Kush është në linjë
2 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 2 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

February 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Drita Agolli ....

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Drita Agolli ....

Mesazh nga Dardania prej Sat Apr 18, 2015 11:42 pm

  Drita Agolli (Strazimiri) lindi më 2 qershor të vitit 1927 në Maqellarë tëPeshkopisë, është aktore, regjisore dhe pedagoge e njohur shqiptare.
Në vitin 1950 fillon punë në Teatrin Popullor si aktore. Roli i parë i Drita Agollit ka qënë Marieli tek "Zëri i Amerikës" nga Lavrenjev, në vitin 1951. Në 1954 Drita Agolli ndoqi studimet e larta ne Institutin e Arteve të Bukura në Bukuresht, Rumani, për skenografi dhe kostume teatri. Në shtator të 1956 vijon studimet e larta në ish Bashkimin Sovjetik, në Institutin e Artit Dramatik të Moskës me emrin e Lunaçarskit (GITIS) për regji teatri. Pasi diplomohet në atdhe, në 1960 emërohet në Teatrin Popullor, si aktore, por pas vitit 1963, e emëruar tashmë regjisore në Teatrin Kombëtar, ve në skenë disa pjesë të suksesshme të dramaturgjisë botërore dhe kombëtare.
Drita Agolli është gruaja e parë shqiptare e diplomuar për regjisorë.
Si aktore përmendim rolet e Marielit "Zëri i Amerikës", Bianka "Otello", Gertruda "Hamleti", Klea "Dhelpra dhe rrushtë", Ortensia "Zonja e bujtinës", Drita "Mbi gërmadhat", Anarda "Qeni i kopshtarit", Elena Andrejevna "Qeni i kopshtarit", Donna Luçia "Karnavalet e Korçës", etj.
Si regjisore ka vënë në skenën e Teatrit Kombëtar dhe në disa skena të qyteteve të tjera të vendit: "Shtrëngata", "Llampa e neonit", "Tokë e zjarrtë", Lumi i vdekur", "Pabesia", "Luiza Miler", "Familja e peshkatarit, "Njerëzit e thellësive", "Te ura", "Djali plangprishës", "Shënomëni dhe mua", "Marianida Pineda", “Njeriu, virtyti dhe kafsha”, etj.
Drita Agolli vlerësohet edhe për kontributin e vyer të saj si pedagoge në Katedrën e Artit Dramatik të Institutit të Lartë të Arteve, sot Akademia e Arteve të Bukura, duke përgatitur disa breza aktorësh, të cilët konsiderohen sot si thesar të artit dramatik dhe kinematografik shqiptar. Në vitin 1974 emërohet Shefe e Katedrës së Dramaturgjisë të atij Instituti.
Duke ia njohur talentin, përgatitjen profesionale artistike dhe pedagogjike, si dhe përkushtimin e palodhshëm të kësaj artisteje ndaj ngritjes dhe evidentimit të vlerave të artit dramatik shqiptar, aktorja, regjisorja dhe pedagogia Drita Agolli nderohet me titullin “Artiste e Merituar” në vitin 1985. Ndërsa në vitin 2001, nderohet me titullin më të lartë "Mjeshtër i Madh" nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
Drita Agolli ka botuar një sërë artikujsh kritikë në lëmin e artit skenik, si dhe një libër autobiografik "I paemri", i pritur ngrohtë nga specialistët e fushës dhe publiku i gjerë.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi