Kush është në linjë
6 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 6 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

February 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Guljelm Radoja

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Guljelm Radoja

Mesazh nga Dardania prej Thu Apr 23, 2015 12:37 pm

 Guljelm Radoja ka lindur në 2 korrik të vitit 1945 në qytetin e Shkodrës. Pas përfundimeve studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) për Dramaturgji në vitin 1972, fillon punën si aktor profesionist në Teatrin e Librazhdit. Më pas largohet nga ky teatër për të punuar si aktor dhe regjisor pranë Teatrit "Bylis" të qytetit të Fierit dhe më pas si aktor në Teatrin "Aleksandër Mojsiu" në Durrës. Ndër interpretimet e tij në teatër mund të përmendim rolet e tij në dramat “Bourgeois Wedding” e Bertold Brehtit, “Me syrin e një klouni” e Heinrich Bëllit, “Trojanët” e Vasilis Theodoropulosit etj.

Në kinematografi ai ka luajtur më shumë se 30 role. Roli i i tij i parë ishte ai i inxhinnierit të pyjeve në filmin "Gjurma" në vitin 1970. Më tej do të vazhdonin një sërë rolesh të tjera si roli i Tenente Gruabardhit në filmin "Në fillim te verës" në vitin 1975, roli i Stefan Bardhit në filmin "Mësonjëtorja" në vitin 1979, roli i Petro Nini Luarasit në filmin "Kush vdes në këmbë" në vitin 1984, roli i priftit në filmin "Kthimi i ushtrisë së vdekur" në vitin 1989, roli i prokurorit në filmin "Kolonel Bunker" në vitin 1998, etj.

Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin "Artist i Merituar". Radoja jeton në Durrës.
Filmografia
Në kërkim të kujt (2011) serial
Der Albaner (Shqiptari) - (2009)
Kronikë provinciale (2009)
Njerez dhe Fate - (2001-2003) mini-seri
Unë ti dhe Kasandra - (1999) (TV)
Dasma e Sakos - (1998) , Sako
Kolonel Bunker - (1998)
Dashuria e fundit - (1995)
Nekrologji - (1994)
Vdekja e burrit - (1992)
Kthimi i ushtrisë së vdekur - (1989) ....Prifti
Flutura në kabinën time - (1988) ...Marku
Eja! - (1987) ...Lirimi
Vrasje në gjueti - (1987) ...Pertefi
Asgjë nuk harrohet - (1985) ....Peshkatari
Mondi dhe Diana - (1985) ....Babai i Mondit
Të paftuarit - (1985)
Vendimi - (1984) .... Leçiano
Kush vdes në këmbë - (1984) ....Petro Luarasi
Gracka - (1983) ....Refiku, radisti
Era e ngrohtë e thellësive - (1982) (TV) ....Rexhepi
Rruga e lirisë - (1982), Aleksi
Nëntori i dytë - (1982) ....Lym Kepi
Gëzhoja e vjetër - (1980) ....Servet Saraçi
Goditja (1980) - (TV) ...Agimi
Dorina (1979) - (TV) ...Viktori
Mësonjtorja - (1979) ....Stefan Bardhi
Gjeneral gramafoni - (1978) ....Zoti Alberto
Në pyjet me borë ka jetë - (1978) ....Inxhinieri
I treti - (1978), major Kelli
Shembja e idhujve - (1977), arkeologu
Zani partizani - (1976) (TV) .... Komisari
Gjenerali i ushtrisë së vdekur - (1976) ....prifti
Dimri i fundit - (1976) ....Togeri gjerman
Në fillim të verës - (1975), Gurabardhi
Shtigje lufte - (1974), fotografi
Gjurma - (1970), inxhinier

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi