Kush është në linjë
2 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 2 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

January 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Zhvillimi i Fëmijës, prej të Porsalindur deri 3Muaj

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Zhvillimi i Fëmijës, prej të Porsalindur deri 3Muaj

Mesazh nga Dardania prej Sat Apr 18, 2015 8:56 pm

Zhvillimi social dhe emocional
Nga vetë lindja, të porsalindurit fillojnë të komunikojnë dhe t'ju dërgojnë sinjale pas të cilave duhet të kuptoni se ata janë të lodhur ose të uritur apo përkundrazi, janë të disponuar për lojë. Ata vazhdimisht mësojnë dhe zhvillohen, ndërsa prindërit e kanë për detyrë të ndihmojnë që këto procese të zhvillohen pa pengesa. Duke u kujdesur për beben tuaj ju do të mësoni t'i identifikoni shenjat e saj (“gjuhën e bebeve”). Nëse nuk i njihni dhe nuk u përgjigjeni këtyre sinjaleve, fëmija reagon me të qara. Të porsalindurit nuk e kuptojnë që janë persona të veçantë. Nuk dinë se kush i ushqen dhe kush u ndihmon kur qajnë. Qeshin që nga java 5-7 ndërsa qeshin në zë rreth muajit të tretë. Shumica e bebeve para se të mbushin tre muaj qajnë shumë, sidomos pasdite dhe në mbrëmje. Mos e shkundni për ta qetësuar pasi që mund ta lëndoni. Nga ana tjetër mjedisi rrethues mund të stimulojë tek të porsalindurit e disa orëve imitim të mimikës së të rriturit si protuzion të gjuhës dhe dhe lëvizje të buzëve, duke lënë të shtrohet pyetja për një aftësi sinkronizuese të foshnjës me mjedisin rrethues të foshnjës së posa rritur.
- Të dëgjuarit dhe të parit Të porsalindurit kanë dëgjim të zhvilluar, ata dëgjojnë tinguj edhe para se të lindin. E kthejnë kokën nga ana prej nga vjen zëri. Muskujt e syve te ata, nuk janë të zhvilluar mjaftueshëm edhe pse ata shohin (sidomos me sy gjysmë të mbyllura), kështu që nuk mund t'i organizojnë fotografitë vizuele në forma me kuptim. I tërheq drita e fortë, ngjyrat e forta . Diku nga java e gjashtë sytë lëvizin së bashku. Objekti i parë që e njeh është fytyra e nënës. Gjatë tre muajve të parë, ata fillojnë të njohin disa fytyra të veçanta dhe sende (p.sh. lodrën e tyre).

- Zhvillimi fizik Tetë javët e para foshnjat nuk kanë kontroll në lëvizjet dhe aktiviteti i tyre fizik është refleksiv–i pavullnetshëm: ata e lëvizin trupin kur zgjohen; por ata ende nuk dijnë si të veprojnë që me qëllim ta lëvizin ndonjë pjesë të trupit. Prezent janë reflekset primitive – refleksi i të thithurit, i lakmisë, i të kapurit. Rreth javës së tetë mësojnë ta lëvizin kokën derisa janë të shtrirë në bark. Në muajin e tretë i zbulojnë duart dhe shputat e veta dhe i vështrojnë ato se si lëvizin në ajër, fillojnë t'i lëvizin grushtat drejt fytyrës suaj ose drejt ndonjë objekt të cilin duan ta prekin.


- Të folurit dhe gjuha Për të porsalindurin mënyra e vetme për të komunikuar është të qarit. E rëndësishme është që t'i përgjigjeni sa më herët, që ta kuptojë se ju jeni aty për të. Diku rreth 7-8 javësh fillojnë ta zbulojnë zërin e tyre dhe fillojnë të gugasin dhe të prodhojnë tinguj me zanore. Rreth javës së tetë dëgjojnë derisa u flisni, pastaj u përgjigjen me tinguj të caktuar sikur flisni.


- Si ta nxisni zhvillimin e fëmijës? Përkrahni zhvillimin e bebes tuaj me aktivitetet që vijojnë: Bëni një lodër mobile dhe e lidhni mbi krevatin që ta shohë. Ledhatojeni beben, i flitni ndjeshëm dhe shfrytëzojeni emrin e saj, i lëshoni muzikë, i këndoni, mbajeni më shumë në dorë, le t'ju shohë në fytyrë derisa i flisni, e luhatni.


- Shenja që sugjerojnë pengesë në zhvillimin e fëmijës Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm dhe zhvillohen me shpejtësi të ndryshme, kështu që nëse fëmija juaj nuk i bën gjërat e lartëpërmendura, nuk do të thotë se është i sëmurë. Megjithatë nëse fëmija juaj dallohet shumë nga fëmijët tjerë, ose jeni të brengosur për zhvillimin e tij ose u duket se ngec kërkoni ndihmë nga profesionisti (pediatër). Shenjat që sugjerojnë që ndoshta vërtetë bëhet fjalë për pengësë në zhvillim janë:


- Trupin e ka jozakonshëm të plogësht apo të shtangur. Dora apo këmba e njërës anë dallon në krahasim me anën tjetër në tonusin muskular. Gishtat e dorës gjithmonë janë të mbledhura në grusht. Deri në muajin e dytë – tretë nuk i sheh personat rreth vehtes. Nuk bën gu-gu . Thithja e gjirit është e kompromituar. Periudha të gjata të të qarit dhe vështirësi të mëdha që të qetësohet. Fëmija është jozakonshëm i urtë dhe i qetë. - Ku të drejtoheni për ndihmë Pediatri juaj. Infermierja e patronazhit . Klinika e Pediatrisë – Ambulanca Konsultative e Neonatologjisë.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Zhvillimi i Fëmijës, prej të Porsalindur deri 3Muaj

Mesazh nga Dardania prej Sat Apr 18, 2015 9:25 pm

Zhvillimi i Fëmijës 3-6 Muaj
Në moshë prej tre muajsh shumica e prindërve kënaqen me fëmijën e tyre. Ai veç më i ka kaluar të shumtën e proceseve të adaptimit, karakteristike për përiudhën e të porsalindurit. Foshnja juaj është një qënie sociale e cila kënaqet që është me ju, ndërsa ju jeni mësuar t'i kuptoni porositë e saj dhe të përgjigjeni ashtu siç duhet.

Zhvillimi Social dhe Emocional
Fëmija juaj tashmë e ka mësuar që ju jeni personi që më shpesh ia plotëson nevojat, por ende s'e kupton që ju jeni person më vehte. Kur mbush katër muaj kënaqet në kontakte dhe në biseda, qesh në zë dhe bërtet nga kënaqësia, shqelmon me këmbë, do njerëz rreth tij, interesohet për rrethin dhe për aktivitete të ndryshme.

Zhvillimi motorik Fëmija juaj fillon t'i kontrollojë pjesët e trupit. Mirë është ta lini një kohë të caktuar të shtrirë në bark, gjatë së cilës i luan duart dhe këmbët. Kështu i forcon muskujt dhe kjo gjë ndihmon të aftësohet për aktivitetin e ardhshëm-zvarritjen. Katër muajsh mund ta ngrejë kokën dhe krahërorin kur është i shtrirë në bark. Në këtë pozitë lëviz (bën lëvizje) me këmbët dhe duart. Tre-katër muajsh luan me gishtat. Mund të mbajë sende për kohë të shkurtë. Mundet me dorën sendet t'i afrojë gjer te goja. Gjashtë muajsh fëmija mund të kthehet prej barkas në shpinë. Nëse e vendosni në pozitë të ulur rrëzohet.


Të dëgjuarit dhe të pamurit Tingujt dhe fotografitë i bëhen më të qarta dhe më të definuara. E rëndësishme është të lejoni të hulumtojë, prandaj i jepni kohë ta analizojë detajisht sendin që e sheh dhe i ndihmoni të koncentrohet. Fëmija ndjek me shiqim, sheh nga një send në tjetër dhe mund të fokusohet në objekte të vogla. E teston percepcionin e tij në atë mënyrë që i kap dhe i fut në gojë sendet që i sheh. Njeh zëra dhe e kthen kokën në atë drejtim. Gjuha dhe të folurit Prodhon më shumë tinguj të ndryshëm dhe tregon interes si punon goja juaj dhe si i prodhoni tingujt. Është shumë e rëndësishme të bisedoni me të. Kur fëmija juaj do të prodhojë tingull, e përsëritni pas tij, ashtu edhe ai do të kuptojë çfarë tingulli ka prodhuar. Ia tregoni gjuhën dhe ushtroni së bashku p.sh. “po”. Në këtë moshë fëmija gugat dhe lëshon zëra nga fyti dhe e kthen kokën nga zërat. Si ta nxisni zhvillimin e tij? I flisni fëmijës shumë, bëni grimasa të ndryshme, i këndoni këngë. E vini barkas në dysheme që të luaj për një kohë të caktuar. E lini të xhveshur në dysheme dhe i lejoni të shqelmojë. Vendosni sende me ngjyra të forta që t'i shohë, në distancë që të mund edhe t'i prekë, dhe i thoni që t'i preë. Siguroni më shumë sende (lodra) me të cilat mund të luajë dhe i ndërroni shpesh ose i lëvizni në pozita të ndryshme, kështu që të ketë diçka tjetër për të parë. I vendosni lodrat afër që të mund t'i shohë, t'i prekë dhe të provojë t'i shtyjë. Shenja që sugjerojnë për pengesë në zhvillimin Fëmijët janë të ndryshëm dhe zhvillohen me shpejtësi të ndryshme, kështu që nëse fëmija juaj nuk mund t'i bëjë të gjitha gjërat që janë të përmendura më lartë ndoshta është ashtu pasi që në moment është i zënë me zhvillimin e ndonjë pjese tjetër të mësimit. Megjithatë, nëse dallon shumë nga fëmijët tjerë të moshës së tij, ose nëse jeni të brengosur për zhvillimin e tij ose ju duket që ngec, kërkoni ndihmë profesionale (pediatër). Shenjat që sugjerojnë në pengesa në zhvillim përfshijnë: Një tonus muskular shumë të dobët ose shumë të potencuar. Nuk i shtrin spontanisht gishtat. Duart dhe këmbët i mban të fiksuara të shumtën e kohës. Nuk i ndjek aktivitete me shikim. Prindërit nuk mund ta qetësojnë tërë kohën. Nuk përparon në peshë. Nuk e njeh nënën dhe anëtarët tjerë të familjes. Nuk tregon interes për rrethin. Nuk reagon në tinguj të fortë. Nuk i ndjek tingujt me shikim. Nuk vokalizon aspak (nuk gugat). Ku të drejtoheni për ndihmë? Pediatri juaj. Klinika e Pediatrisë – Ambulanca

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi