Kush është në linjë
7 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 7 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

October 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Besoni apo nuk Besoni ne Fe?

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Besoni apo nuk Besoni ne Fe?

Mesazh nga Sajo prej Thu Jun 02, 2011 11:27 am

Es-Selamu Alejkum we Rahmetullahi we Berekatehu

Bisede me shejtanin e mallkuar ...

I thash: Kush je ti?
Me tha: Krijese qe u mallkova
I thash: Pse u mallkove?
Me tha: Kundershtova te nderoj njeriun
I thash: Cfar te shtyri te mos e nderosh njeriun?
Me tha: Si ta nderoj kur une jam me i forte
I thash: Dmth ishe kryelarte?
Me tha: Po
I thash: Pse nuk u pendove?
Me tha: Nga inati per nderimin qe iu be njeriut

I thash: Nderon dike ti?
Me tha: Po
I thash: Si?
Me tha: Me shpresa e deshira
I thash: Ke e nderon?
Me tha: Ate qe me degjon mua
I thash: Kush te degjon ty?
Me tha: Ai qe nuk fale namaz
I thash: Po tjeter?
Me tha: Ai qe rrallehere perkujton Allahun

I thash: Kush eshte miku yt?
Me tha: Hipokriti
I thash: Pse?
Me tha: Sepse ai gjysmen e punes ma kryen
I thash: Si?
Me tha: Fton ne zjarre dhe te tjeret mendojne se per ne xhennet

I thash: Si quhet libri te cilin ia jep njeriut?
Me tha: Hamendja
I thash: Po udhezimin?
Me tha: Epshi

I thash: Cila eshte arma jote?
Me tha: Gruaja e pamoralshme
I thash: Po tingujte e tu?
Me tha: Muzika

I thash: Cilet jane te dashure per ty?
Me tha: Te rinjet qe enderrojne shume
I thash: Kush te shoqerone me se shumti?
Me tha: Pasuniki arrogant
I thash: Kush eshte krahu i djathte i yti?
Me tha: Dijetari qe urdherone per keq, e pengone nga e mira.


I thash: Cila eshte shigjeta qe te dobesone?
Me tha: Abdesti
I thash: Po namazi?
Me tha: Eh, namazi me injoron
I thash: Cila gjuhe eshte neveritse per ty?
Me tha: Gjuha qe urdherone per mire, e ndalon nga e keqja

I thash: Sot, a ka musliman qe ti i done?
Me tha: Eh ka shume!
I thash: Ka shume!?
Me tha: Po, ata muslimane qe nuk e falin sabahun me kohe
I thash: Po tjeter gje?
Me tha: Ata qe kur permendet fjala e Allahut nuk e degjojne me vemendje
I thash: Po tjeter gje?
Me tha: Ata qe falen vetem me trup - e mendjen e zemren diku tjeter.

I thash: Cilet jane ushtaret e tu?
Me tha: Ata qe luftojne kunder muslimaneve
I thash: Po shteti yt?
Me tha: Izraeli
I thash: Cili flet me gjuhen tende?
Me tha: Ai qe jep urdhera ushtrive kunder muslimaneve


I thash: Cfar te pelqen nga kjo qe jemi?
Me tha: Martesat e te rinjeve me vonese
I thash: Po cfar urren (ne kete kohe)?
Me tha: Femrat me hixhab (Me mbulese)
I thash: Me cka i keshillon pasuesite e tu?
Me tha: Te shoqerohen sa me shume me femra e te pijne derisa te dehen.
I thash: Po rinin e tyre?
Me tha: Te nderrojne femra cdo dite

I thash: Cilin njeri e urren shume?
Me tha: Njeriun qe done te miren per tjetrin ashtu sic e done per veten e tij
I thash: Me cfar e mashtrone njeriun me se shumti?
Me tha: Me joshje ndaj grave

I thash: Si u merr kohen sot (me se shumti) njerezve?
Me tha: Me duhan e TV
I thash: Po si i le pa gjume deri ne oret e mengjesit?
Me tha: (Me kujtes) Ndaj bukurive te kesaj jete.


[ Nje nate deshta te shkoje heret ne gjami ... ]
Thash: ( Degjova ezanin e sabahut) Te shkoj ne gjami.
Me tha: Eh, nata eshte e gjate, vazhdo gjumin
Thash: Kam frike se do me kaloj koha
Me tha: Ke kohe sa te duash.
Thash: Kam dro se nuk mund te arrij te falem me xhemat
Me tha: Mos e mundo veten shume me adhurim

(Me kishte zere gjume i lehte, dhe kur me doli - kishte lindur dielli)
Thash: Uh, paska lind dielli!
Me tha: (Me ze te bute) Mos te vjen keq, dita eshte e gjate ..


[Pasi u fala, u ula qe te beje dhiker] .. me hapi fletoren e mendimeve!
Thash: Me largove nga dhikri
Me tha: Lere bej me mire dhiker naten .. Je duke e munduar veten teper, shijoje pak rinine!
Thash: I frikesohem vdekjes
Me tha: Eh jeta eshte e gjate ..

[ Deshta te lexoj Kur'an e te mesoj permendesh .. ]
Thash: (Me vetevete) U bera gati!
Me tha: Kendelle veten pak me muzike
Thash: Muzika eshte haram
Me tha: Jo te te gjithe dijetaret
Thash: Hadithet e verteta i kam prane qe deshmojne se eshte haram
Me tha: Te gjitha jane te dobeta


[ Derisa isha duke ecur, kaloi nje vajze, dhe ula shikimin .. ]
Me tha: Cfar ka nese e shikon?
Thash: Shikimi eshte i rrezikshem
Me tha: Te meditosh te bukuren eshte hallall

[ Bera nijet qe te marre nje udhetim .. ]
Me tha: Per ku je nisur?
Thash: Per te bere ummren
Me tha: Pse po e mundon veten per nje ummreh, kur dyerte per te bere mire jane te shumta
Thash: Dua te perforcoj imanin e moralin tim
Me tha: Ne xhennet nuk hyet me vepra

[ Deshta te keshilloj dike .. ]
Me tha: Mos i nxjerre vetit telashe ..
Thash: Keshilla i bene dobi besimtarit
Me tha: Frikesohem se do behesh i njohur, e ajo eshte nena e te keqijave


Thash: Erdhi koha e Namazit!
Me thote: Ka kohe!
Thash: Kam frike se me kalon koha.
Me thote: Eh, mjaft je fale edhe nese kalon koha, e fale pas kohes!


Thash: Pas namazit te sabahut te lexoj Kur'an
Me thote: Gjumi eshte dhunti
Thash: Flej pasi te lexoj Kur'an
Me thote: Mevone nuk te merr gjumi!


Thash: Kam nje vella nuk falet!!
Me thote: Zoti udhezon ke te doje
Thash: Duhet ta keshilloj per mire
Me thote: Eh, ai e dine se c'eshte e mira e c'eshte e keqja
Thash: E dine! Po nuk punon
Me thote: Lere se i vjen koha edhe atij te punoj

Thash: Nga sot e tutje do te kryej namazet me kohe!
Me thote: Zoti fale shume
Thash: Namazi eshte borgj ne kohen e tij
Me thote: Edhe nese e fale pas kohes, te pranohet

Thash: Te shkoj sot me heret ne gjami!
Me thote: Gjamija akoma eshte e mbyllur
Thash: Pse a thua mund te jete mbyllur!
Me thote: Sepse femijet e ndytin

Thash: T'i mesoj ca femije leximin e Kur'anit
Me thote: Eh, mos e angazho veten se nuk ta dine kush per mire
Thash: E beje per hir te Allahut
Me thote: Atehere merru me te rritur me mire
Thash: Po dua t'i mesoj femijet!
Me thote: Eh, te marrin gjithe kohen dhe te shkon mundi huc.

I thash: Si e quane kohen e tanishme?
Me tha: Koha e dobesimit tim
I thash: Pse?
Me tha: Kulmi i shkences
I thash: Si te dobesone?
Me tha: Kuptoi njeriu se shkenca nuk zgjidh cdo gje
I thash: Po pastaj?
Me tha: Shtohet nevoja per fe
I thash: Per cilen fe?
Me tha: Islamin
I thash: Pse te dobeson feja Islame?
Me tha: Sepse m'i pakesone pasuesit
I thash: Si?
Me tha: Feja Islame ngrohteson besimtarin
I thash: Tjeter?
Me tha: Eshte drite per udhetarine
I thash: E the te verteten o genjeshtar


Thote Allahu subhanehu we Teala:

"O bijtë e Ademit (kriminelë), po a nuk ua dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!?
Ju porosita) Të më adhuroni Mua, se kjo është rruga e sigurt!
Vërtet, ai ka humbur shumë njerëz prej jush, a nuk mblodhët mend"?(Ja Sin 60-62)

Ne fund thash:
Kerkoj mbrojtje nga Allahu, prej teje o shejtan i mallkuar .. e me pastaj u zhduken tingujte e tij te mallkuar ... dhe ky ishte shperblimi i genjeshtarit

Ju besoniii.....Komentojeni kete Pjess...Si ju dukett ???


Edituar për herë të fundit nga SAJO në Thu Jun 02, 2011 11:34 am, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Sajo
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 105
Join date : 14/05/2011
Age : 42

http://www.radio-selex.de

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FESTA E KURBAN BAJRAMIT

Mesazh nga Sajo prej Thu Jun 02, 2011 11:28 am

Festa e Kurban Bajramit është festë e madhe, është festa e jonë, është festa e përmbylljes së shpalljes. Është festimi dhe dëshmimi se Muhammedi s.a.s kreu amanetin e Allahut ndaj nesh dhe transmetoj shpalljen me gjithë vështirësitë, peripetite, hjekat, mundimet dhe dhunën qe u ushtrua mbi të. Kjo ditë na kujton ditët e para të shpalljes kur Muhammedi s.a.s numëronte pasuesit e tij në gishta. Na kujton ditët kur pejgamberi s.a.s pengohej me tortura dhe dhunime kur adhuronte Allahun, në Qabenë e mbushur me idhuj. Kjo ditë na kujton Taifin dhe gjakun e pastër që rridhte në trupin e bekuar të pejgamberit s.a.s. për shkak se ai thirrte në Allahun. Kjo ditë na kujton vitet e dëshpërimit, emigrimin, Bedrin, Uhudin, Hendekun ... e luftëra e vështirësi të tjera të më të dashurit tonë Muhamedit a.s.a. Kjo ditë po ashtu na kujton edhe çlirimin e Mekkës, vendin që aq shumë e deshi Muhammedi s.a.s. Kjo ditë na kujton fitoren e madhe, thyerjen e putave dhe pastrimin e Qabes nga idhujt. Kjo ditë na kujton edhe haxhin Lamtumirës, i cili mblodhi 120.000 ose 140.000 haxhinj. Kjo ditë na kujton neve se kemi për çfarë të festojmë sepse në këtë ditë dëshmuan të gjithë këta haxhinjë se Pejgamberi s.a.s kreu amanetin, transmetoj shpalljen dhe luftoj në rrugën e Allahut më një xhihad të vërtet. Këtë e dëshmojmë sot edhe ne të ngratit që kohën e tij nuk e jetuam. Dëshmojmë se ai s.a.s, i dashuri ynë, përcolli shpalljen dhe falë Allahut, vendosmërisë dhe xhihadit të muxhahidave e thirrësve ne sot festojmë. Festojmë se jemi musliman, festojmë se e duam dhe e njohim Allahun s.t, festojmë se e duam dhe pasojmë pejgamberin s.a.s, festojmë se mbrojmë Kuranin, festojmë se shpresojmë dhe kjo shpresë na mban gjallë se një ditë do ta shohim Allahun dhe pejgamberin s.a.s.



Edituar për herë të fundit nga SAJO në Fri Jun 03, 2011 12:05 pm, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Sajo
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 105
Join date : 14/05/2011
Age : 42

http://www.radio-selex.de

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HADITHE

Mesazh nga Sajo prej Thu Jun 02, 2011 11:41 am

Na ka treguar Muhammed b. Ar’are, këtij i ka treguar Shu’be, ky nga Zejdi, i cili ka thënë:
"E kam pyetur Ebu Vailin për murxhitë, e ai tha: Më ka treguar Abdullahu se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
Ta turpërosh (ofendosh) muslimanin është mëkat, ndërsa ta mbysësh atë është mosbesim (kufër)’."

Na ka treguar Museddedi, këtij i kishte treguar Ismail b. Ibrahimi, këtij Ebu Hajjan et-Tejmiu, ky nga Ebu Zur’a, e ky nga Ebu Hurejre r.a. i cili ka thënë:
"Një ditë Pejgamberi s.a.v.s. doli në mesin e njerëzve; iu afrua atij një njeri dhe e pyeti:

Çka është besimi (imani)?’
Besim (iman) është të besosh Allahun, melekët e Tij, takimin me Të (në Ditën e Kijametit), të besosh pejgamberët e Tij dhe ringjalljen.’ – u përgjigj (Pejgamberi s.a.v.s.).

Po, çka është Islami?’ – pyeti ai.
Islami është ta adhurosh Allahun, të mos i përshkruash shok Atij, të falësh namazin, të japësh zekatin dhe të agjërosh Ramazanin.’ – u përgjigj Pejgamberi s.a.v.s.
Po, çka është mirësia (ihsani)?’ – pyeti ai.
Ta adhurosh Allahun sikur e sheh Atë. Nëse ti nuk e sheh Atë, Ai padyshim të sheh ty.’ – u përgjigj.

Kur do të jetë Dita e Kijametit?’ – pyeti njeriu.
Lidhur me këtë pyetje Pejgamberi s.a.v.s. tha:
I pyeturi nuk është në dijeni më të madhe për këtë çështje se pyetësi. Vetëm po të tregoj ty për shenjat e tij: kur robëresha të lind pronarin (d.m.th. zotëriun) e saj; kur barinjtë e deveve zeshkane me mburrje do të shtyhen në ndërtimin e pallatit. Ajo (Dita e Kijametit) është një nga pesë fshehtësitë që nuk i di askush, përveç Allahut xh.sh.’
Pastaj Pejgamberi s.a.v.s. citoi ajetin e Kur’anit:
"Vërtet që Allahu! Vetëm tek Ai është dija e Orës (e Çastit të Fundit, Kijametit)..." (Lukman: 34).
Pastaj njeriu u nis të shkojë, (e Pejgamberi s.a.v.s.) tha:
Kthejeni atë!’
Meqë ata nuk e panë më atë (sepse u flak para syve të tyre), Pejgamberi s.a.v.s. tha:
Ai është Xhibrili a.s., ka ardhë t’ua mësojë njerëzve fenë e tyre’."

Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: "E gjithë kjo është pjesë e besimit (imanit)."


Edituar për herë të fundit nga SAJO në Fri Jun 03, 2011 12:06 pm, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Sajo
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 105
Join date : 14/05/2011
Age : 42

http://www.radio-selex.de

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HADITHE

Mesazh nga Sajo prej Thu Jun 02, 2011 11:45 am

Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, ky nga Maliku, ky nga Hisham b. Urve, ky nga babai i tij, ky nga Aishah r.a., e cila transmeton se Harith b. Hishami r.a. e ka pyetur Pejgamberin s.a.v.s.:
"O Resulullah, si të vjen ty Shpallja (Vahji)?’
Pejgamberi s.a.v.s. i qe përgjigjur:
Herë-herë më vjen si tingujt e ziles. Kjo për mua është mënyra më e vështirë e Shpalljes, e më ndërpritet pasi ta kem mbajtur në mend atë që më është thënë. Dhe, herë-herë meleku (Xhibril) më paraqitet në formë njeriu. Ai më flet dhe unë e mbaj në mend atë që më thotë.’
Aishah r.a. është shprehur kështu:
E kam parë atë (Pejgamberin s.a.v.s.) duke i zbritur atij Shpallja në ditët shumë të ftohta dhe kur i ndërpritej (Shpallja), vërtet, ballin ende e kishte qull me djersë’."



Na ka treguar Jahja b. Bukejri, këtij Lejthi, ky nga Ukajli, ky nga Ibni Shihabi, ky nga Urve b. Zubejri, ky nga Aishah r.a., e cila ka thënë:

"Kur Pejgamberi s.a.v.s. për herë të parë ka filluar ta marrë Shpalljen, ishin ato ëndrra të mira që i përjetonte në gjumë. Nuk ka pasur ndonjë ëndërr që nuk do t’i dilte qartë si agimi i mëngjesit. Pastaj ai u dashurua në vetmi. Vetmohej në shpellën Hira dhe aty ruhej (nga gabimet) dhe lutej me net të tëra, para se të zbriste te familja e tij që të furnizohej me ushqim për këtë qëllim. Pastaj kthehej te Hatixheja dhe furnizohej si më parë. (Kështu veproi) derisa i erdhi E VËRTETA kur ai ndodhej në shpellën Hira.

I erdhi meleku dhe i tha: ‘Ikre’, d.m.th. ‘Lexo, mëso!’
Nuk di të lexoj’ – iu përgjigj (Pejgamberi s.a.v.s.).
Më mori’, - tha ai (Muhammedi a.s.) – ‘dhe më shtrëngoi aq sa më kaploi mundimi, e pastaj më lëshoi dhe më tha: ’Ikre’, d.m.th. ’Lexo, mëso!’
Nuk di të lexoj,’ – ’i thashë, e ai (Xhibrili) më mori edhe për herë të dytë më shtrëngoi derisa më kapi mundimi, pastaj më lëshoi dhe më tha:
"Lexo! Me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (çdo gjë). Ka krijuar njeriun nga Alak (copë gjaku e mpiksur në mitrën e nënës). Lexo! Dhe Zoti yt është më i Begati Dhurues." (Al ‘Alak: 1-3).
Pastaj, Pejgamberi s.a.v.s. u kthye, e duke iu dridhur zemra (nga frika), hyri te Hatixhe b. Huvejlidi r.a. të cilës i tha: ‘Më mbuloni! Më mbuloni!’ E mbuluan derisa i kaloi frika. Pasi ia tregoi ndodhinë Hatixhes, tha: ‘Po frikohem!’ ndërkaq Hatixheja ia ktheu: ‘Jo, për Zotin, kurrsesi! Allahu nuk të turpëron dhe nuk të lëshon ty asnjëherë, sepse ti i viziton të afërmit, po u ndihmon jetimëve dhe atyre që nuk janë të aftë, u jep të varfërve, je mikpritës dhe po u ndihmon atyre të cilët e mbrojnë të vërtetën.’
Atëherë Hatixheja e çoi te djali i mixhës së vet, Vereka b. Neufel b. Esed b. Abdi Uzza. Ky njeri e kishte pranuar krishterimin në kohën e xhahilijetit. E dinte mirë shkrim-leximin hebrej dhe përshkruante (transkriptonte) nga Inxhili në gjuhën hebreje, atë që Allahu xh.sh. donte të shkruhej. Ishte plak i këputur (shumë i moshuar) dhe, vërtet, ishte verbuar.
Hatixheja i tha (Verekës):
O djal i xhaxhait, dëgjo diç nga djali i vëllait tënd!’
Vereka i tha (Muhammedit a.s.):
O djal i vëllait tim, ç’është ajo që ke parë?’
Pejgamberi s.a.v.s. ia shpjegoi Verekës ndodhinë që e kishte përjetuar, e Vereka i tha:
Ai është Namusi, të cilin Allahu ia dërgoi Musait. Ah, ta kisha fatin të isha i ri në ditët e thirrjes sate. Ah, ta kisha fatin të isha gjallë kur populli yt do të dëbojë.’
A thua do të më dëbojë? – pyeti (Pejgamberi s.a.v.s.).
Po’ – tha ai – ‘sepse asnjëherë askush nuk ka sjellur diç t ngjashme si ti, e që nuk është sulmuar. Po të jem gjallë, do të ndihmoj ty sa të mundem.’
Nuk kaloi shumë pas kësaj e Vereka vdiç. Edhe Shpallja për një kohë pushoi.


Edituar për herë të fundit nga SAJO në Fri Jun 03, 2011 12:07 pm, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Sajo
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 105
Join date : 14/05/2011
Age : 42

http://www.radio-selex.de

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HADITHE

Mesazh nga Sajo prej Thu Jun 02, 2011 11:47 am

Nga Ebu Hurejre r.a. përci­llet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu i Madhëruar është xheloz. Xhelozia e All-llahut vjen në shprehje kur njeriu i bën ato vepra të cilat i ka ndaluar All-llahu”. (Muttefekun alejhi)

Nga Ebu Hurejre r.a. përci­llet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Nga e mira e Islamit të njeriut është lënia e asaj nga ajo që nuk i intereson”. (Hadith hasen. Trans­me­ton Tirmidhiu dhe të tjerët)
Trans­me­tohet nga Enesi r.a. se ka thënë: “Vërtet ju i bëni disa punë të cilat në sytë tuaj janë më të vogla se qimja e flokut, kurse ne në kohën e Të Dërguarit të All-lla­hut s.a.v.s. i numëronim dhe kon­sideronim prej ga­bimeve (mëkat­eve) më të mëdha”. (Buhariu)


Edituar për herë të fundit nga SAJO në Fri Jun 03, 2011 12:07 pm, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Sajo
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 105
Join date : 14/05/2011
Age : 42

http://www.radio-selex.de

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HADITHE

Mesazh nga Sajo prej Thu Jun 02, 2011 11:52 am

Nga Aisheja r.anha thuhet: “Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ishte duke ngrënë ushqim me gjashtë shokët e vet. Erdhi një beduin dhe e hëngri ushqimin me dy kafshata. Pej­gam­be­ri s.a.v.s. u tha shokëve të vet: “Ja pra ky sikur ta kishte emërtuar (me bismil-lah) do t’u kishte mjaftuar edhe juve (ushqimi i tij)”. (Tirmidhiu thotë: hadith hasen sahih)

Umer ibnu Ebi Selem r.anhuma thotë: “Isha fëmijë dhe nën mbikëqyrjen e Pej­gam­be­rit s.a.v.s. në shtëpinë e tij. Njëherë, para se t’ia fillojmë ushqimit, zgjata dorën në një enë të ush­qimit, por Pej­gam­be­ri s.a.v.s. më tha: “Djalosh, thuaj ‘Bismil-lah’, përmende emrin e All-llahut, ha me dorën e djathtë dhe ha para vetes”. (Muttefekun alejhi)
Safvan bin Assal r.a. tre­gon: “Një çifut i thotë shokut të vet: Eja me mua te ky Pej­gam­ber,
dhe shkuam ke i Dërguari i All-llahut dhe e pyetëm për shpjegimin e ajeteve (nëntë mrekullive të mëdha të All-llahut), ndërsa trans­me­tuesi pasi e ka përmendur hadi­thin për ato ajete, thotë: “Në fund të dy e puthën dorën dhe këmbën e Pej­gam­be­rit s.a.v.s. dhe thanë: dësh­mojmë se ti je i Dër­guari i All-llahut”. (Tirmidhiu dhe të tje­rët me sened të vërtetë)


Edituar për herë të fundit nga SAJO në Fri Jun 03, 2011 12:08 pm, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Sajo
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 105
Join date : 14/05/2011
Age : 42

http://www.radio-selex.de

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Besoni apo nuk Besoni ne Fe?

Mesazh nga Sajo prej Thu Jun 02, 2011 11:57 am

Pejgamber alejhi selam ka thanë:
"Besimi i përkryer përbëhet nga gjashtëdhjetë e sa degë (pjesë). Edhe turpi është pjesë e besimit (imanit)."

Gjithashtu me një hadith tjeter sahi Pejgamberi SalAll-llahu Alejhi ve Selem thotë:
"Kush edukohet nga burimet e Pejgamberëve [alejhimusselam] nuk do të dobësohet dhe as që do të humb shpresën. Ai do të mbetet krenar në fenë e tij, i përqëndruar si kodrat, durimtar i cili pret shpërblim nga Allahu, Zoti i tij."

Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] çdoherë kur fillonte fjalimin e tij thoshte:
“Fjala më e mirë është fjala e All-llahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit, punët më të këqija janë ato të shpikurat (në fe), e çdo shpikje është humbje.” Ka edhe shumë hadithe në këtë temë.
Pra, e kemi obligim t'ua tërheqim vërejtjen njerëzve nga kjo vepër, t'i largojmë prej saj dhe t'i këshillojmë për përqëndrim në sunetin e Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe për largim prej asaj që e kundërshton sunnetin.
avatar
Sajo
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 105
Join date : 14/05/2011
Age : 42

http://www.radio-selex.de

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Besoni apo nuk Besoni ne Fe?

Mesazh nga Sajo prej Thu Jun 02, 2011 11:58 am

Ishte njëhere Muhammedi SaLAll-llahu Alejhi ve Selem duke ecur me Ebu Bekrin, ky i fundit e vështronte dhe mahnitej me bukurinë e tij dhe i tha: O i Dërguari i All-llahut sa i bukur je!
-Ke të drejtë - iu pergjigj Rasulullahu SalAll-llahu Alejhi ve Selem.
e degjoi kete bisede Ebu Xhehli dhe nje dite i thotë Pejgamberit SalAll-llahu Alejhi ve Selem: O Muhamed sa i shemtuar je.
-Ke të drejtë - i pergjigjet Rasulullahu SalAll-llahu Alejhi ve Selem.

Pasi merr vesh Ebu Bekri për këtë dialog i thotë të Dërguarit të All-llahut:
O i derguar i All-llahut, kur unë te peyat se sa i bukur je, ti me the se kam te drejte dhe kur te tha Ebu Xhehli sesa i shëmtuar je po te njejten pergjigje i ktheve, si ka mundesi? Rasulullahu SalAll-llahu Alejhi ve Selem i pergjigjet:
-PO është e vertetë, të verteten ju kam thënë të dyve, sepse unë jam si një pasqyre, dhe cdokush sheh tek unë atë që ka ne zemer. Ti me the se jam i bukur sepse zemra jote rrezaton mirësi dhe besim, ndersa ati iu duka i shëmtuar sepse nga zemra e tij buron e keqja dhe E mira.
avatar
Sajo
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 105
Join date : 14/05/2011
Age : 42

http://www.radio-selex.de

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Besoni apo nuk Besoni ne Fe?

Mesazh nga Sajo prej Thu Jun 02, 2011 12:00 pm

Pasha Zotin, nuk ka krijuar Allahu ndonjë besimtar e të ketë dëgjuar për mua e të mos më dojë..!
Thotë Ebu Hurejrah: Nëna ime ishte politeiste (mushrike), e thirrësha çdo herë atë ne islam, por ajo refuzonte, derisa një herë e thirra atë e ajo më tha diç të urrejtur për Pejgamberin a.s..
Shkova te Pejgamberi a.s. duke qajtur, i tregova për këtë dhe kërkova prej tij që të lutet për të (nënën time).

Tha a.s.:O Allah,udhëzoje nënën e Ebu Hurejres! Dola prej Pejgamberit a.s. që të shkoj për ta përgëzuar atë dhe arrita në shtëpi. Dera ishte e mbyllur, dëgjova ujin të rrjedhte dhe ia dëgjova zërin e saj duke më thënë: Qëndro aty! Pas pak u hap dera dhe ajo shpejtoi me shpejtësi drejt mbulesës dhe tha: "Dëshmoj që nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij!
Tha Ebu Hurerjra: Shkova tek Pejgamberi a.s. duke qajtur prej gëzimit, sikur qava nga pikllimi dhe i tregova për këtë Pejgamberit a.s.
Pastaj i thash: Lute Allahun që të më bëj të dashur mua dhe nënën time prej robëve të tij besimtar!
Tha a.s.: "O Allah, bëne të dashur këtë robin tënd dhe nënën e tij tek robët e Tu besimtarë dhe bëni besimtarët të dashur tek këta dy.
avatar
Sajo
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 105
Join date : 14/05/2011
Age : 42

http://www.radio-selex.de

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Besoni apo nuk Besoni ne Fe?

Mesazh nga Sajo prej Thu Jun 02, 2011 12:03 pm

Na ka treguar Adem b. Ebu Ijasi, ky nga Shu’be, ky nga Abdullah b. Ebu Seferi dhe Ismaili, këta nga Sha’biu, ky nga Abdullah b. Amri r.a., e ky nga Pejgamberi s.a.v.s., i cili ka thënë:
"Musliman i vërtetë është ai, që nga gjuha dhe dora e tij janë të qetë muslimanët e tjerë, kurse shpërngulës (muhaxhir) i vërtetë është ai, i cili e largon atë që Allahu xh.sh. e ka ndaluar."

15. Na ka treguar Ja’kub b. Ibraihimi, këtij Ibni Ulejje, ky transmeton nga Abdu-l-Aziz b. Suhejbi, ky nga Enesi, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s (sipas një senedi tjetër): Na ka treguar Ademi,
ky nga Katade, ky nga Enesi, i cili ka treguar se Pejgamberi s.a.v.s ka thënë:

"Asnjë nga ju nuk do të jetë besimtar (i mirë) derisa unë nuk do të jem më i dashur te ai se prindët e tij, fëmija i tij dhe njerëzia përgjithësisht".

Na ka treguar Ebu-l-Jemani, këtë e kishte njoftuar Shu’ajbi, këtë Ebu Zinadi, këtë A’rexhi, e këtë Ebu Hurejre, i cili ka thënë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Kush e kalon Natën e Kadrit duke bërë ibadet dhe duke llogaritur (vetëm në shpërblimin e Allahut), do t’i falen gabimet e bëra më parë."
avatar
Sajo
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 105
Join date : 14/05/2011
Age : 42

http://www.radio-selex.de

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Besoni apo nuk Besoni ne Fe?

Mesazh nga Sajo prej Thu Jun 02, 2011 12:06 pm

Ibrahimi transmeton nga Salih b. Kejsani dhe Ibni Shihabi, kanë thënë, kurse Urve transmeton nga Humrani:
"Pasi Uthmani mori abdest, tha:
Dëgjoni! Do t’ju tregoj një hadith – e po të mos kishte ndonjë ajet, unë nuk do t’ua tregoja juve (hadithin). E kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë:
Çdonjërit, që në mënyrë të rregullt merr abdest dhe fal namazin, do t’i falen gabimet (gjynahet) gjatë kohës në mes abdestit dhe namazit përkatës, derisa të falë atë namaz’."
avatar
Sajo
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 105
Join date : 14/05/2011
Age : 42

http://www.radio-selex.de

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Besoni apo nuk Besoni ne Fe?

Mesazh nga Sajo prej Thu Jun 02, 2011 12:16 pm

Na ka treguar Muhammed b. Sinani, këtij i kishte treguar Fulejhu, e sipas një vargu tjetër të transmetuesve, më ka treguar Ibrahim b. Mundhiri, këtij Muhammed b. Fulejhu, këtij babai i vet, këtij Hilal b. Aliu, ky nga Ata b. Jesari, ky nga Ebu Hurejre r.a., i cili ka thënë:
"Derisa Pejgamberi s.a.v.s. në një rast ishte duke folur para popullit, erdh një beduin dhe pyeti:

Kur do të jetë Çasti i Kijametit?’
Pejgamberi s.a.v.s., megjithatë, vazhdoi të flasë. Disa njerëz (të pranishëm aty) thanë se Pejgamberi s.a.v.s. e dëgjoi se çka e pyeti ai, por nuk i pëlqeu ajo që e pyeti, kurse disa të tjerë thanë se Pejgamberi s.a.v.s. nuk e dëgjoi fare.
Kur Pejgamberi s.a.v.s. e mbaroi fjalimin e tij, si duket, pyeti:
Ku është ai që, mendoj se pyeti për Çastin e Kijametit?’
Ja, unë o Resulullah’ – u përgjigj beduini.
Momentin e Kijametit prite, kur të zhduket siguria’ – u përgjigj.
Si do të shkatërrohet?’ – ishte pyetja tjetër.
‘Kur t’i besohet detyra atij që nuk është për të i aftë dhe kompetent, prite Ditën e Kijametit’ – tha (Pejgamberi s.a.v.s.)."

Haadithi nr.59 te Sahih´ ul ´Buhari
Jakub el-Makfufi ka thënë: "Person i sinqertë është ai i cili i fsheh veprat e tij të mira sikurse që i fsheh veprat e tij të liga."
avatar
Sajo
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 105
Join date : 14/05/2011
Age : 42

http://www.radio-selex.de

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HADITHE

Mesazh nga Sajo prej Fri Jun 03, 2011 12:10 pm

Thuaj: "Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te All-llahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është All-llahu, e unë nuk jam nga idhujtarët." (Jusuf: 108

avatar
Sajo
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 105
Join date : 14/05/2011
Age : 42

http://www.radio-selex.de

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FALENDERIMI I TAKONE VETEM ALL-LLAHUT

Mesazh nga Sajo prej Fri Jun 03, 2011 12:14 pm



Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
"O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!" (Ali Imran: 102)
"O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju." (En-Nisa:1)
"O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh." (El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë - udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid'at dhe çdo bid'at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr..

avatar
Sajo
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 105
Join date : 14/05/2011
Age : 42

http://www.radio-selex.de

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Besoni apo nuk Besoni ne Fe?

Mesazh nga albi prej Fri Jun 03, 2011 8:35 pm

sajo selam allejkum besoj ne zot dhe i frigohem zotit jam fetar musliman e fali farzin dhe synet rregullisht

albi
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 14
Join date : 03/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Besoni apo nuk Besoni ne Fe?

Mesazh nga Sajo prej Tue Jun 14, 2011 8:58 am

ALEJKUM WE SELAM VELLA I DAHSUR ALBI me vjen mir qe me shenove dhasht i madhi all-llah te shperblen mir se erdhe ne kete forum po mundohem sado pak diqka te bej ketu rreth fes islame.te pershendes albi we selam alejkum.Paqja dhe meshira qofshin mbi ymetin musliman dhe familjet tona
avatar
Sajo
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 105
Join date : 14/05/2011
Age : 42

http://www.radio-selex.de

Mbrapsht në krye Shko poshtë

video klipe islame

Mesazh nga Sajo prej Tue Jun 14, 2011 8:59 am

avatar
Sajo
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 105
Join date : 14/05/2011
Age : 42

http://www.radio-selex.de

Mbrapsht në krye Shko poshtë

video klipe islame adem ramadani

Mesazh nga Sajo prej Tue Jun 14, 2011 9:02 am

avatar
Sajo
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 105
Join date : 14/05/2011
Age : 42

http://www.radio-selex.de

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ilahi nga adem ramadani video

Mesazh nga Sajo prej Tue Jun 14, 2011 9:05 am



avatar
Sajo
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 105
Join date : 14/05/2011
Age : 42

http://www.radio-selex.de

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Besoni apo nuk Besoni ne Fe?

Mesazh nga Sajo prej Tue Jun 14, 2011 9:07 am


avatar
Sajo
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 105
Join date : 14/05/2011
Age : 42

http://www.radio-selex.de

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ilahi video klip

Mesazh nga Sajo prej Tue Jun 14, 2011 9:10 am

avatar
Sajo
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 105
Join date : 14/05/2011
Age : 42

http://www.radio-selex.de

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Besoni apo nuk Besoni ne Fe?

Mesazh nga Sajo prej Tue Jun 14, 2011 9:12 am

avatar
Sajo
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 105
Join date : 14/05/2011
Age : 42

http://www.radio-selex.de

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Besoni apo nuk Besoni ne Fe?

Mesazh nga Sajo prej Tue Jun 14, 2011 9:14 am

avatar
Sajo
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 105
Join date : 14/05/2011
Age : 42

http://www.radio-selex.de

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Besoni apo nuk Besoni ne Fe?

Mesazh nga Sajo prej Tue Jun 14, 2011 9:15 am

avatar
Sajo
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 105
Join date : 14/05/2011
Age : 42

http://www.radio-selex.de

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ilahi video klip

Mesazh nga Sajo prej Tue Jun 14, 2011 9:16 am

avatar
Sajo
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 105
Join date : 14/05/2011
Age : 42

http://www.radio-selex.de

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Besoni apo nuk Besoni ne Fe?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi