Kush është në linjë
7 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 7 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

March 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month


Shkuesia....

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Shkuesia....

Mesazh nga Dardania prej Thu Apr 23, 2015 10:00 pm

Ndërmjetësimi për kërkesën e një vajze nuk bëhej drejtpërdrejt nga prindërit, por me anën e një personi të tretë, shkuesit. Shkuesia përdorej gjerësisht. Ajo i paraprinte fejesës dhe martesës. Prindërit ia jepnin fjalën shkuesit, i cili ndërmjetësonte për zënien e vajzës për djalin dhe për martesën e tyre, duke vendosur vetë për këtë çështje, pavarësisht nga fakti që bashkëshortët e ardhshëm as nuk e kishin parë as nuk e kishin njohur njeri-tjetrin.
Në krahina të veçanta të vendit tonë shkuesi thirret me emra të ndryshëm : shkues, mesit, mbles, lajmës, lyes, krushqar. Shkuesi, zakonisht, ishte një mik i të dy familjeve, të djalit dhe të vajzës. Në këtë mënyrë, ai e kishte më të lehtë misionin e tij. Veç kësaj, ai duhet të ishte një person që i njihte mirë zakonet, «njeri i zoti», «i ndershëm», «i dëgjuar» dhe «i pjekur». Këto cilësi i shërbenin shkuesit për përfundimin me sukses të detyrës së tij. Por, padyshim, një detyrë të tillë mund ta merrte përsipër daja e vajzës, që jo rrallë kryente rolin e shkuesit. Në këtë rast, te pala e vajzës nuk krijohej asnjë dyshim për vërtetësinë e fjalëve të dajës në adresë të dhëndrit dhe të familjes së tij.
Detyra e shkuesit ishte sa e vështirë, aq edhe e lodhshme. Ai shkonte disa herë në shtëpinë e vajzës deri sa të bindte prindërit e saj për të mos kundërshtuar kërkesën e bërë6. «O lajmës, o din dushman,/ dhe nga ti s'gjetëm derman», thuhet në një këngë popullore.Shkuesi lavdëronte familjen e djalit, si dhe vetë djalin, duke i veshur atij karakteristikat më të mira që duhej të kishte një mashkull : trim, punëtor, i ndershëm, i zgjuar... Por, ato që kishin rëndësi më të madhe ishin të dhënat për shtëpinë e dhëndrit të ardhshëm, për ekonominë e saj, numrin e njerëzve të shtëpisë (sa më e madhe të ishte familja, aq më e fuqishme ishte dhe, si pasojë, edhe më e pëlqyer), për traditat e saj luftarake, për besën burrërinë. Bukur shprehej kjo në Myzeqenë e Vogël, kur njerëzit e shtëpisë i drejtoheshin shkuesit.
«Ka lëng ? Ka qull ? Ka zile e këmborë ?».7 Dhe me të vërtetë, preokupimi më i madh i prindërve ishte që vajza të martohej në një familje, ku të mos mungonte, të paktën, buka dhe qulli. Kjo tregon edhe varfërinë e madhe të familjes fshatare, shumica dërrmuese e të cilave nuk mund të siguronin bukën e vitit. Rrallëherë rastis që ana e vajzës të jepte pëlqimin që me takimin e parë. Kjo ndodhte në ato raste kur të dyja familjet, që donin të lidhnin krushqi, e njihnin njëra-tjetrën dhe binin dakord që më parë, ndërsa shkuesi kryente një zakon, pa të cilin nuk mund të zihej një vajzë. Gjithashtu, pëlqimi mund të jepej menjëherë edhe kur shkuesi, ishte daja ose një i afërt tjetër i vajzës, për qëllimet e mira të të cilëve nuk dyshonin. Në raste të tilla i ati i vajzës i drejtohej shkuesit: «Hajde, mos qoftë prishur! Ta kam falë vajzën ! Në dorën tënde ! Në e gremiç, më paç në qafë mua dhe atë ! Në na nderofsh, nderet dhe të mirat të ndjekçin pas me gjithë çke !».8
Por, në shumicën e rasteve përgjigja nuk jepej menjëherë. I zoti i shtëpisë, ndonëse kishte të drejta absolute mbi fëmijët, sipas zakonit, i pyeste burrat e shtëpisë, të vëllazërisë dhe të farefisit, të cilët, të gjithë së bashku, hetonin për shtëpinë dhe për djalin. I pari që pyetej nga i zoti i shtëpisë ose nga prindi i vajzës, ishte daja. Kjo dukuri vihej re në mbarë popullin tonë, ndonëse me nuanca të ndryshme në krahina të veçanta. Kujdesi i dajës për zgjedhjen e dhëndrit ose të nuses për mbesat dhe nipat e tij ka zanafillën e vet në periudhën e kalimit nga matriarkati në patriarkat, ku «vëllai i nënës, farefisi mashkull më i afërmi, sipas së drejtës amtare, quhej ende si njeriu më i afërm»9.
Pasi hetohej mirë nga të gjithë, takoheshin me shkuesin në ditën e caktuar dhe i jepnin përgjigjen. Kur pala e vajzës nuk jepte pëlqimin për lidhje krushqie, asnjëherë nuk tregoheshin arsyet e vërteta, duke u përpjekur të mos e fyenin palën e djalit. Kur përgjigjja ishte pozitive, caktohej dita e takimit të të dy palëve. Në përgjithësi, në vendin tonë, për shërbimin që bënte, nga ana e shtëpisë së djalit i jepej shkuesit një shpërblim simbolik, që në të shumtën shprehej në «një palë opinga» ose në «një palë këpucë», duke pasur parasysh dëmin që kishte pësuar, duke shkuar e ardhur nga njëra shtëpi te tjetra. «Sa palë openga shkeve ? Jaho, shkuso ! Dëftoi lalës, t'i pagjuej»10. Më vonë këto morën kuptim më të gjerë, «këpucë», që do të thoshte të paguheshin edhe shpenzimet e ditëve të humbura me këtë rast. Nën këtë emërtim mund të bëheshin edhe peshqeshe të tjera dhe nganjëherë, jepeshin edhe shpërblime në të holla. Duke u ndalur në këtë çështje, vlen të theksojmë se shkuesia duhet të ketë kaluar në tri faza kryesore: faza e parë, kur shkuesi nuk shpërblehej, faza e dytë, kur shkuesi merrte një shpërblim simbolik dhe faza e tretë, kur shkuesi për misionin e tij kërkonte një shpërblim të mirë»12. Në fazën e fundit, kur u përdorën të hollat, qoftë edhe si barasvlerëse të «këpucëve të grisura», s'kemi të bëjmë më me një shpërblim simbolik, por si me një veprim që ndërmerrej nga persona të veçantë për qëllime fitimi. Pra, kjo është koha e degjenerimit të këtij institucioni, periudha e kthimit të tij në një marrëveshje thjesht tregtare, nga e cila shkuesi nxirrte përfitime të mira.13
Në periudhën që kemi marrë në studim, të tria fazat e mësipërme të shkuesit kanë qenë të përhapura në popullin tonë. Pra, ka qenë për mendimin tonë mbizotëruese, faza e dytë, kur shkuesi merrte si shpërblim një peshqesh simbolik. Kjo nuk përjashton edhe rastet kur, njerëz të veçantë, të pandërgjegjshëm dhe të shtyrë nga interesa personale, u bënë shkues profesionistë dhe ushtruan këtë «zanat» vetëm për fitim. Dhe shkues të tillë ka pasur gati në të gjitha krahinat e vendit tonë.
Të nisur nga interesa personale, duke vënë mbi gjithçka fitimin, këta njerëz shpeshherë lidhnin martesa të papërshtatshme, me diferenca të theksuara moshe, me njerëz me të mëta fizike dhe mendore. Dhe, ndonëse opinioni i prapambetur e reaksionar, klasat sunduese dhe feja e përkrahnin një gjë të tillë, shumica dërrmuese e popullit ishte kundër këtyre qëndrimeve. Gjykimi i shëndoshë popullor në krijimtarinë e tij, i ka satirizuar martesat e shëmtuara që bëheshin me shkuesi, si ato me diferencë moshe, martesat në vegjëli etj. Me gojën e të rinjve është shprehur protesta e tyre. «Më thojshin shoqet mbramë ; /Merre moj, merre plakuno/ Plaku kambët si çibuk, /Shpina e plakut ishte knut, /Plaku barkun si saksi, /Plaku buzën si mëlçi, /Qyqja ç'ta baj plakuno»14. Ç'ke, vasho, që lan e qan ? /Laj e qaj se më martune ; /Më martune, më dhanë një plake ; /Ç'i rash ngjat e gdhina large/ Vinte era, moj si.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi