Kush është në linjë
3 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 3 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar

Top posting users this month


Sistemi Nervor

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Sistemi Nervor

Mesazh nga Dardania prej Wed Apr 15, 2015 7:12 pm

Receptorët e lëkurës dhe mukozës së gojës e të hundës janë të ndjeshëm ndaj ngacmimeve të prekjes, termike dhe të dhimbjes ; meqë ato na mbajnë në kontakt me botën e jashtme ndjeshmëria e tyre quhet ekzoceptive. Organizmi ka edhe organe të specializuar, që ndodhen të gjithë në kokë, që janë përgjegjës për shikimin, dëgjimin, nuhatjen dhe shijimin.

Disa receptorë të tjerë ndodhen në kapsulat e artikulimit, në muskujt skeletore dhe në lidhjet muskul-tendine : janë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të gjatësisë ose ndja tensioneve të përbërësve të sistemit muskulor (muskujt, tendinat, ligamentet), pra bëhen aktive kur trupi lëviz.

Organet e brendshme kanë sensore që perceptojnë dhimbjen dhe trysninë (për shembull kur mbushet fshikeza, ose ndryshimet kimike (për shembull sasia e dioksidit të karbonit në gjak).

Të gjitha këto informacione duhet ti dërgohen qendrave nervore të cilat i integrojnë me njëra tjetrën dhe me atë që ruajnë në memorie, dhe e përdorin jo vetëm për të na lidhur me botën e jashtme, për të pasur sensin e vendndodhjes dhe drejtimit në hapësirë dhe për të ditur nëse forca muskulore që përdoret është e përshtatshme për rezistencën që duam të mundim, për edhe për të dhëne përgjigje të përshtatshme. Këto të fundit mund të jenë somatike (nëse ndërhyjnë muskujt skeletore) ose të brendshme (nëse ndryshohet aktiviteti i organeve të brendshme).

SN është një kompleks përbërësish në vazhdimësi me njeri tjetrin të përbërë kryesisht nga indi nervor (neurone dhe qeliza gliale) : ndahet në dy pjesë të mëdha, sistemi nervor qendror (SNQ) i cili ndodhet në kafke dhe në palcën kurrizore, dhe sistemi qendror periferik (SNP) që ndodhet në gjithë pjesën tjetër të trupit edhe brenda të gjithë organeve. SNP ku bëjnë pjesë të gjithë receptorët e ndjeshmërisë të lartpërmendur ka si detyre të perceptoje ngacmimet e ambientit dhe ato të brendshmet dhe tia dërgojë SNQ dhe me pas ti dërgojë të gjithë organeve përgjigjet e SNQ. Ky i fundit ka si detyre deshifrimin e informacioneve që vijnë nga periferia, ti përpunoje dhe ti japë një përgjigje të përshtatshme.

SNQ përbëhet nga palca kurrizore, shtylla e trurit (që përbëhet nga palca e zgjatur, ura dhe truri i mesëm), truri i vogël, truri i ndërmjetëm. SNp përbehet nga nervat, nyjet e receptorëve ndjesorë, duke përfshirë organet e shikimit, dëgjimit, ekuilibrit, nuhatjes dhe shijes.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Sistemi Nervor

Mesazh nga Dardania prej Wed Apr 15, 2015 7:17 pm

Përgjithësime për Sistemin Nervor Qendror
SNQ përfaqëson bashkësinë e të gjitha formacioneve nervore që ndodhen brenda kafkës dhe shtyllës kurrizore. Në SNQ ndodhen të gjithë mekanizmat që bëjnë të mundur përshtatjen e vazhdueshme të individit ndaj ndryshimeve të vazhdueshme të ambientit. Ky funksion jep përgjigje mjaft kompleksë nëpërmjet të cilave SNQ rregullon funksionimin e të gjithë aparateve. SNQ lejon përshtatjen si ndaj ambientit rrethues dhe ndaj ndryshimeve të manjentit të brendshëm (sistemi nervor vegjetativ). Ai merr informacione si nga ambienti i jashtëm dhe nga ai i brendshëm nëpërmjet fibrave që çojnë informacion nga periferia. Kjo mundësi rregullohet nga prania e disa receptorëve ndijore (retina e syrit për dritën, Aparati i Kortit në vesh për tingujt, receptorët termike të lëkurës dhe organeve të brendshme për ndryshimet e temperaturës, receptorët kimike për perceptimin e përqendrimeve jonike, receptorët e trysnisë për ndryshimet e saj, receptorët hormonale për kontrollin e funksioneve sekretuese etj)

Këto informacione arrijnë në sistemin qendror ku përpunohen për ti dhëne një përgjigje të përshtatshme natyrës së ngacmimit të perceptuar dhe i dërgohen periferisë nëpërmjet fibrave që dalin nga SNQ. Aktiviteti lëvizor i mirëfillte varet integriteti antomofunksional jo vetëm i fibrave dalëse po dhe nga formacionet receptoriale që dërgojnë informacione ndijore në SNQ dhe sidomos nga integriteti i këtij të fundit që bën të mundur në çdo moment dhënien e përgjigjeve të përshtatshme.

SNQ shfaqet i ndërtuar nga përsëritja e disa qarqeve. Këto qarqe përbëhen nga 1) një qelize që ka kontakt me periferinë, ku mbledh informacionet (neuron ndijor) ; 2) një qelize që i dërgon mesazhe periferisë për të realizuar kontraktimet muskulore ose aktivitetet sekretore (neuron lëvizor) ; 3) një qelize që ndërvendoset mes të dyjave dhe modulon informacionin që vjen me sinjalin dalës (neuron i ndërmjetëm). Parimet kryesore të funksionimit të SNQ mund të konceptohen duke imagjinuar një numër shume të madh të këtyre zinxhirëve. Ka zinxhirë që nuk kanë neuron të ndërmjetëm dhe janë baza e përgjigjeve të menjëhershme, reflekseve. Në të vërtete edhe zinxhirët ku neuroni i ndërmjetëm është i pranishëm mund të japin përgjigje të menjëhershme kryesisht si përgjigje ndaj një gjendjeje urgjete ose për mbrojteje.

Baza e funksionimit të SNQ është neuroni. Neuroni është një qelize e specializuar në përçimin e shpejte të sinjaleve elektrike që pasi arrijnë në fund të zgjatimeve të tij çlirojnë substanca kimike nëpërmjet të cilave neuroni komunikon me qelizat e tjera. Neuroni mund të ndryshoje vazhdimisht sasinë dhe cilësinë e këtyre kontakteve duke krijuar një plasticitet nëpërmjet të cilin SNQ mund të memorizojë eksperienca të reja.
Teoria e Neuronit
Kjo teori mbështet në ndarjen anatomike të çdo elementi nervor nga të tjerët. Pra SNQ (Sistemi Nervoz Qendror) është i ndërtuar nga elemente qelizore të ndarë nga forma, përmasat dhe karakteristikat morfologjike shumë të ndryshme, të lidhura mes tyre nga zona të specializuara të quajtura sinapsë. Përgjatë aksonit impulsi nervor përhapet me shpejtësi si një vale që çon në një kthim total të potencialit elektrik. Kur potenciali arrin në fund të aksonit çliron në hapësirën ndërqelizore midis dy neuroneve një numër të caktuar neurotransmetuesish që modifikojnë aktivitetin elektrik të neuronit tjetër

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi