Kush është në linjë
5 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 5 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

October 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Zënia (Fejesa ) dhe Detyrimet Ekonomike Ndërmjet Palës së Djalit dhe Palës së Vajzës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Zënia (Fejesa ) dhe Detyrimet Ekonomike Ndërmjet Palës së Djalit dhe Palës së Vajzës

Mesazh nga Dardania prej Thu Apr 23, 2015 9:45 pm

Zënia e vajzës ishte një marrëveshje ndërmjet zotërve të shtëpive ose prindërve të të rinjve për lidhjen e martesës së ardhshme. Siç e pamë, zënia nuk bëhej me pëlqimin e të rinjve, por me dëshirën e prindërve dhe me ndërmjetësimin e shkuesit. Në të kaluarën, për fejesën e dy të rinjve përdoreshin fjalët : zënie, mblesë, mbulesë, vlesë. Vajza quhej e zënë (e nxanë, e zanë), e vluar, e mbuluar, ndërsa djali i zënë (i nxanë, i zanë) i vluar, i mbuluar. Por, termi më i përdorur ishte i zënë d'he e zënë. Në vendin tonë, në përgjithësi, mosha për zënlen e dy të rinjve ka qënë : për vajzat, 12-14 vjeç dhe për djem, 16-18 vjeç. Kjo nuk do të thoshte që prindërit të mos kujdeseshin për zënien e tyre edhe përpara kësaj moshe. Këtë të drejtë ua jepnin prindërve zakonet patriarkalo-feudale, sipas të cilave, babait i njihej e drejta e pakufizuar mbi fëmijët, pra, edhe e drejta për «zënien» e tyre në çdo moshë e, ngandonjëherë, edhe para lindjes. Ky zakon për parinë kishte karakter të theksuar politik, sepse nëpërmjet fejesave, krushqive, forcohej familja patriarkale, forcoheshin lidhjet ndërfisnore midis familjeve, përjetësohej pushteti politik i klasave shfrytëzuese.
Siç e thamë, zënia e fëmijëve që në vogëli, që në djep dhe, në ndonjë rast që pa lindur, praktikohej në shtresat e pasura. Por, nën ndikimin e tyre, u shtri edhe në shtresat e tjera të popullsisë, megjithës€ ajo praktikohej rrallë. Materiali ynë dhe burime të tjera na lejojnë të gjykojmë se kjo dukuri ka qenë më e përhapur në shekullin e kaluar dhe, ndonëse rrallë, praktikohej në mbarë shqiptarët. «Fëmijët e të dy sekseve fejohen që në djep pa u lejuar që të shihen e të njihen gjatë kohës së fëmijërisë, as kur rriten në moshë, — shkruan Pukvili.
— Ndodh shpesh që të fejuarit të mos dinë se i janë premtuar njeri-tjetrit, një rregull i tillë është e drejta dhe e fshehta e prindërve të tyre, të cilët ua bëjnë të njohur kur u do qejfi. Kur mbaron kjo kohë, vajzat zakonisht janë 12 vjeç dhe djemtë 18 vjeç16. Duke folur për bajraqet e Pultit : Shalën, Shoshin, Krinin dhe Toplanën, si dhe për Rrëzën e Tepelenës, Hani ve në dukje se «fejesat bëhen kur fëmijët janë ende të vegjël, nganjëherë bile edhe kur lidhen në djep17, Fejesat e bebeve qenë thuajse krejt të përgjithshme18, nënvizon Durham. Në shtresat e mesme dhe të varfëra të popullsisë zënia në djep ose pa lindur fëmijët bëhej me qëllim që të forcohej miqësia ndërmjet dy shtëpive. Marrëveshja bëhej drejtpërdrejt, me marrëveshjen e dy të zotëve të shtëpisë ose të dy prindërve të fëmijëve. Kur dy gra nga shtëpia e tyre ishin me barrë, ata shfaqnin dëshirën që, po qe se lindnin njëra djalë e tjetra vajzë, të porsalindurit do të quheshin të zënë ndërmjet tyre. Në ndonjë krahinë bëhej edhe ndonjë ceremoni e vogël dhe, kur lindnin fëmijët me seks të kundërt, lajmërohej me të shtëna pushke se të dy familjet u lidhën me miqësi. Ndodhte që zënia e fëmijëve të bëhej kur këta arrinin 3-4 vjeç. Për ligjësimin e kësaj shkëmbehej edhe buka, domethënë, organizoheshin gosti në të dy familjet.
Lidhur me moshën, është e nevojshme të vëmë në dukje se në popullin tonë, me ndonjë përjashtim, në martesën e vajzave ndiqej radha : më e madhja më parë e kështu me radhë. Kjo respektohej kudo dhe, kush e shkelte, përbuzej nga të gjithë Madje, në zona të veçanta ndodhte që djali, po të kishte motra, nuk martohej para tyre, pavarësisht se mund të ishte më i madh se ato.
Që vajza të quhej e zënë, duhej pa tjetër një ceremoni e rastit, e cila zhvillohej në shtëpinë e vajzës ose në shtëpinë e një të treti (të afërm ose miku të shtëpisë së vajzës). Kjo vizitë në Korcë quhej «të shkelat». Zakonisht, të dy palët rreth 6 ose 8 vetë, nga 3-4 për secilën palë, pasi mbaronin qerasjen, shkëmbenin nishanet ose dorëzonin shënjën («shejin», si përdorej në Veri). Në pergjithësi, shenjën që ia lëshonin në dorë të atit të vajzës e dorëzonte një i afërt i djalit, nganjëherë edhe i zoti i shtëpisë ose shkuesi. Së bashku me shenjën dorëzoheshin edhe të hollat.
KLD e përcaktonte shenjën të përbërë prej «nji unazë të remët a t'argjanët (tash vonë). Unaza e dhetë grosh janë me kanun»19. Në Kosovë vinin në tryezë unazën, dhe një koronë argjëndi, që ishte shenja se u dha fjala. Kjo tregonte që vajza ishte lidhur e nuk mund të jepej gjetiu. Edhe në jug të Shqipërisë, sipas materialit që kemi mbledhur në shumë zona, jepej një shenjë e tillë. «Nishani zakonisht është një pare e vjetër floriri ose sermi, e cila nuk qarkullon në treg»20. Në shumë krahina të Shqipërisë, veçanërisht në veri, së bashku me unazën jepej edhe një shami. Shamia është shenjë rituale që tregonte se vajza ishte e «mbuluar» apo e «zënë».
Në zonat malore dhënia e shenjës ishte një farë kapari, që pala e djalit i jepte asaj të vajzës. Mbas shenjës askush tjetër s'kishte të drejtë të vinte dorë mbi atë vajzë, ndryshe do të binte në gjak.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi