Kush është në linjë
7 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 7 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

March 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month


Simon Rrota

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Simon Rrota

Mesazh nga Dardania prej Mon Apr 20, 2015 8:38 pm


Simon Rrota lindi në Shkodër me 23 tetor 1887 ku edhe mori mësimet e para nga Kolë Idromeno. I jati, Gjush Rrota, i kushtoi vëmendje shkollimit të fëmijëve. Nga djemtë, i pari, Kola punoi si profesor në Katedrën e gjuhës shqipe në Universitetin e Vjenës, ndërsa Justini, prift dhe gjuhëtar i shquar solli në Shqipëri fotokopjen e Mesharit të Gjon Buzukut.
Simoni mësimet e para i mori në filloren e franceskanëve e më pas në shkollën italiane të artizanatit me mësues Saverio Polarolin, duke ndjekur ndërkohë edhe rrethin e pikturës së Kolë Idromenos. Punësohet si çirak tek Ndrek Mini deri sa thirret nën armë nga ushtria turke, së cilës i shmanget duke u hedhur në Mal të Zi prej nga gjen strehim si refugjat politik në Bari të Italisë. Me ndihmën e Polarolit regjistrohet në akademinë e Breras të Milanos të cilën e përfundon nën udhëheqjen e mjeshtrit Kampestrini. Gjatë studimeve lidh miqësi me piktorin Mario Karminatin, kunatin e tij të ardhshëm. Pas studimeve viziton Francën dhe Austrinë, dhe më 1914 kthehet në Shqipëri. Fillimisht punon në Lushnjë si fotograf, më pas si dekorator në shoqëritë kulturore të Shkodrës. Më 1922 emërohet mësues i vizatimit në Gjimnazin Shtetëror prej nga shkëputet vetëm pas 40 vjetëve. Gjatë kësaj periudhe merr pjesë në të gjitha ekspozitat e vendit si dhe në disa aktivitete ndërkombëtare. U vlerësua unanimisht "... për një mënyrë të vetën në të pikturuar, si dhe për krijime" ... tërheqëse, kurjoze.

Rilindasi tek  Artisti


Si tek të gjithë rilindasit ndjenjat patriotike, atdhedashuria ishin shtrati emocional i artit të tij. Simoni nuk i kërkoi kurrë majat e virtuozizmit dhe dukjen e sforcuar. Ai ishte një personalitet i thjeshtë me një dhunti natyrore për punë dhe krijimtari të pandërprerë me çka ngjallte ngado simpati dhe mirëkuptim. Eshtë i pari mësues i vizatimit të cilit do t'i thurren vargje e do t'i këndohen këngë. Ai jetoi dhe punoi në një kohë kur shoqëria dhe shteti shqiptar po hidhnin hapat e para, në një kohë kur çdo gjë me vlerë kërcënohej nga forca të egra fatale, nga terri i gjithëgjindshëm, në një kohë kur një ligësi absurde, e stisur nga njëqind duar të padukshme e rrezikonin imazhin- pikturën shqiptare - po aq sa dhe fjalën shqipe. Në largësinë një shekullore, në vorbullën e përpjekjeve kolektive spikat vepra e artistit dhe pedagogut të paepur i cili do të jetë pjesë e asaj shtylle që siguroi vazhdimësinë, duke u bërë simbol i këmbënguljes dhe i perseverancës kulturore.

Por edhe si natyrë, si karakter, ai ka qenë mishërim i këmbënguljes dhe i përqëndrimit. Duke ja vëzhguar personalitetin jam ndalur veçanërisht në fëmininë e tij pasi kjo duket si një përjashtim. Gjithësaherë ulej të vizatonte qortimet i vinin si grerëza: "Si po e leni me shku kot kët djalë?"... Marshalla me gjithë kët shëndet!"... "Si kështu pa nji zanat?" Përqëndrimi i tij do të ketë patur diçka acaruese sepse në një rast një person e qëlloi me thikë kur e pa se po e skiconte. Në dëshpërim dhe me lotë në sy i rrëfehej Kolës: "Kam me e lanë, kam me heq dorë prej pikture! "A thua me të vërtetë në përqëndrimin e tij kishte diçka jo të zakontë? Për të larguar mëdyshjen le t'ja japim fjalën vetë Simonit: "Bota kur më shihnin tue ba skica nëpër rrugët e qytetit më pyesnin:"Çka je tue ba more djalë? Dhe largoheshin duke i qarë hallin babës:... i shkreti Gjush Rrotë, çfarë djali po i rritet!". Siç dihet vizatimi për fëmijët është dëfrim, një lojë. Tek Simoni do të ketë qenë paksa ndryshe sepse Kolë Idromeno e ngushëllonte sikur të ishte fjala për një martirizim:"... këta njerëz do të jenë dëshmitarët e punës sonë". Ky vrap ndër gurë e pengesa do t'i japë qëndresën e një suste çeliku. Edhe i shkuar në moshë, etja, dëshira për punë do ta ngrinin që me natë për të fituar ditën. V. Jani në monografinë kushtuar Simon Rrotës kujton: "Një herë para nja gjashtë vjetësh u ndesha me të pa lerë dielli tek ura në Ajazëm-bri Rozafatit, me kavalet në dorë. "Kam vjet shumë,- më tha- por nuk due me vdek pa i krye do punë dhe nuk mund të zë vend pa pikturue". Cilado qofshin preferencat personale të artdashësve të shumtë, në një pikë të gjithë bashkohen me kritikën e cila nuk ndesh asnjë kundërthënie midis artit dhe personalitetit të tij si "...një qytetar i mirë, i pa të keq, i drejtë dhe gjithëherë i gëzueshëm. Shprehjet e tij vizuale gjenerojnë impulset e një shpirti të këthjelltë plot mirësi. "Më i riu" i rilindasve e përjetoi atë epokë me gjithë qënien duke mbartur në shtratin e artit të dashur idealin kombëtar dhe mishërimin e tij-Gjergj Kastriotin. "Ndër ditët e sundimit të sulltan Hamitit-tregon piktori-ishte një periudhë kaq e vështirë për piktorët sa mjaftonte me të pa kush në dorë një skicë njeriu për t'u krijuar dyshimi se është fytyra e Skënderbeut. Dhe mjaftonte ky fakt për të dhënë rrugën e internimit ose burgun e përjetshëm". Këtij represioni vite më vonë, artisti do ti përgjigjet me tabllonë "Beteja" ku paraqet Skënderbeun duke u përleshur me tërbim kundër turqve si dhe me kompozimin e njohur "Skënderbeu në shtratin e vdekjes". Gjatë jetës së vetë piktorit ju kushtua kryesisht pejsazhit dhe portretit të cilat do të na i japë "... me ngjyra të gjalla e të forta dhe të bukura... duke trajtuar tema etnografike paraqet edhe objekte të vjetra, shtëpia tipike të moçme, kostume kombëtare... të cilat kanë vlera artistike dhe historike". Narracioni i tij nuk është i rastësishëm, por i qëllimtë. "Tabllotë e tij kanë karakter përshkrues... dhe po ti mblidhnim të gjitha së bashku do të fitojnë më shumë interes se plotësojnë njëra-tjetrën...". Me punë të palodhur ai arriti të bëhet"... një nga portretistët dhe pejsazhistët e rëndësishëm për artin realist shqiptar të gjysmës së parë të shekullit XX". Dëshira e Simon Rrotës ka qenë që "... të japë të gjallë kohën e vet, tua tregojë brezave të ardhshëm se cila qe jetesa, cili qe shpirti, zakoni, zhvillimi, dhe dëshira e shqiptarit dhe kryesisht e shkodranit të shekullit të tij".

Tradita, Arti Klasik dhe Realiteti


Në Itali Simoni ra në kontakt me klasiçizmin e pastër. Piktorët gjenialë si Rafaeli, Veroneze, Tintoreto, Karavaxho e deri tek më të spikaturit e noveçentos lanë gjurmë tek ai. Teknika e draperive të Rafaelit ndjehet mjaft mirë tek portreti i S. P. Pistulit. Ndërsa tek portreti i së shoqes, Karlës, loja e dritë - hijeve krahas butësisë rafaeljane na flet për afinitet me Karavazhistët. Eshtë për të ardhur keq se nga riprodhimet e dobëta artdashësit janë privuar nga ëmbëlsia dhe delikatesa e origjinalit. I dashuruar mbas sfumaturave, me tone të buta dhe të ngrohta artisti u përcjell brezave imazhin e krijesës më të shtrenjtë të jetës së tij. Karla, kjo vajzë milaneze, lë postin e sekretares stenografe në firmën e famshme farmaceutike Montekatini drejt një të ardhme aspak të sigurtë pas Simonit të saj shqiptar. Prodhimtaria e pazakontë (700 vepra) si dhe frymëzimi i pandërprerë i piktorit do të ishin të pamundura pa Karlën besnike. Romantizmin e shëndetshëm si dhe skenat e paqme bukolike Simoni do ti mbaj nën kontrollin e profesionistit serioz. Përshembull në tabllonë "Ura e Mesit" autori nuk ka si qëllim të tregojë arkitekturën e një monumenti kulturor. Harku i madh dhe i rëndë jepet pjesërisht, aq sa me hijen e vet qarkon horizontin, ujrat, dritën dhe bagëtinë duke lënë mënjanë bareshën të zhytur në një vetmi soditëse të një jete të abandonuar. Pëlhurat e tij janë ndërtuar thjeshtë dhe po thjeshtë perceptohen. I përmbajtur dhe i ngrohtë, ndonjëherë më të rradhë e freskon paletën me tone të ftohta si tek pejsazhi modest "Bora pranë Arrës së Pashës". Dëmtimi i dorës (dëmtuar ... dorën) siç është konstatuar ndonjëherë më duket një lloj konforti midis recetave akademike, larg pranimit dinamik të modelit.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Simon Rrota

Mesazh nga Dardania prej Mon Apr 20, 2015 8:57 pm

Përshëndetja e Gurtë e Mesjetës
"Përse mor baba ban gra me japanxha, mure e shtëpi të vjetra e kaq shumë veshje shkodrane?" e pyeti në një rast Maria, nusja e të birit. I mendueshëm i moçmi Simon iu përgjigj:"Ka me ardhë një kohë moj bijë që kanë me u kërku këto dukje dhe veshje dhe rinia nuk do ti gjej ma kurkund" 13. Hijet e rrepta të rrugëve, dyert e mëdha prej guri të latuar me qemer, me pullaz të gjrë për strehë e me frëngji, artisti nuk do ti shohë si dekore të thjeshta dhe kurioze; ai do të hulumtojë shpirtin që ato mbartin. Piktori e di mirë se rrugët e qyteteve kanë diçka nga fytyra e vërtetë e vendit. Kontakti me sa e sa "fytyra" përtej Adriatikut i dha shkathtësinë selektive për të hequr të tepërtat dhe evidentuar domethënien preçize të detajeve. Psikologjia e gurtë e pejsazheve plotësohet me figura të rradha njerëzore; më së shumti gra me veshje tipike lokale. Ato shkojnë dhe vinë duke prezantuar, veshjet, etnografinë, natyrshëm larg pozave dhe sforcimeve; me shami kumashi në kokë, me japanxhat, xhybet, barnavekët dhe eteritë. Në gjithë këto ndërmarrje artisti pati përkrahje dhe mirëkuptim.

Kam bindjen se më mirë vepra dhe personaliteti i Simonit rilevohet po të ballafaqohet me piktorin V. Mio. Ndonëse është konsideruar si një nga "pejsazhistët e parë të plenerit në Shqipëri" 14 më duket se ai mbeti në periferi të impresionizmit; përballë Mios Simon Rrota duket i rreptë dhe disi i ngurtë. Liria poetike dhe intelektuale e Vangjushit mbetet e huaj për të. I ajthëm, tërësisht europian por dhe atdhetar i flaktë, Mio është plot ajër përpara muzgut të përhershëm, pothuaj metafizik të Simonit. Simoni beson në të përjetshmen, në të pandryshueshmen, Mio nuk harxhon kohë për fjalë të tilla. Simoni pikturon Zotin Krisht tek thërret:"Lini fëmijët të vinë tek unë...", ndërsa Mio vendos një kishë në pejsazh i ngazëllyer nga gjetja e një pleneri befasues. Por i mblidhni të gjitha tabllotë e Mios dhe i vendosni përballë një pejsazhi mitik siç është "Derë e Madhe" dhe do të shihni se realizmi tragjik dhe metafizik i kësaj të fundit do ti lë prapa frymëzimet impresioniste. Mio nuk pikturoi në Shkodër ashtu si Simoni nuk do të dinte se çfarë të vendoste përpara dyerve modeste të ulickave të Korçës. Këto dy shprehje artistike kaq të plota dhe të pavarura, pothuaj të njëkohëshme, përbëjnë një pasuri të vërtetë kulturore kombëtare, një traditë origjinale dhe besnike ndaj rrënjëve që u dhanë jetë.

Krimtaria e tij përfshin kompozime, portrete, peisazhe e vizatime me karbon. Ndër më të njohurat janë “Beteja e Skënderbeut” (1916), “Te pusi i fshatit”, “Portë Shkodre”, etj. Në mënyrë të veçantë përmendet për portretin e Lekë Dukagjinit. Punimet e tij artistike e vendosin atë, ndër piktorët më të njohur shqiptar. Vdiq më 27 Janar 1961. Simoni nuk ka gjerësinë e Kolë Idromenos, ai ngjan më tepër me rrjedhën e bollshme të një prroi i cili përshkron kodra dhe male. Zëri i tij modest paralajmëroi një të ardhme për të cilën ai nuk e kurseu talentin. I drejtë dhe gjithëherë i gëzueshëm por pa ju fshehur imazheve dramatike ai kalonte e rridhte për të çuar diku, drejt moteve që do të vinin një mesazh fisnik dhe burrëror. Në mes të artit zyrtar ai nuk bije në sy. Tonet e nostalgjisë dhe një lloj brenge romantike e shoqërojnë ndonjëherë në ngujimin, në vetëflijimin e tij, tek një art me interes të theksuar etnografik. Mbas vdekjes më 1961 ju dha titulli "Piktor i Merituar" dhe më 1999 "Piktor i Popullit"
Galeri, disa nga Pikturat







_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi