Kush është në linjë
3 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 3 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

March 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month


Ekrem Kryeziu

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ekrem Kryeziu

Mesazh nga Dardania prej Mon Apr 20, 2015 10:32 pm

 Ekrem Kryeziu lindi më 1943 në Pejë, Kosovë. Është regjisor për film dhe televizion, autor filmi dhe producent filmi nga Kosova.

Diplomoi në Akademinë e filmit në Beograd, dega e dramaturgjisë, në klasën e prof. Josip Kulungjic. Si student ishte i angazhuar në TVB në punët e spikerit e më vonë edhe të regjisorit në redaksinë në gjuhen shqipe të TV Beogradit. Nga ajo kohë fillon edhe puna e tij si regjisor në TV dhe kinematografi. Momentalisht ligjëron në Prishtinë lëndën e dramaturgjisë. Radhitet si regjisor produktiv në prodhimin e filmit, televizionit dhe teatrit në Kosovë.

Ekrem Kryeziu, ne TVB nga fillimi 1966 që si profesionist i vërtet pas shkollimit ne Akademinë e filmit luajti një rol me rendësi ne aftësimin dhe përkujdesjen artistike te punës me kamere te xhiruesve te redaksisë Shqipe ne TVB gjate viteve 1967-1973. Ne vitin 1967 mori pjese ne realizimin e filmit te pare ne gjuhen shqipe "Uka i Bjeshkëve të Nemura" (1967) si asistent i regjisorit Miki Stamenkovic. Kryeziu dinte ta përdorte kamerën e filmit dhe ne shume raste ka xhiruar dhe ka kryer punët e montazherit ne montimin e kronikave për lajme dhe emisione te ndryshme. Autor dhe regjisor i shquar i teatrit, filmit dhe televizionit. Studion fillimisht për drejtësi, në Zagreb dhe më pas dramaturgji, në Beograd, ku diplomohet, më 1970. Pas studimeve nis një karrierë të gjatë e të pasur, si prozator, autor dramash, skenarist, regjisor e produktor, një karrierë që i jep edhe shumë çmime. Përveç se shkrimtar e artist i angazhuar, është edhe publicist e analist politik, i botuar brenda dhe jashtë Kosovës.

Që kur ishte student, filloi të punojë në TV e Beogradit, si skenarist, redaktor dhe regjisor. Pas demonstratave të vitit 1981, burgoset dhe dënohet me tetë vjet heqje lirie, për veprimtari "irredentiste dhe kundër-revolucionare me qëllim të rrëzimin e sistemit në Jugosllavi". Lirohet më 1985. Themelon kompaninë e prodhimit të filmit dhe muzikës "Labia" dhe i rikthehet punës si produktor, skenarist e regjisor.

Më 1996 themelon degën e Dramaturgjisë në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, të cilën e drejton për tre vjet. Me fillimin e luftës së Kosovës, në prill 1999 dëbohet nga regjimi serb për në Maqedoni, prej nga ku emigron për në ShBA. Pas tre vjetësh përvoje pune në media dhe industrinë e reklamës, rikthehet në Prishtinë, ku jeton edhe sot. Vazhdon të punojë në Fakultetin e Arteve të UP si profesor i dramaturgjisë. Merret dhe me publicistikë dhe analiza politike.

Lista e titujve të veprave të Kryeziut, si autor dhe regjisor është shumë e gjatë. Ajo përmban njëmbëdhjetë filma dokumentarë, prej të cilëve "Një lindje" ka fituar çmimin ORWO, më 1973 ; dy seriale televizive ("Po e zëmë, po e zëmë" 1971, skenarist e regjisor dhe "Pranvera në Prishtinë" 2001, skenarist) ; tri teledrama ("Të ngujuarit" 1972, "Epoka para gjyqit" 1978, "Xhani Ballkaneze" 1980) ; tetë filma TV ("Buka" 1974, "Por" 1974 – regjia më e mirë në Festivalin e Filmit TV, Portorozh, "E kafshoja terrin" 1977 – filmi më i mirë dhe regjia më e mirë po atë festival, më 1978 dhe çmimi i tretë në festivalin ndërkombëtar "Prix d’Italie", në Milano, "Kur pranvera vonohet" 1978 – version kinematografik dhe televiziv me katër pjesë, "Gjurmë të Bardha" 1979 – version kinematografik dhe televiziv me katër pjesë, "Një jetë e tërë" 1980, "Gjurmë të Bardha" 1980 – "Arena e Bronztë" për regjinë në Festivalin e Filmit të Jugosllavisë, në Pula, "Viktimat e Tivarit" 1993 dhe "Rruga Pa kthim" 1994 ; dy videokomedi "Pa pardon" dhe "Sherif Patrioti" 1995 ; dy filma artistikë "Buka e hidhur" dhe "Dashuria e Bjeshkëve të Nëmuna" 1997 ; Ndërsa në fushën e teatrit, ai ka nënshkruar tekstet dhe regjinë e disa dramave të suksesshme, si "Të ngujuarit", 1971 Prishtinë, "Epoka para gjyqit" 1978-2003, Teatri Popullor, Gjakovë, Teatri Popullor, Tiranë, "Korridoret e Tmerrit" 2002, Teatri Kombëtar, Prishtinë, "Lulëkuqet" 2004, Teatri Kombëtar Gjakovë, "Teuta ose qerrja e fitores" 2004.

Në dramat e tij, Kryeziu merret kryesisht me temën dhunës politike dhe rebelimin ndaj saj, ndërgjegjësimin e individit dhe komunitetit për çastin historik.
Regjisor / Skenarist
Kodi i jetes - (2009), Regjisor dhe skenarist
Rruga pa kthim - (1998), Regjisor
Dashuria e Bjeshkëve të Nëmuna - (1997) , Regjisor & Skenarist
Viktimat e Tivarit - (1996), Regjisor & Skenarist
E tërë jeta për një ditë - (1980) (TV), Regjisor & Skenarist
Gjurmët e bardha - (1980), Regjisor & Skenarist
Kur pranvera vonohet - (1980) (mini), Regjisor
Epoka para gjyqit - (1978) (TV), Regjisor & Skenarist
Reslovi - (1978), Regjisor & Skenarist
E kafshoja terrin - (1977) (TV), Regjisor & Skenarist
Piktori Muslim Mulliqi - (1976) (TV), Regjisor & Skenarist
Dita e mërgimtarëve - (1975), Regjisor
Pikë e gurë - (1975), Regjisor & Skenarist
Brigada e VII e Kosovës - (1974), Regjisor & Skenarist
Kosova - (1974), Regjisor & Skenarist
Por - (1974) (TV), Regjisor & Skenarist
Pristinski stari fijaker - (1974) (TV), Regjisor & Skenarist
Hleb - (1973) (TV), Regjisor
Një lindje - (1973), Regjisor & Skenarist
Kullat e Junikut - (1973) (TV), Regjisor & Skenarist
Gjenerata e parë e baletit të TPK-Shkëndija - (1972) (TV), Regjisor & Skenarist
Shkëndija - (1971) (TV), Regjisor & Skenarist
Të ngujuarit - (1971) (TV), Regjisor & Skenarist
Kronika nga Shqipëria - (1971) (TV), Regjisor & Skenarist
Sofra - (1971) (TV), Regjisor & Skenarist
Po e zëmë, po e zëmë - (1970) (mini) TV Seri, Regjisor & Skenarist
Dasma - (1969) (TV), Regjisor & Skenarist
Pasqyra televizive - (1966) TV Seri, Regjisor & Skenarist.
Editor
Piktori Muslim Mulliqi - (1976) (TV)
Pikë e gurë - (1975)
Pristinski stari fijaker - (1974) (TV)
Kullat e Junikut - (1973) (TV)
Dasma - (1969) (TV)
Asistent
Crveni udar - (1974) (third assistant director)
Uka i Bjeshkëve të Nemura - (1968) (second assistant director)
Producent
Epoka para gjyqit - (1978) (TV) (prodhues ekzekutiv)
Piktori Muslim Mulliqi - (1976) (TV) (bashkë prodhues)
Por - (1974) (TV) (asistent)
Pristinski stari fijaker - (1974) (TV) (asistent).

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi