Kush është në linjë
8 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 8 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

October 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Zhvillimi i Fëmijës 2-3 Vjet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Zhvillimi i Fëmijës 2-3 Vjet

Mesazh nga Dardania prej Sat Apr 18, 2015 9:47 pm

Zhvillimi social dhe emocional Fëmija në këtë moshë veç më shqipton fjali. Ka mësuar shumë gjëra për raportet mes të afërmve, di t'i dojë (empatia). Ka shumë vetëbesim dhe fjala “jo” është më e pëlqyera për të. Karakteristika tjera për këtë periudhë janë: Sulmet e mllefit/hidhërimit (temper tantrum), kur fëmija e humb plotësisht kontrollin. Fëmijët e kësaj moshe duan të luajnë me fëmijë tjerë, por për kohë të shkurtë, pasi që ende nuk e kanë zhvilluar aftësinë për t'i ndarë gjërat me të tjerët. Janë të padurimshëm, nuk mund të presin dhe u vjen rëndë kur duhet ata ta bëjnë zgjedhjen. Ende nuk mund ta kuptojnë shkakun pse diçka ndodh, dhe nuk mund t'i kontrollojnë impulset. Duan në gjithçka t'i imitojnë të rriturit.

Zhvillimi i të kuptuarit Edhe pse dinë të shqiptojnë shumë fjalë ata nuk mund ta kuptojnë në tërësi kuptimin e tyre. Karakteristikat që vijojnë janë tipike për këtë periudhë: Fëmija dy vjeçar ende mendon që prindi mund t'i lexojë mendimet e tij. Rëndë e bën dallimin mes reales dhe imagjinatës. Kënaqet në lojat “kinse” (shtirja) . Di të heqë vija të ndryshme, pika dhe rrethe, por ende nuk di të vizatojë fotografi.

Zhvillimi motorik Fëmija dyvjeçar ka vetëbesim në aspekt të aftësive motorike, por nuk di të vlerësojë kur duhet të ndalet. Shpesh i teston kufijtë personalë. Nuk ka aftësi ta vlerësojë rrezikun, prandaj prindërit duhet t'i caktojnë kufijtë. Ata duhet t'i ndihmojnë t'i zhvillojë aftësitë, duke i siguruar vend të sigurtë për të lojtur, por patjetër nën kontrollin e të rriturve. Në këtë periudhë fëmija do të mësojë të hipë nëpër shkallë, ta shqelmojë topin dhe të kërcejë. Ndihmon derisa e veshni dhe e zhveshni.

Zhvillimi i gjuhës Gjuha zhvillohet shumë shpejtë. Fjalitë që i shqipton shpesh duken si pa kuptim. Në vitin e dytë, shumica e fëmijëve e dinë emërtimin e shumicës së sendeve ndërsa deri në fund të vitit ata mund të thonë fjali të shkurta. Deri në vitin e tretë mund të ndjekin instrukcione komplekse. Ende kohë pas kohe i përziejnë “unë” me “ju”. Shumica e fëmijëve të kësaj moshe nuk i shqiptojnë qartë fjalët.

Vendosja e shprehive higjienike (bërja e nevojës në nevojtore) Në këtë moshë fëmijët janë të përgatitur ta përdorin nevojtoren. Megjithatë, disa fëmijë i preferojnë pelenat ose u kthehen pelenave nëse lind bebe e re në familje. Sugjerimet që vijojnë mund të shërbejnë për vendosjen e shprehive: E lini të përparojë me shpejtësinë e tij, e inkurajoni ta marrë përgjegjësinë. Nëse nuk përparon mjaftueshëm shpejt, ndaluni pakëz dhe orvatuni sërish kur të rritet edhe pakëz. Nëse është i frikësuar ose nën presion, më rëndë shkon në nevojtore. Konsultoni pediatrin tuaj nëse mendoni që mes jush dhe fëmijës krijohet nervozë e madhe rreth kësaj çështjeje.

Si ta nxisni zhvillimin?

Përkushtoni kujdes fëmijës sa herë që keni mundësi. I lexoni në zë dhe i flisni për fotografitë. I parashroni pyetje, tregoni interesim të vërtetë. Furnizohuni me lodra të ndryshme, letra për të vizatuar, kukulla, arusha, qen, karroca etj. Siguroni mundësi për të lojtur në oborr si rrëshqitëse, rërë etj. I përmbani në përpjekjet ta “hulumtojnë” botën, por keni kujdes për sigurinë e tij. Shenja që sugjerojnë në probleme në zhvillim Të gjithë fëmijët zhvillohen me shpejtësi të ndryshme, kështu që nëse fëmija juaj nuk mund t'i bëjë të gjitha gjërat që janë të përmendura më lartë nuk do të thotë që ka pengesë në zhvillim. Megjithatë, nëse dallon shumë nga fëmijët tjerë të moshës së tij, ose nëse jeni të brengosur për zhvillimin e tij ose ju duket që ngec, kërkoni ndihmë profesionale (pediatër). Shenjat që sugjerojnë në pengesa në zhvillim përfshijnë:

Tantrume të shpeshta (sulme të hidhërimit). Nuk luan, as me fëmijë, e as me të rritur. Nuk do lojra me imagjinatë. Shpesh është në botën e vete dhe nuk përzihet me të tjerë. Rëndë vrapon. Është i plogësht. Nuk mund të hipë nëpër shkallë ose në mobilje të ulta. Nuk është i aftë për të hipur. Nuk është mjaftueshëm aktiv ose tepër aktiv, në krahasim me fëmijët e tjerë të moshës së tij. Nuk është i aftë të ushqehet vetë. Nuk shfrytëzon fjalë për t'u shprehur (t'u tregojë të tjerëve se ç'do). Nuk flet qartë, nuk kuptohet se ç'do të thotë. Ku të drejtoheni për ndihmë?

Pediatri juaj Këshillimore për zhvillimin Klinika e Pediatrisë, Ambulanca Konsultative Neurologjike

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi