Kush është në linjë
5 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 5 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2017
MonTueWedThuFriSatSun
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

Calendar Calendar

Top posting users this month


Esat Oktrova

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Esat Oktrova

Mesazh nga Dardania prej Sun Apr 19, 2015 9:36 pm

Profesor Esat Oktrova, regjisor, Artist i merituar (1930-2001) Esat Oktrova, u lind në Pogradec më 28 prill 1930 dhe vdiq në Tiranë më 21 mars 2001. Mësimet e para i mori në qytetin e Pogradecit dhe në shkollën e mesme në Korçë. Më pas vazhdoi Liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Në këtë kohë fillon karriera e tij në fushën e aktrimit, veçanërisht në Estradën e Ushtarit në Tiranë, ku bie në sy talenti i padiskutueshëm. Pas mbarimit të ushtrisë ai vijoi studimet e larta në Institutin e Lartë Shtetëror të Artit Teatral të Moskës, në Fakultetin e Regjisë, pas përfundimit të të cilit u emërua fillimisht si regjisor e më pas si edhe si Drejtor i teatrit “Migjeni” të Shkodrës.
Esat Oktrova hyri në teatrin “Migjeni” me një formim të konsoliduar si regjisor. Njihte traditat më të mira të teatrit shqiptar që kur studionte në degën e Dramës të liceut artistik “Jordan Misja” dhe arritjet e teatrit botëror nëpërmjet spektakleve të teatrove më të shquara të vendeve të ndryshme, me të cilat ishte njohur gjatë studimeve të larta në Fakultetin e Regjisurës. Në atë fakultet ai fitoi një kulturë profesionale bashkëkohore për teorinë e regjisurës gjithashtu dhe për artet e tjera të domosdoshme për përgatitjen e shfaqjeve skenike si: muzika, artet figurative, arkitektura, skerma, historia e mendimit teatror botëror etj. Në teatrin “Migjeni”, Esat Oktrova punoi nga viti 1960 deri në vitin 1967. Në veprimtarinë e tij krijuese në atë teatër, spikasin:
I. Shfaqjet e inskenuara në teatrin “Migjeni”
1. “Histori irkutase”, dramë nga A. Arbuzov 2. “Këneta”, dramatizim i romanit më të njëjtin titull të Fatmir Gjatës. 3. “Mësuesja”, pjesë nga G. Kellbakian. 4. “Plaku i maleve” (Bajram Curri), dramë nga Ton Shoshi dhe Zef Pali 5. “Gënjeshtra me këmbë të gjata”, komedi nga Eduardo De Filipo 6. “E bardha dhe e zeza” dramë nga Fadil Paçrami 7. “Njerëz të brezit tonë” dramë nga Vasil Kumani 8. “Njerëz të thjeshtë”, dramë nga Ibrahim Uruçi 9. “Shtëpi kukulle” (Nora), dramë nga Henrik Ibsen 10. “Migjeni”, dramë nga Ton Shoshi 11. “Si u kalit çeliku”, dramatizim i romanit me të njëjtin titull të Nikollaj Ostrovskit. 12. “Zekthi”, dramatizim i romanit me të njëjtin titull të Etel Vojniç. 13. “Para agimit”, dramatizim i romanit me të një njëjtin titull të Shefqet Musarajt. 14. “Zekthi”, rivënie në skenë e spektaklit. 15. “Nora”, punim i betejave me shpata në dramën dhe vënien e Andrea Skanjetit.
II. Rinovime shfaqjesh të repertorit të teatrit të vëna nga regjisorë të tjerë.
1. “Shtatë shaljanët”, dramë nga Ndrek Luca 2. “Shtrëngata” dramë nga Aleksandër Ostrovski 3. “Shërbëtori i dy zotërinjve”, komedi nga Karlo Goldoni 4. “ Trumbetjerja”, dramë nga E. Sallinski 5. “Zekthi”, bashkautor në xhirimin e telefilmit për Televizionin Shqiptar, mbi bazën e spektaklit të teatrit “Migjeni” 6. Regjia e tre koncerteve për Festivalin e këngës për fëmijë në Shkodër
III. Autorësi veprash të shkruara për teatrin “Migjeni”, nga Esat Oktrova
1. “Këneta”, dramatizim i tij nga romani i lartpërmendur 2. “Zekthi”, dramatizim i tij nga romani i lartpërmendur 3. “Para agimit”, dramatizim i tij nga romani i lartpërmendur 4. “Si u kalit çeliku”, dramatizim i tij nga romani i lartpërmendur
IV Puna si drejtor i teatrit Migjeni
Në vitin 1966 Esat Oktrova emërohet drejtor i teatrit “Migjeni”, detyrë të cilën e kreu deri në shtator të vitit 1967, kur u transferua në Institututin e Lartë të Arteve (sot Akadamia e Arteve) në Tiranë. Gjatë kësaj periudhe është përpjekur për mbarëvajtjen e punës së teatrit, duke qenë gjithnjë në përkrahje e bashkëpunim të ngushtë me regjisorin e sapoemëruar Serafin Fanko, që e zëvendësoi.
V. Puna si regjisor – pedagog
Në fillimin e viteve ’60 të shekullit të kaluar teatri shqiptar (dhe ai i Shkodrës) ruante trashëgiminë e teatrit amator, karakterin natyralist të tij dhe mungesën e profesionalizmit. Esat Oktrova në teatrin “Migjeni” bëri një punë të madhe pedagogjike me aktorët për t’i shkëputur nga mënyra e vjetër e interpretimit që karakterizohej nga deklamacioni, të bërtiturat, loja natyraliste dhe folklorike e për t’i futur në rrugën e interpretimit bashkëkohor, realist, profesional e me nivel të lartë artistik. Për këtë, paralel me procesin krijues, regjsori i pajisi ata me njohuritë bashkëkohore të mjeshtërisë së aktorit, duke kthyer kështu teatrin në shkollë për interpretuesit. Artistët e talentuar të teatrit “Migjeni” si : Tinka Kurti, Lec Bushati, Bep Shiroka, Roza Anagnosti, etj. e kanë pohuar se shkollën e mjeshtërisë së aktorit që nuk e kishin e kanë kryer më Esat Oktrovën.
VI. Interpretime të Esat Oktrovës në skenën e teatrit “Migjeni”
Oktrova ka interpretuar rolin e Zekthit në shfaqjen me të njëjtin titull, i dubluar më vonë nga Serafin Fanko.

VII. Vlerësime për krijimtarinë e Esat Oktrovës në teatrin “Migjeni”

1. Në Festivalin e dytë kombëtar të teatrove, të dyja shfaqjet e paraqitura: “Histori irkutase” dhe “Këneta” kanë marrë çmimin e parë si spektakle. “Histori irkutase”, ka marrë dhe çmimin e parë për regjinë më të mirë. 2. Spektakli “Plaku i maleve”, është përzgjedhur nga të gjitha teatrot për t’u shfaqur në festimet e 50 vjetorit të Pavarsisë në vitin 1962. 3. Spektakli “Zekthi” ishte shfaqja e parë teatrore që shërbeu për përgatitjen e filmit të parë televiziv shqiptar, prodhim i TVSH. 4. Shfaqja “Histori irkutase” është vlerësuar nga studiuesit si kthesë e teatrit (jo vetëm të Shkodrës) drejt interpretimit dhe regjisë bashkëkohore. Kjo shfaqje, “Këneta”, “Plaku i maleve”, “Gënjeshtra me këmbë të gjata”, Shtëpi kukulle” (Nora), kanë hyrë në fondin e historisë së teatrit. 5. Vlerësime për shumë shfaqje të përmendura më lart janë pasqyruar në organet qëndrore të shtypit të kohës, si: gazeta “Bashkimi”, “Drita”, “Puna”; revistat : “Ylli “, “Miqësia”, Nëntori” “Shqipëria e re”, që botohej në gjuhë të huaj) etj. Të gjitha këto i bënë të njohura arritjet e teatrit “Migjeni” në rang kombëtar. 6. Për rezultatet në krijimtarinë e kësaj periudhe, Esat Oktrova mori titullin: Artist i merituar.

VIII Veprimtari e Esat Oktrovës për shkollën e artit skenik dhe teatrin mbarëkombëtar si regjisor, pedagog, studiues dhe teoricien.


Në Shtator të vitit 1967 Esat Oktrova u transefrua në Tiranë me detyrën e kryetarit të Degës së Dramës (sot Fakulteti i Artit Skenik) në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve). Nga viti 1968 – 73, u emërua shef i Sektorit të Teatrove dhe Estradave në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës. Në vitin 1973 u kthye përsëri për të vazhduar detyrën e kryetarit (dekanit) në Degën e Dramës.


IX PUNA SI DREJTUES DHE PEDAGOG

Në qoftë se në teatrin “Migjeni” Oktrova u dallua si regjisor-pedagog, ku krahas krijimtarisë kryente dhe punë pedagogjike me trupën për të realizuar idenë e tij se teatri duhej të ishte dhe shkollë, në degën e Dramës ai u dallua si drejtues dhe njëkohësisht pedagog –regjisor për të vazhduar idenë se shkolla e artit skenik duhej të ishte dhe teatër, pra e lidhur ngushtë me krijimtarinë e artit skenik. Për ta realizuar këtë ide, atij iu desh të luftonte empirizmin dhe prakticizmin në punën mësimore të këtij institucioni me një jetë akademike pakvjeçare, për ngritjen e nivelit teorik të saj.
1. Për këtë ai u mor me hartimin, shqyrtimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të planeve e programeve mësimore, veçanërisht të lëndëve profesionale: mjeshtëri aktori dhe regjisurë si për shkollën ashtu edhe për kurset pasuniversitare të udhëhequra prej tij. 2. Dha vetë shembullin për hartimin e leksioneve të shkruara nga pedagogët. 3. Mbi bazën e tyre u hartuan tekstet e para, ku Oktrova dha kontribut të veçantë: a) në tekstin “Mjeshtëri aktori” ishte autori kryesor (me bashkautorësi), përpunues dhe redaktor shkencor, b) teksti “Probleme të mjeshtërisë së regjisorit”, u botua postmortum nga familja. 4. Ishte iniciator i organizimit të sesioneve shkencore të degës së artit dramatik, ku ka përgatitur kumtesa për artistë të shquar si A. Moisiu, N. Frashëri etj. 5. Ka treguar kujdes të veçantë për përsosjen e metodave të mësimdhënies me studime dhe zbatimin e tyre në praktikën mësimore. 6. Luftoi për t’i dhënë shkollës fizionomi kombëtare, për të përgatitur aktorë që t’i përshtateshin kërkesave të teatrit me fizionomi kombëtare. Këtë e arriti duke u mbështetur në dramaturgjinë kombëtare, në aktivizimin e aktorëve të shquar të teatrit në mësimdhënie, në takimet e studentëve me aktorë, regjisorë e personalitet të teatrit. 7. Duke e konceptuar shkollën e artit skenik si teatër, bashkë me trupën pedagogjike, provimet e studentëve i organizoi si shfaqje teatrore ku interpretuan së bashku pedagogë dhe studentë, siç ishte rasti i shfaqjeve: “Fillim pranvere” dhe komedia “Tufan në dovlet”, të cilat u nderuan me çmime në Javën e Teatrove. 8. Është themelues i Degës së regjisurës në fakultetin e artit skenik. Për këtë ka kryer studimin përkatës, ka hartuar planin dhe programet mësimore dhe ishte drejtuesi i parë i saj. 9. Përveç punës drejtuese ka qenë vazhdimisht pedagog i dy lëndëve kryesore profesionale: “Mjeshtëri aktori” dhe “Regjisurë”, në të gjitha kurset e profilit të aktorëve dhe regjisorëve dhe në të dy kurset pasuniversitare të regjisë dhe të kritikëve e skenaristëve. 10. Ka udhëhequr dy kurse pasuniversitare një vjeçare.

X Shfaqje të inskenuara

Në Institutin e Lartë të Arteve (Akademia)
1. “Fillim pranvere”, dramatizim nga romani me të njëjtin titull i Fatmir Gjatës, shfaqje me pedagogë e studentë. 2. “Tufan në dovlet”, komedi nga Luan Qafëzezi, shfaqje me pedagogë e studentë. 3. “Mësim nga historia”, dramë nga Luan Qafëzezi, shfaqje me pedagogë dhe studentë 4. Këneta”, dramatizim, punë kursi me studentët për aktorë
Në teatrin Popullor
5. “Bashkë me agimin”, dramë nga Kol Jakova 6. “Kështu të dua”, komedi nga Pëllumb Kulla 7. “Tufan në dovlet”, komedi nga Luan Qafëzezi
Në teatrin “A. Moisiu”, Durrës
8. “Marga”, dramë nga Loni Papa 9. “Njeriu me top”, dramatizim i romanit me të njëjtin titull të Dritëro Agollit.
Në teatrin “Bylis”, Fier
10. “Poemë për tokën”, dramë nga Esat Oktrova e Luan Qafëzezi.

X Veprimtaritë mbarëkombëtare Festivale e Koncerte
1. Regjia e koncerteve të festivaleve folklorike kombëtare të viteve 1968, ’73, ’78, ’83 në Gjirokastër (regjia e hapjes së festivaleve, e vendosjes së grupeve të zgjjedhura në skenë, e paradës së kostumeve në stadiumin e Gjirokastrës, koncertet me numra të zgjedhura në Teatrin e Operas e në Pallatin e Sportit në Tiranë, regjia e grupeve të rretheve të ndryshme etj.) vetë ose me bashkautorë. 2. Regjia e disa koncerteve në rang kombëtar për jubile e përvjetore (koncerti i 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, i 30 vjetorit të Lidhjes së Shkrimtarëve, 100 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, etj.). 3. Regjia e disa koncerteve të fjalës artistike, të dekadave të majit, të koncerteve me artistë të rretheve që jepnin shfaqje në Tiranë etj.
XII Krijimtari artistike e shkruar për skenën
Esat Oktrova ka vazhduar të shkruajë dramatizime. 1. “Fillim pranvere”, dramatizim nga romani me të njëjtin titull, të cilin e inskenoi vetë në skenën e Akademisë 2. “Njeriu me top”, dramatizim nga romani me të njëjtin titull, të cilin e inskenoi në Teatrin Popullor, Gjakovë. 3. “Poemë për tokën”, dramë e shkruar me bashkautorësi të Luan Qafëzezit, inskenuar në Teatrin “Bylis” të Fierit.
XIII Veprimtari studimore shkencore dhe botime
Esat Oktrova ka lënë një trashëgimi të pasur si në fushën e problemve të teatrit ashtu edhe në fushën e pedagogjisë teatrore në këto drejtime: 1. Me kumtesa në sesionet shkencore në rang fakulteti e akademie, në rang kombëtar dhe ndërkombëtar (në Lugano të Zvicrës) për figura të shquara të skenës si, A. Moisiu, N. Frashëri etj. 2. Kumtesa për përvjetore artistësh të shquar të teatrit si: K. Roshi, S. Prosi, S. Pitarka, V. Manushi, P. Stillu, B. Nelku, R. Arbana etj. 3. Studime për probleme të caktuara që dilnin para Fakultetit të Artit Skenik, si: - Studimi për harmonizimin e lëndëve të kulturës së përgjithëshme me ato profesionale - Nevoja për hapjen e profilit të regjisë - Rrugët për sigurimin e kontigjenteve të reja të regjisorëve - Nevoja për harmonizimin e veprimtarisë pedagogjike studimore-shkencore e krijuese të pedagogëve - Kriteret e pranimit në konkurset e studentëve të dramës dhe të regjisë. 4. Artikuj shkencorë për artin regjisorial dhe probleme të aktrimit, studime kritike për spektakle të veçanta, festivale ndërkombëtare botuar në gazetën “Drita”, “Bashkimi”, revistat “Nëntori”, “Skena dhe ekrani”, etj. 5. Studime e portretizime në formë artikujsh dhe bisedash imagjinare për artistë të shquar shqiptarë, si: A. Moisiu, K. Roshi, M. Popi, S. Prosi, T. Kurti, D. Pelingu, etj. Të botuar në gazetën “Drita” dhe revistën “Shqipëria Radiotelevizion”, etj. 6. Intervista në median e shkruar, Radio dhe Televizione për veprimtarinë e tij dhe të teatrit. 7. Udhëheqje punimesh teorike të studentëve diplomantë dhe oponenca për marrje titujsh shkencorë të pedagogëve, drejtim festivalesh të teatrit dhe tavolinash të rrumbullakta ku diskutoheshin probleme të teatrit mbarëkombëtar.
BOTIME LIBRASH E STUDIMESH
1. “Nga jeta në teatër dhe nga teatri në jëtë”, përmbledhje me studime të kritikut të teatrit I. Hoxha. Shtëpia Botuese “N. Frashëri”, Tiranë, 1985 (me bashkautor). 2. “A. Moisiu”, album i ilustruar (me parathënie e shpjegime), Shtëpia Botuese N. Frashëri, Tiranë 1981 ( me bashkautor) 3. “Mjeshtëri aktori”, SHBLSH, Tiranë 1985. (Autori kryesor, përpunues dhe redaktor shkencor). 4. Tetë studime mbi mjeshtërinë e regjisorit botuar në shtatë numra të revistës “Teatër” (Numrat 1, 2, 3, 4 të vitit 1978, numri 5 i vitit 1979, numrat 5, 6 të vitit 1980 dhe revista “Studime mbi artin”, Akademia e Shkencave 1997). 5. Botimi fundamental “Probleme të mjeshtërisë së regjisorit”. Botuar postmortum nga familja. Shtëpia Botuese “Afërdita”, Tiranë 2002.
INTERPRETIME
Esat Oktrova ka interpretuar rolin kryesor në filmin artistik të Kinostudios “Shqipëria e re”: “Zemra që nuk plaken”.

VLERËSIME PËR PUNËN
1. Për kontributin e dhënë në Fakultetin e Artit Skenik (ku punoi deri në ditën e fundit të jetës) Esat Oktrova është vlerësuar si një nga themeluesit e drejtuesit e shkollës sonë dramatike. 2. Për studimet, hulumtimet dhe njohuritë e gjera për teatrin shqiptar e botëror njihet si studiues dhe teoricien i teatrit. 3. Për rezultatet e punës pedagogjike, shkencore dhe krijuese është nderuar me titullin shkencor “Profesor”, me titullin “Qytetar nderi” i Pogradecit, vendlindjes së tij si edhe me titullin “Qytetar nderi i Shkodrë, qytetit ku nisi veprimtarinë dhe karrierën e tij artistike .

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi