Kush është në linjë
4 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 4 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2017
MonTueWedThuFriSatSun
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

Calendar Calendar

Top posting users this month


Zhvillimi i Fëmijës 3-4 Vjet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Zhvillimi i Fëmijës 3-4 Vjet

Mesazh nga Dardania prej Sat Apr 18, 2015 9:56 pm

Zhvillim social dhe emocional Fëmija juaj tre – katër vjeçar nga foshnjë kalon në fëmijë. Ai fillon të mësojë si të sillet me të tjerët, më mirë t'i kontrollojë emocionet e veta edhe pse sigurisht do të ketë ende nga ndonjë tantrum (reagim impulsiv). Fëmija juaj fillon t'i kuptojë traditat sociale, të jetë i sjellshëm kur ka nevojë. Karakteristikat që vijojnë janë tipike:

Fëmija tre vjeçar kënaqet të luajë me fëmijët e tjerë. Ende mund të ketë frikë nga zhurma, errësira, kafshët, përbindëshat etj. E zhvillon sensin për humor dhe dëshiron të qesh dhe të përsërisë fjalë të ndyta dhe situata të tilla. Ende kërkon qetësues (si kukullën apo batanien e tij) kur është i lodhur apo kur është larg nga shtëpia. Ka shumë ide stereotipe për atë se si duhet të jenë vajzat apo djemtë. Fillon ta marrë përgjegjësinë për tualetën e tij por mund të ketë aksidente gjatë ditës dhe mund të urinojë natën. Në këtë periudhë shumica e fëmijëve tashmë i kanë marr eksperiencat e para në foshnjore.

Zhvillimi i të kuptuarit Bota e tij e brendshme është shumë e fuqishme. Disa herë e ka vështirë ta kuptojë dallimin mes reales dhe asaj që e pretendon. Nuk gënjen me shkak. Tregon një dijeni të caktuar për kohën dhe e kupton që pas natës vjen dita. E kupton që prindërit nuk mund t'ia lexojnë mendimet. Ende nuk i kupton gjërat si lartësia dhe madhësia.

Zhvillimi motorik Në ketë moshë fëmijët kënaqen me aktivitetin fizik. Nuk janë shumë të mirë në caktimin e aktivitetit, do të lodhen shpejt nëse nuk u ofrohen aktivitete më të qeta. Mund ta rrotullojë dhe ta shqelmoj topin por hudhja është ende e rëndë për atë. Lapsin (stilografin) e mban në mënyrë korrekte në moshën katër vjeçare. Gjatë këtij viti do të mësojë te pres me gërshërë.

Gjuha Në moshën tri vjeçare flet me fjali të thjeshta, shpesh belbëzon dhe dyshohet rreth fjalëve. Disa trevjeçarë flasin qartë, të tjerët ende e flasin gjuhën e bebeve. Në moshën tre vjet e gjysmë ata dijnë mesatarisht 1200 fjalë. Shpesh parashtron pyetje që fillon me çfarë, kush, ku dhe pse? Mund të flasin për dje dhe për nesër.

Tualeta Disa fëmijë arrijnë të mësojnë të shkojnë në banjo duke filluar nga viti i tretë, të tjerët jo. Nëse keni edhe fëmijë tjetër, fëmija juaj mund të ngec për shkurt që vetë ta bejë tuletën e tij. Mos u shqetësoni, nëse ekziston shqetësim rreth kësaj pyetje, konsultoni profesionalist (pediatër).

Sugjerimet që mund ta nxisin zhvillimin e fëmijës tuaj Lejohini atij më shumë aktivitete fizike. Furnizojeni me lodra të thjeshta ashtu që fëmija juaj të mund ta mësojë bazën për lojërat grupore. Furnizojeni me muzikë, këngë, fotografi dhe libra me përralla, mundësi të vizatojë dhe të ngjyrosë. Fëmijët mund të kënaqen në emisione televizive të përshtatshme. I ofroni shumë dashuri, argëtim, të qeshur, leje dhe kurajo.

Shenja që sugjerojnë për pengesë në zhvillimin Të gjithë fëmijët nuk janë njësoj dhe nuk përparojnë me të njëjtën shpejtësi, në qoftë se fëmija juaj nuk mund t'i bëjë gjërat të lartë përmendura, nuk do të thotë që ka problem siguri. Megjithatë nëse dallohet shumë nga fëmijët e tjerë apo nëse jeni të brengosur për zhvillimin e tij ose ju duket që ai ngec kërkoni ndihmë profesionale (pediatër). Shenjat që sugjerojnë për problem në zhvillimin :

Nuk komunikon me fëmijët tjerë as me të rriturit gjatë lojës. Është tepër agresiv ose tepër i inhibuar (i tërhequr) me fëmijët tjerë. Kur luan, luan me përsëritje dhe në mënyrë stereotipe. Fizikisht është më pak i aftë se sa fëmijët tjer ë në të njejtën moshë. Nuk i kontrollon të dalat jashtë dhe urinimin. Sërish fillon të urinojë në mbathje pas një periudhe kur ka qenë “i thatë” gjatë ditës. Ende flet joqartësisht apo nuk shqipton fjali. Nuk është i aftë të ndjek instrukcione verbale. Nuk flet derisa luan. Ku të drejtoheni për ndihmë?.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi