajl Metës. Me lidhje të shkëputura nga Atifetja, vajza e vogël (që ishte e martuar në Zabllaq për Ibrahim Dërvishajn, i vrarë pak para fillimit të ofensivës serbe bashkë me dy vëllezër), ata jetuan ditët e ankthit për fatin e saj, derisa një ditë u shfaq para tyre me ndërmjetësimin e dajës së saj, Metë Çelë Dragaj nga Katundi i Ri. Më 24 mars të vitit 1999 fillojnë sulmet e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe. Ushtria serbe fillon një fushatë të egër kundër popullsisë shqiptare. Brenda periudhës 72-ditore, sa zgjatën sulmet ajrore të NATO-s, nga Kosova u dëbuan rreth një milion shqiptarë, duke i deportuar në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi. Të njëjtën ditë, Brigada 133 Ardian Krasniqi, Vrellën me rrethinë e shpall zonë të lirë. Pa qenë të sigurt për largimin e makinerisë vrastare serbe nga rrethi i Istogut, në Vrellë hyn një njësit i përbërë nga katër pjesëtarë të UÇK-së; Ramadan Sylë Dreshaj, Gëzim Sejdijaj nga Lubozhda (bashkëveprimtar i Ardian Krasniqit), Ahmet Zog Rexhaj nga Cerrca dhe Verim Smajl Blakaj. Të nesërmen e ngritin flamurin e lirisë… ngritin atë flamur që Verimi e kishte sjellë nga Shqipëria dhe gjatë gjithë kohës së luftës e kishte mbajtur në gji! Gjatë kontrolleve nga lagjja në lagje ndeshin eshtrat e dëshmorit Muharrem Vuthaj. Varrimi organizohet nga brigada 133 Ardian Krasniqi me ceremoni të larta ushtarake. Duke zbatuar detyrat ushtarake për pastrimin e terrenit nga minat, në Istog, plagosen Verim Blakaj, Blerim Rexhaj nga Cerrca dhe Arben Xhemajl Januzaj. Ky i fundit, nga plagët e marra vdes në spitalin e Prizrenit. Pas hyrjes së forcave ushtarake të NATO-s në Kosovë, duke shprehur gjithë mirënjohjen e tij për vendet dhe popujt mikpritës, si dhe për ata që e mbështetën në rrugëtimin e tij drejt lirisë, populli shqiptar i Kosovës, u kthye në mënyrë masive në tokën e tij, nga e cila ishte përzënë me dhunë e terror; u kthye në truallin e vet, duke u vendosur nëpër tenda, në oborret e shtëpive të djegura e nën qiellin e vendit të tij. Në këto rrethana edhe Smajl Mahmuti u kthye në Kosovë. U kthye në tokën e vet, për të marrë frymë lirshëm e me dinjitet, pa atë përndjekjen, që i ishte ngjitur për trupi e për trualli si shushunjë, gjatë gjithë jetës së tij; pa drojë e ankth, pa fyerje e përbuzje, për të parën herë në jetën e tij. Më 17 shkurt të vitit 2008, nga Kuvendi i Kosovës shpallet Pavarësia. Kosova shpallet Republikë Parlamentare dhe Shtet i Pavarur e Sovran. Me këtë akt popullit të Kosovës iu njoh e drejta dhe iu krijua mundësia për të shëruar plagët, të cilat ia shkaktuan rrebeshet e historisë si dhe iu hap rruga e perspektivës për të ecur drejt progresit, përkrah popujve të tjerë të lirë të Evropës së 

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi