Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

January 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Blerim Destani

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Blerim Destani

Mesazh nga Dardania prej Wed Apr 22, 2015 6:34 pm

 Blerim Destani lindi më 12 prill të vitit 1982 në StolbergAachen,Gjermani, është aktor gjermano-shqiptar.

Biografia



Fëmijërinë e tij e kaloi në Tetovë, Maqedoni. Gjithë familja e tij ka prejardhje shqiptare. Prej dhjetë vitesh, Blerimi jeton dhe punon në Gjermani dhe Maqedoni. Pasionin e tij për aktrimin Blerimi e zbuloi shumë herët. Që në moshën 14 vjeçare iu dha roli i tij i parë në filmin televiziv shqiptar “Atje ku nuk lind dielli”. Këtë kohë filloi të merrte mësim aktrimi në Angli. Në vitin 2004 Blerim Destani mori ofertën e parë të madhe për të qenë pjesë e një filmi. Me përfaqësimin e rolit kryesor të Benit, në filmin televiziv kosovar“Metropolet” me regji të Sunaj Raçaj, ai tërhoqi vëmendje të madhe nga publiku në Evropën Juglindore.
Një vit më vonë Blerim Destani bëhet pjesë në filmin “Etjet e Kosovës”. Në filmin “Etjet e Kosovës” Blerim Destani ka veshur petkat e një fshatari që del në luftë, një personazh pa emër e pa fjalë. Kthehet nga lufta i gjymtuar, jeton në një karrike me rrota dhe përjeton çmendurinë dhe vetvrasjen e gruas së tij. Shprehet se ka qenë një rol i vështirë për t’u realizuar dhe një film që përcjell një ngjarje të rëndë. Para se të hynte në sheshin e xhirimit, Destani e ka kërkuar në Kosovën e pasluftës rolin e tij. Ka takuar shumë të gjymtuar, për të kuptuar dhe përjetuar sadopak dhimbjen e tyre. “Në kohën e luftës unë kam qenë në Gjermani dhe si shumë të tjerë ngjarjet i ndiqja nëpërmjet televizionit apo gazetave. Kur m’u ofrua roli u ktheva në Kosovë për të takuar invalidë që të kisha mundësi t’i jepja shpirt rolit tim. Por ata nuk flsinin shumë. Nuk donin të tregonin për luftën dhe atë që kanë ndjerë”, tregon ai duke vazhduar se “kur zbrisnim në sheshxhirim për të realizuar disa skena ku unë isha në karrike, në prapavijën e stafit mund të qëndronin rreth 20 invalidë. Nuk flisnin, vetëm përloteshin kur shihnin xhirimet”.
Megjithatë dëshira e Blerim Destanit, është të mos mbetet vetëm aktor. Ka pasur mundësinë të mbledhë përvojën e parë në fushën e regjisë dhe të produksionit. Ka punuar si ndihmës producent në filmin “Uji i Madh” me regji të Ivo Trajkov në vitin2004, film i cili u përfaqësua në shumë festivale dhe u vlerësua me çmime. Aktualisht merr mësime gjuhësh. Ndërsa në kohën e lirë, Blerim Destani merret me boks dhe të luajë futboll. Hobet e tjera të tij janë të shkojë në kinema dhe të bëjë shumë udhëtime.

Filmografia



  • Atje ku nuk lind dielli (1996)

  • Metropolet (2005) .... Beni

  • Etjet e Kosovës (2006)...ushtari

  • Time of the Comet - Koha e Kometes (2007)...Shestan

  • Separation city (2009) .... Conductor

  • Ved verdens ende - Fundi i Botes (2009) (se shpejti) .... Rudy Huber

  • Get Low - (2009) (e perfunduar) .... Gary

  • Dossier K. (2010) (e perfenduar) .... Nazim Tahir-Nieusbland

  • Wanderhure (2009) (e perfenduar) .... Giso


_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi