Kush është në linjë
5 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 5 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

October 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Arbën Aziz Haliti

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Arbën Aziz Haliti

Mesazh nga Dardania prej Fri Apr 24, 2015 2:35 pm

“Kam qenë dhe jam ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”
(Tregim kushtuar Dëshmorit të Kombit, Arbën Aziz Haliti, i cili u mbyt në tortura nga policët kriminelë serbë në stacionin policor të Klinës, më 21 maj 1998)
Dimër e acartë. Era fryntë me gjithë fuqinë e tij dhe, në mbretërinë e borës, askush nuk guxonte të dilte.
Nga dhoma e tij, Arbëni u zgjua papritmas nga zhurmat e jashtme. Qëndroi duke dëgjuar. Në shtëpi dëgjonte një të qarë. Dalloi zërin e nënes Nazmije:
-Ah, si ka vdekur Azizi dhe më ka lënë kështu?! Si do të jetoj unë pa të?! Kam fëmije për të rritur…!
Arbëni mori shapkat e shtëpisë dhe shkoi në dhomën e pritjes dhe iu afrua nenës sikur duke u druajtur 
-O bir, drita e syve të mi, baba yt ka vdekur, nuk është më. 
-Nënë, na ke neve, do të të ndihmojmë, do të përballojmë së bashku këtë situatë! Ne do të të mbrojmë edhe nga kriminelët serbë! Nënë… tha djaloshi dhe u ndërpre. Ishte gati për të qarë, por u mbajt. Jo, unë nuk do të qaj! Baba më donte trim, bërtiti ai!! 
-Biri im, shko në dhomë dhe fli gjumë, nesër e kemi varrimin e babit!
Djaloshi u largua dhe u fut në krevat, por nuk mundi të flinte gjumë. Mendja e tij shkonte në ato ditë kur, së bashku me babain dhe xhaxhain, shkonin në male. Baba i rrëfente për trimëritë e paraardhësve të tij, Sadik dhe Ramë Haliti, të cilat dikur luftuan deri në vetmohim kundër kolonizatorëve serbë. 
Dhe i thoshtë vetës: “Ja mësimin që e mora nga babi im. Më mësoi se, kurdo kur është nevojë, duhet të vazhdojmë rezistencën para pushtuesve. Liria nuk vjen duke fjetur gjumë, por duke luftuar kundër armikut. Kështu, si kanë luftuar Sadikun dhe Ramën dikur!!”
Ditën e nesërme, rrëmujë në shtëpi. Të gjithë duke vrapuar për të sjellë në xhami gjërat e domosdoshme për varrim. Azizi vdiq dhe familja e tij i bëntë një varrim sipas traditës shqiptare. Të gjithë, duke qarë dhe duke vajtuar, por Arbëni, gjatë varrimit, nuk lëvizte nga vendi i tij dhe as nuk qantë. Kishte shtangur në vend…
Para se të mbyllte varri, ai shkoi më afër dhe gjunëzoi para tij. 
“Betoj babë, se mësimet e tua do t’i zbatoj dhe qofsha unë i mallkuar nëse nuk do të luftoj kur të shkrepte pushkën e parë kundër pushtuesit serb! 
Arbeni mori një grusht dheu dhe e vendosi mbi varr, pa iu lëvizur qerpiku. 
* * *
Vitet kaluan, Arbëni u rrit. Nuk ishte më ai djaloshi vogëlush. Ishte bërë gati një burrë, i cili donte atdheun më shumë se gjithçka. 
Ai ishte plot zjarr dhe dëshirë për të luftuar dhe u thoshtë shpesh shokëve të tij: O shokë, lufta e armatosur nuk ka alternativë! 
Ishte në një takim të rastit me dy burra të tjerë. Arbëni nuk i njihte mirë, por një nga fiset e tij u bëri lidhje. Ishin Abedin Rexha- Sandokani dhe Hashim Haliti që do t’i mundesonin Arbenit, bashkangjitjen në UÇK. 
Të dy e vështronin në mënyrë serioze, Arbënin duke folur.
-Duhet të luftojmë për çlirimin e viseve shqiptare nga armiku serb, përsëriti me vendosmëri, Arbëni.
Një djalë shumë serioz, me flokë dhe musteqe të zinj ndërhyri: Sigurisht se lufta nuk ka alternativë, por a je ti i gatshëm të jepesh kontributin dhe, nëse vjen nevoja, edhe të sakrifikohesh për çlirimin e Kosovës? Ky ishte Abedin Rexha.
Arbëni menjëherë iu përgjigj: Jam i vendosur të luftoj dhe të jap jetën për atdhe.
-Atëherë duhet të dish se një forcë e re është e ngritur në malet e Kosovës. Është Ushtria Çlirimtare të Kosovës. A don t’ia bashkangjitesh?
-Dua t’i bashkangjitem dhe të luftoj në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!
-Mirë, ne do të takohemi në pikën Zalla të Osdrinit. Ti e ke për detyrë deri nesër të gjesh dy shokë të tjerë, aq të vendosur si ty për të luftuar dhe së bashku të kryeni ushtrimet ushtarake. Pas një muaj ushtrimesh, duhet të betoni para flamurit kuq e zi në betimin e UÇK-së. Kujdes, se detyra mbart përgjegjesi. Përgjigjesh për keta dy shokë të tu në çdo çështje, i tha Abedin Rexha.
-Do të kryej detyrën menjëherë, tha Arbëni në mënyrë të përpiktë. 
-Në rrëgull, takohemi nesër.
Arbënit, me zemrën mal, vrapoi e mblodhi dy shokët e tij të idealit më besnikë dhe u tha në një shpirt: -Shokë, është krijuar një forcë e re, UÇK-ja dhe, nëpërmjet vëllait, u lidha me dy komandantë të saj. A jeni të gatshëm të luftoni për mëmëdhe? Ne ju kam besim se do jeni luftëtarë të denjë dhe të përkushtuar dhe nuk do të më turpëroni para komandantit.
-Këtu na ke, o Arbën, do të të ndjekim ty deri në fund të botës për largimin e pushtuesit serbomadh!, i tha njeri.
-Mirë, nesër do të betojmë para flamurit kuq e zi në betimin e UÇK-së dhe do t’i bashkangjitemi asaj.
* * *
Në mëngjesin e ardhshëm, Arbëni me të dy shokë të tij takohet me komandant Hashim Haliti në pikën Zalla të Osdrinit. Aty, në një shtëpi të Shtabit të fshatit, Arbëni raportoi:
-Komandant, detyrën e kam kryër. Bashkë me mua janë dy shokë të mi që i kam sjellë për t’u bërë krushq në dasmën e lirisë!
-Të lumtë, o djalë. Do të kryeni ushtrimet bazike ushtarake. Duhet të jeni shumë të disiplinuar, sepse unë nuk merrem me rrugaqëra. A merrni vesh?
-Si urdhëroni, komandant, thanë djemtë. 
Hashimi i mësoi, gjatë një muaj të tërë gjërat elementare ushtarake. I mbajti nën disiplinë të rreptë dhe tanimë ata ishin të aftësuar në artin luftarak.
Pas një muaj, i mblodhi djemtë dhe mbajti këtë fjalim. –Jemi para një udhëkryqi historik. Pushtuesi serb duhet larguar me çdo çmim. Jemi këtu për t’i dalë zot atdheut dhe për ta dëbuar përbindëshin beogradas nga Kosova. Ju, gjatë kësaj muaj jeni të aftësuar në artin ushtarak, art që për ju ishte e panjohur deri më tani. Sot, 7 janar, është ditë e madhe për ju. Që sot do të jeni luftëtarë të UÇK-së. . 
Hashim Haliti solli një flamur kuq e zi, i cili e ngriti në dhomë dhe u tha: -Tregoni pas meje. Unë, ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës betohem se do te luftoj per clirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre….
-Unë, ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…
Ky betim ishte i shkruar me shkronja të arta në zemrën e çdo luftëtari të lirisë.
Hashimi vërejti se Arbeni kishte një mënyrë e zbatimit të përpiktë të urdhërave të tij dhe i propozoi komandant Abedin Rexhës që të caktohet si komandant i skuadrës diverzante. Ai u caktua në këtë detyrë dhe mori pjesë me njesitin e tij në shumë beteja të ashpra në zonën e Drenicës, në Osdrin, Vojnik, Açarevë, si dhe me aksione të panumërta në Jashanicë, Gjitak, Padalisht, në Bernicë, Kërnicë dhe Llaushë. Ai u shqua si luftëtar që luftoi me heroizëm të madh, me vetmohim të vazhdueshëm. Muajt kaluan…
* * * 
Më 19 maj 1998 në mbrëmje, komadant Hashim Haliti e thirri Arbënin dhe i tha: Duhet të niseni që nesër në mëngjes herët drejt fshatit Budisalc. Aty kriminelët serbë janë strehuar dhe ushtrojnë dhunë dhe terror ndaj fshatarëve! Duhet t’i rrethoni dhe nga mbrapa t’i godisni. 
Në mëngjes, Arbëni me skuadrën e tij fillon rrugëtimin drejt fshatit Budisalc. Nuk u errësua prej mengjesit kur nisën. Por, në mes të fshatrave Krushevc e Budisalcë, policia serbë i kapi në pritë. Nisi një betejë të ashpër deri në mbrëmjë. Fishekët ulëritnin kudo. Pozicioni i tyre ishte edhe i granatuar. Luftëtarët e UÇK-së ishin me municion të kufizuar dhe luftuan derisa u mbarua municioni. Atëherë, Arbeni u dha urdhër shokëve të tij: -Shokë, jemi në pritë.Tërhiquni, unë do të qëndroj këtu dhe do t’ju mbuloj!
Njëri prej ushtarëve tha: Nuk të lëmë këtu i vetëm!
Arbëni, në mënyrë të rreptë: E keni urdhër.
Gjashtë ushtarë të skuadrës arritën të shpëtonin rrethimit, duke e lënë Arbënin të vazhdonte rezistencën. 
Beteja ishte shumë e ashpër. Një fishek e goditi Arbënin mu në gjoks. 
Arbëni iu tha vetes: - Duhet të gjej shtigje për të çarë rrethimin. 
I ndodhur në rrethim dhe pa municion, ai përpoqi të terhiqet zvarrë pranë bregut të Drinit, afër një shelgu.
Nuk mundi të vazhdonte me, duke qenë i plagosur. Shelgu i dukej një përbindesh i madh që me gjethet e tij i bënte fllad. Dhimbjet gjatë natës u shtuan. 
Të nesërmen, në mengjës, pa disa policë në uniformë serbë duke e rrethuar vendin. Ishin policët e famëkeqinj Stojan Donçiç e Voja Donçiç,së bashku me dhjetra policë serbë. Ata e torturuan rëndë Arbenin dhe e çuan në stacionin policor të Klinës, ku në tortura mizore, Arbeni vdes. 
Por, gjatë torturavë, ai nuk u dorëzua, edhe pse ishte i plagosur rëndë. 
Ai u thoshtë policëve kriminelë serbë: - Kam qenë dhe jam ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!…
Arbëni u mbyt në torturat e udhëhequra prej kriminelit me uniformë serbe Krsto Gjurishiç.
Dhe kështu mbeti deri në fund: ushtar i denje i UÇK-së   , që me rezistencë e heroizëm kaloi në botën e lavdisë.
Ra për të mos vdekur kurrë!

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi