Kush është në linjë
3 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 3 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

August 2017
MonTueWedThuFriSatSun
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031   

Calendar Calendar

Top posting users this month


Kush është dallimi midis demokracisë dhe komunizmit?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kush është dallimi midis demokracisë dhe komunizmit?

Mesazh nga Dardania prej Wed Jun 01, 2011 11:46 pm

Nga Andi S. Haxhiaj
I lindur në vitet ’80 realisht nuk e kam kuptuar se çdo të thoshte komunizëm. Kam jetuar vetëm 8 vite në atë sistem, por që realisht nuk e kuptova edhe pse kam kujtime… dhe kujtimet e fëmijëve nuk vdesin kurrë.
Përjetova si një nxënës i klasave të para fillore ndryshimin e sistemit, radhët me orë të gjata vetëm për të blerë një bukë (ishte e vetmja gjë që duhej të bëja kur mbaroja shkollën, të rrija 2 orë në radhë për të blerë një bukë të zezë). Por më në fund erdhi ndryshimi, ndryshim që e kuptova si shprese, pasi vetëm shpresë shikoja në sytë e prindërve të mi dhe njerëzve që kishim përreth.
Dëgjova fjalën demokraci… sa e bukur ishte ajo fjalë, sa dëshirë më jepte ta shqiptoja.
Kuptova realisht që ishim të varfër, që mbledhja e letrave të çamçakizave bëhej vetëm në Shqipëri dhe që kanoçet e Coca- Cola-s nuk duhej të ruheshin, por të hidheshin mbas çdo konsumi… e sa e sa shumë gjëra të tjera që çdo ditë më linin me gojë hapur.
Ato vite të para ishin shumë të pasura me histori dhe fakte mbi maskaradën që komunizmi i kishte bërë këtij vendi. Dëgjova qe komunizmi nuk pyeste popullin, por vendoste vetë, që njerëzit kishin frikë të flisnin se dënoheshin, që vriteshe pa gjyq, të hiqnin nga puna vetëm se mendoje kundër sistemit, të tjetërsonin pronën, udhëheqja e vendit bënte një jetë përrallore dhe më e rëndësishmja, qe individi nuk mund të vendoste fatet e veta, por vendoste shteti për ty.
Sot jetoj realitetin, jam diplomuar 2 herë dhe mendoj se jam shumë i aftë në atë që bëj, por një gjë nuk kuptoj përsëri… SI KA MUNDESI QE SHQIPTARET NUK E KUPTOJNE QE PO JETOJME AKOMA NE KOMUNIZEM??? (Ju lutem analizoni veten tuaj, si e mendonit komunizmin në vitin ‘91 dhe si e shikoni demokracinë e sotme, ju lutem më kundërshtoni ose miratoni me fakte përshkrimin e mësipërm të komunizmit në krahasim me “demokracinë”)
RESPEKTE!
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi