Kush është në linjë
7 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 7 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

June 2017
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930  

Calendar Calendar

Top posting users this month


Zhvillimi i Fëmijës 6-9 Muaj

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Zhvillimi i Fëmijës 6-9 Muaj

Mesazh nga Dardania prej Sat Apr 18, 2015 9:29 pm

Zhvillimi social dhe emocional Diku rreth muajit të gjashtë foshnja e kupton që është person më vehte dhe se edhe ju jeni person më vehte, andaj brengoset nëse nuk ju sheh ose nëse nuk ju ndjen në afërsi. Fillon të njoh ndjenja të ndryshme dhe senzacione-p.sh., ndjenjë urie ose ndjenjë që është i vetëm. Ajo është e aftë ta kuptojë çka është e rëndësishme për të, p.sh. anëtarët e familjes. I shpreh ndjenjat e saj-p.sh. dëshira ta merrni në duar ose t'i jepni ndonjë lodër. Kënaqet të flasë apo të luajë me ndonjë, kjo është mosha kur fëmija është shumë i shoqërueshëm.


Zhvillimi motorik Në këtë periudhë foshnja fut në gojë gjithçka. Buzët dhe gjuha janë pjesët më të ndjeshme të trupit dhe përmes tyre fëmija merr të dhëna për formën, përbërjen dhe shijen. Fillon të haj ë ushqim të fortë, në fillim e miksuar e më vonë vetëm e imtësuar, nën kontrollin tuaj. Për të është e vështirë të përtyp, pasi gjer atëherë vetëm ka thithur, prandaj mund ta mbajë ushqimin në gojë. Mëson që diçka guxon ta gëlltis si për shembull ushqimin, e diçka jo, p.sh. lodrën. Gjatë këtyre katër muajve fëmija juaj do të jetë i aftë: Të kthehet nga barkas në shpinë dhe anasjelltas. Të rrijë vetëm ca çaste nëse e veni në pozitë të ulur, më vonë do të mësojë të rrijë edhe pa e mbajtur. Të ngrihet kur është i shtrirë në bark. I shtrirë në bark, fillon të lëviz në fillim në stil komandos (duke u shtyrë me duart) e pastaj zvarritet. E kap trokatësen dhe e shkund. E kalon lodrën nga njëra dorë në tjetrën. I kap këmbët, luan me to dhe i fut në gojë. Të parit dhe të dëgjuarit Foshnja juaj është e aftë të: Fokusojë sende të vogla, pasi që tashmë muskujt e syve funksionojnë mirë. Percepton thellësi, prandaj frikësohet nga lartësia dhe nga rrëzimi. Kthehet kah zërave dhe tingujve që i njeh. Vetë prodhon tinguj, jo vetëm verbalisht por edhe duke i goditur sendet.

Të folurit dhe gjuha Tingujt që i krijon ngjasojnë në fjalë të vërteta. Fëmija juaj: Sigurisht do të shqiptojë njera pas tjetrës një zanore dhe një bashkëtingëllore, si nëna ose babi. Fjala “nëna” është fjala e parë që ndoshta do ta thotë, por jo se e kupton domethënien e saj. Mëson të shfrytëzojë tinguj të ndryshëm kështu që do të mësojë si të reagojë në to. Kënaqet në zërat që i krijon. Eksperimenton me imitimin e tingujve të ndryshëm, si klik, zëra të ndryshëm me buzët si dhe me zëra që ngjasojnë në fjalë. Shfrytëzon më shumë fjalë dhe zëra të ndryshëm që të shprehë emocione të ndryshme. Ndëgjon me vëmendje kur flisni, dhe mundohet t'ju përgjigjet duke shfrytëzuar tinguj bebesh të pakuptueshëm Si ta nxisni zhvillimin e fëmijës tuaj? Bebet kanë nevojë më të madhe për të qënë në komunikim me njërëzit tjerë, se sa të luajnë me lodra. I flisni duke e parë në sy. Luani lojra si “këtu është hunda jote e kjo është hunda e nënës” Luani lojra me kapjen dhe lëshimin e lodrës nga dora, më shumë herë (fëmijët e duan këtë lojë në këtë moshë). Luani symbyllazi në atë mënyrë që ta fshihni fytyrën tuaj pas ndonjë libri dhe ngjashëm. Pastaj, thireni në emër kur do të paraqiteni. Shenja që sugjerojnë për pengesë në zhvillimin Fëmijët zhvillohen me shpejtësi të ndryshme, kështu që nëse fëmija juaj nuk mund t'i bëjë të gjitha gjërat që janë të përmendura më lartë nuk do të thotë që ka pengesë në zhvillim. Megjithatë, nëse dallon shumë nga fëmijët e tjerë të moshës së tij, ose nëse jeni të brengosur për zhvillimin e tij ose ju duket që ngec, kërkoni ndihmë profesionale (pediatër). Shenjat që sugjerojnë në pengesa në zhvillim përfshijnë: Nuk mund të rrijnë ulur. Nuk buzëqeshin e as qeshin në zë. Pamundësi të kapin dhe të mbajnë sende. Nuk mund të kapin një send dhe ta fusin në gojë. Nuk kthehen kur i thërrisni në emër. Tregojnë rezistencë gjatë dhënies së ushqimit të fortë. Pamundësi të krijojnë tinguj dhe zëra të ndryshëm. Pamundësi për të kontaktuar me shikim. Nuk shfaqin gëzim kur i shohin të afërmit. Duken sikur nuk e njohin nënën e tyre dhe anëtarët e tjerë të familjes. Ku të drejtoheni për ndihmë Pediatri juaj. Klinika e Pediatrisë – Ambulanca Konsultative e Ne urologjisë

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi