Kush është në linjë
12 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 12 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

October 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Riza Çavolli

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Riza Çavolli

Mesazh nga Dardania prej Tue Apr 21, 2015 1:52 pm

Edukimi


Mësimet e para i kreu në Pejë ndërsa gjimnazin në Prishtinë më 1949.

Në vitin 1954 diplomoi në Fakultetin e Shkencave Matematike - Natyrore në Beograd.

Në vitin shkollor 1968/69 regjistrohet në studime pasuniversitare të drejtimit “Elementetet e regjionalizimit” në Universitetin e Zagrebit. Në vitin 1972 e mbron me sukses tezën e magjistraturës e një vit më vonë paraqet tezën e doktoraturës me titull “Regjioni i Dukagjinit – regjionalizimi fizionomik dhe nodalo-funksional” të cilën mbron me sukses në vitin 1975 në po të njëjtin fakultet.

Veprimtaria



Në vitin 1956 filloi punën në Gjimnazin e Pejës në cilësinë e profesorit të gjeografisë. Njëkohësisht gjatë kësaj periudhe në propozimin e kolegiumit të arsimtarëve të gjimnazit ushtron detyrën e zevendësdrejtorit të shkollës. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe ka qenë edhe deputet në Kuvendin Komunal të Pejës. Për nevojat e arsimit në vitin 1960 transferohet në postin shefit të Seksionit për Arsim dhe Kulturë të Komunës së Pejës dhe rrethinës. Prej vitit 1963-1969 në konkursin e shpallur pranohet në Entin Krahinor për Përparimin e Shkollave në Prishtinë në cilësinë e Këshilltarit për lëndën e gjeografisë. Në vitin l967 në propozimin e kolektivit punues emërohet Kryetar i Bashkësisë Punuese të Entit. Në tubimin e gjeografëve të Kososvës në vitin 1969 zgjedhet Kryetar i Shoqatës së Gjeografëve të Kosovës.Në vitin l968 regjistrohet në shkallen e tretë të studimeve në Fakultetin e Shkencave matematiko natyrore në Zagreb. Magjistron në vitin l972. Një vit më vonë paraeqet tezen e doktoratures me titull"Dukagjini - Regionalizimi fizionomik dhe nodalo-funksional" të cilen e mbrojti me sukses nç vitin l975 Në konkursin e shpallur për lëndën Gjegjeografia matematike dhe Metodika e gjeografisë në vitin 1970 zgjedhet ligjerues në Fakultetin e Shkencave Matamatiko-Natyrore në Katedrën e Gjeografisë.

Në vitin 1975 me propozimin e Këshillit mësimoro-shkencor të FSHMN-së emërohet në postin e dekanit të këtij fakulteti.

Në vitin 1976 zgjedhet professor inordinar, ndërsa më 1986 në thirrjen e profesorit ordinar.

Në vitin 1985 kryen funksionin e shefit të Seksionit të Gjeografisë. Gjatë kësaj periudhe ka publikuar 101 punime shkencore dhe profesionale. Ndër to 4 tekste universitare, 2 punime të veçanta me më se 5000 faqe, 6 tekste për shkolla të mesme dhe 6 tekste për shkollën fillore.

Prof. Dr. Riza Çavolli pjesën më të madhe të trajtimeve i ka orientuar në gjeografinë regjionale të Kosovës. Është i vetmi gjeograf që ka pasur një orientim të tillë si në shtjellimin e lendës në fakultet gjithashtu dhe në trajtimin e shumë punimeve gjeografike. Në të gjitha trajtimet theks të posçëm ka pasur në analizën e marrëdhënieve të njeriut dhe rrethit gjeografik në hapësirën e Kosovës. Ajo edhe i bëhet preokupim kryesor jetësor dhe në pjesën më të madhe të punimeve të botuara shkencore analizon Kosovës si hapësirë reale dhe komplekse, përcakton elementet dominuese gjografike, shkallën e transformimit, perspektivën e zhvillimit, duke i dhënë studimit të gjografisë një vlerë më të madhe shkencore dhe profesionale. Në të gjitha punimet shkencore i jep theks kauzalitetit. Fizionomia, si kategori komplekse gjeografike është një ndër preokupimet kryesore në studimet të cilat shquhen për nga origjinaliteti shkencor.

Gjatë kësaj kohe ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore, simpoziume dhe kongrese që janë organizuar në vend. Aktivitetin e vet profesional e ka pasuruar me shumë vështrime, recensione, kumtesa, përpilime plan programeve mësimore për shkollat e të gjitha niveleve etj. Në vitet e gjashtëdhjeta në mungesë të teksteve origjinale në gjuhën shqipe merret me përkthimin e teksteve të gjeografisë. Përkthen dy tekste të gjeografisë së përgjithshme prej gjuhës serbokroate në gjuhën shqipe të autorëve Dr. Dushan Dukiq dhe Dr Vlladimir Gjuriq.

Pas një pune të gjatë dhe të parreshtur në arsim, u pensionua në vitin 1991. Edhe pse i pensionuar, gjatë periudhës nga viti 1991 deri në vitin 2004 ka qenë i angazhuar në mbajtjen e ligjiratave dhe provimeve nga lëndët: Gjeografia regjionale e Evropës me BSHP, Gjegrafia regjionale e Azisë dhe Integrimet regjionale.

Tekste për Shkolla Fillore, të Mesme dhe Universitare



 Gjeografia e RSFJ, Enti Krahinor i Mjeteve Mësimore të Kosovës, Prishtinë, 1987;

• Gjeografia për kl. VIII të shkollës fillore, “ Libri Shkollor” , Prishtinë 1998;

• Libër leximi gjeografik, Enti Krahinor i Mjeteve Mësimore të Kosovës, Prishtinë 1990;

• Gjeografia e Kosovës (grup autorësh), Enti Krahinor i Mjeteve Mësimore të Kosovës, Prishtinë 1993;

• Gjeografia e BeH dhe e Kosovës (grup autorësh), Svetlost, Sarajevë, 2003;

• Gjeografia e RSFJ për shkolla të mesme, “ Libri Shkollor, Prishtinë 1989;

• Gjeografia e trevave shqiptare për shkolla të mesme, “ Libri Shkollor”. Prishtinë 1999;

• Gjeografia e Shqipërisë dhe e Kosovës (grup autorësh) për shkolla të mesme, “Libri Shkollor”, Tiranë ,2002;

• Gjeografia për klasën e VI të shkollës fillore, "Dukagjini", Pejë, 2004;

• Gjeografia për klasen e X të shkollës fillore, "Dukagjini", Pejë, 2004;

• Gjeografia për klasen e XI të shkollës fillore, "Libri Shkollor", Prishtinë, 2004;

• Gjeografia për klasen e XI të shkollës fillore, "Dukagjini", Pejë, 2005;

• Gjeografia për klasen e XII të shkollës fillore, "Dukagjini", Pejë, 2005;

• Gjeografia regjionale e Evropës me BRSS, tekst universitar, Enti Krahinor i Mjeteve Mësimore të Kosovës, Prishtinë 1983;

• Gjeografia regjionale e Amerikës, Australisë dhe Oqeanisë, tekst universitar, Enti Krahinor i Mjeteve Mësimore të Kosovës, Prishtinë , 1983;

• Gjeografia regjionale e Azisë, tekst universitar, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 1998;

• Gjeografia regjionale e Kosovës, “ Libri Shkollor”, Prishtinë, 1997;

• Gjeografia regjionale e Evropës dhe Bashkësisë së Shteteve të Pavarura, tekst universitar, "Libri Shkollor", Prishtinë, 2002;

• Regjioni i Dukagjinit – Regjionalizimi fizionomik dhe nodalo-Funksional (disertacioni i doktoraturës botuar në serbokroatisht), FSHMN, Prishtinë, 1977;

• Peja – qendër regjionale e Dukagjinit verior ( monografia në dorëshkrim).

Punimet Shkencore dhe Profesionale të Publikuara



• Botimet e veçanta:

1. Regjioni i Dukagjinit – Regjionalizimi fizionomik dhe Nodalo - Funksional (disertacioni i doktoraturës botuar në serbokroatisht), Prishtinë, 1977; 2. Gjeografia regjionale e Kosovës, "Libri Shkollor", Prishtinë, 1997;

• Programe mësimore të lëndës së gjeografisë (grup autor) për Entin Krahinor të Përparimit të Shkollave, Prishtinë, 1974:

1. Për gjimnaz 2. Shkollën Ekonomike 3. Shkollon Normale 4. Shkollën Teknike 5. Shkollën Bujqësore 6. Shkollën e kualifikimit të punëtorëve 7. Shkollën e Muzikës

• Përkthime:

1. Fillet e gjeografisë së përgjithshme nga gjuha serbokroate, në gjuhën shqipe, Prishtinë, 1963 2. Gjeografia e përgjithshme nga gjuha serbokroate, në gjuhën shqipe, Prishtinë, 1965

• Studime dhe artikuj:

1. Peja dhe rrethi i saj, “Përparimi”, nr.5, Prishtinë, 1965;

2. Rrjedhat dhe karakteristikat e emigrimit të popullësisë së Kosovës në bashkëautorësi me A, Pushken, Prishtinë, 1970;

3. Struktura regjionale e komunës së Pejës dhe rëndësia e saj për funksionimin e komunës në Krahinën e Kosovës, Tezë e magjistraturës, Zagreb, 1972;

4. Marrëdheniet kuantitative dhe kualitative të popullësisë dhe shpërndarja e saj në hapësirën e komunës së Pejës. Simpozium jugosllav për popullësi, Ohër, 1972;

5. Disa karakteristika të strukturës agrare dhe diferencimi hapësiror i komunës së Pejës, FSHMN, Prishtinë, 1973;

6. Koncentrimi hapësiror i disa elementeve gjeografike në Krahinën e Kosovës në koautorësi me A. Pushkën, Buletini i FSHMN, Prishtinë, 1973;

7. Disa probleme të mësimit të gjeografisë në KSAK, Simpozium jugosllav, Novi Sad, 1974;

8. Aspekti regjionalo-gjeografik i diferencimit të hapësirës së komunës së Pejës, Buletini FSHMN, Prishtinë, 1975;

9. Migrimet ditore të fuqisë punëtore të Rrafshit të Dukagjinit si problem socialo-ekonomik, Buletini FSHMN, Prishtinë, 1976;

10. Ndikimi i predispozitës hapësinore regjionale në formimin e sistemit të - urbanizimit shembulli nga Kosova, Simpozium jugosllav për urbanizëm dhe kushtet bashkëkohore dhe teknike, Prishtinë, 1977;

11. Diferencimi regjional i vendbanimeve qëndrore në KSAK, Buletini i FSHMN nr. 5. Prishtinë, 1977/78;

12. Mokra Gora – popullësia, Enti Krahinor për Mbrojtjen e Natyrës, Prishtinë, 1978;

13. Regjionalizimi fizionomik dhe funksional i Drenicës, Buletini i FSHMN, Prishtinë, 1979;

14. Hapësira e komunës së Kaçanikut, Kërkime gjeografike, nr. 1, Prishtinë, 1979;

15. Veçoritë themelore të hapësirave të caktuara në KSAK që janë vendimtare për përcaktimin e tyre si parqe nacionale e regjionale dhe elementet qenësore të koncepcionit të mbrojtjes, rregullimit dhe shfrytëzimit në bashkëautorësi me M. Gashin, Brezovicë, 1979;

16. Diferencimi funksional i vendbanimeve qëndrore të KSAK, Simpoziumi jugosllav për gjeografinë urbane, Geografica Slovenica, nr. 10, Lubjanë, 1979;

17. Disa probleme të mësimit të gjeografisë në KSAK, Prishtinë, 1979;

18 Morava e Kosovës- regjionalizimi fizionomik, Economia, nr.5, Prishtinë, 1980;

19. Individualiteti i Malit Sharr, Buletini i FSHMN, Prishtinë, 1980;

20 Rugova – Kontribut diferencimit regjional gjeografik, Buletini i FSHMN, Nr.5, Prishtinë, 1979-1980;

21. Morava e Kosovës – regjionalizimi funksional, Kërkime gjeografike, nr.2, Prishtinë, 1980;

22. Mokra Gora, Natyra e Kosovës, nr.2, Prishtinë, 1981;

23. Dukadjinska regija, Knjizevne novine, Beograd , 1982;

24. Regjionalizimi fizionomik i viseve perëndimore të Drenicës, Buletini i FSHMN, Prishtinë, 1982;

25. Regjionalizimi fizionomik i Kosovës, Simpozium jugosllav për aspektin gjeografik të resurseve natyrore dhe shoqërore në Jugosllavi, Prishtinë, 1984;

26. Disa nga vendbanimet qëndrore në KSAK, Kërkime gjeografike nr.7, Prishtinë, 1985;

27. Zhvillimi historik i konceptit të gjeografisë regjionale, Buletini i FSHMN, Prishtinë, 1985;

28. Regjionalizimi homogjen i pjesës jugore të Dukagjinit, Kërkime gjeografike, nr.6, Prishtinë, 1985;

29. Shestim i regjionalizimit homogjen të Kosovës, Kërkime gjeografike nr.7, Prishtinë, 1986;

30. Disa aspekte rreth konceptit të regjionit gjeografik, Perparimi, nr.3, Prishtinë, 1990;

31. Regjionalizimi fizionomik dhe nodalo-funksional i Kosovës, Simpoziumi shkencor i SHGJK, Prishtinë, 1993;

32. Disa aspekte rreth zhvillimit të konceptit nodalo-funksional Buletini i FSHMN nr.12 Prishtinë, 1998;

33. Fizionomia homogjene e peisazhit si kriter i diferencimit regjional të Kosovës, Buletini i FSHMN, nr.12 Prishtinë, 1998;

34. Vlera natyrore e Bjeshkeve të Nemuna – predispozitë e mire që ato të shpallën park kombëtar, buletini i FSHMN, Prishtinë, 2003;

35. Koncepti gjeografik i regjionit, Lemba, Ulqin;


• Shqyrtime gjeografike (zërat) për enciklopedinë e Zagrebit në gjuhën shqipe:


1. Fushë Kosova;

2. Drenica;

3. Izmornik;

4. Malet e Junikut;

5. Gryka e Kaçanikut;

6. Vitia;

7. Janjeva;

8. Kaçaniku;

9. Kopaoniku;

10. Podgori i Pejës;

11. Anadrini;

12. Podgori i Prizrenit;

13. Opoja;

14. Gora;

15. Sredska;

16. Siriniqi;

17. Metohia;

• Shqyrtime gjeografike (zërat) për enciklopedinë e Shqipërisë:

1. Peja; 2. Prizreni;

3. Gjakova;

4. Istogu;

5. Deçani;

6. Klina;

7. Dragashi;

8. Vitomirica;

9. Juniku;

10. Strellci i Epërm;

11. Strellci i Poshtëm;

12. Carabregu i Epërm;

13. Carabregu i Poshtëm;

14. Prilepi;

15. Isniqi;

16. Komuna e Pejës;

17. Komuna e Prizrenit;

18. Komuna e Gjakovës;

19. Komuna e Istogut;

20. Komuna e Deçanit;

21. Komuna e Klinës;

22. Komuna e Dragashit.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi