Kush është në linjë
4 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 4 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar

Top posting users this month


Tumoret e Mushkërive

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Tumoret e Mushkërive

Mesazh nga Dardania prej Wed Apr 15, 2015 6:51 pm

Kanceri i mushkërive
është kanceri i dytë për nga shpeshtësia, dhe i pari për nga numri i vdekjeve. Në grafi kanceri shihet vetëm kur është mbi 1 cm, por kur kanceri i mushkërive ka arritur madhësinë 1 cm zakonisht ka arritur të japë metastaza, prandaj grafitë nuk janë të mira për zbulimin e hershëm të kancerit mushkëror.
Shenjat dhe simptomat
Kollë, hemoptizi, ngjirje (nga prekja e nervit laryngeus recurrens), humbje peshe, pneumoni të shpeshta.
Llojet
Adenokarcinoma
Kanceri më i shpeshtë në joduhanpirësit. Zakonisht gjendet në periferi të mushkërisë, afër pleurës. Gjendet në ciaktricet e mushkërisë. CEA përdoret për të parë si po shkon trajtimi; CEA nuk përdoret për zbulimin e adenomarcinomës sepse ka specificitet të ulët.
Karcinoma Bronkoalveolare
Zakonisht gjendet në periferi të mushkërisë, afër pleurës. Nuk ka lidhje me duhanin. Histologjikisht shihen ca si alveola të rrethuar me qeliza kuboide (jo të sheshta).
Karcinoma me Qeliza të Mëdha
Zakonisht gjendet në periferi të mushkërisë, afër pleurës. Ky është kancer shumë agresiv, anaplastik. Prognoza është e keqe.
Karcinoma me Qeliza Skuamoze
Masë në hilum, me zanafillë bronkiale. Shkaktohet nga duhani.
Karcinoma Bronkogjene
Shkakton hiperkalcemi sepse sekreton PTHrp (PTH related peptide).
Karcinoma me Qeliza të Vogla
Zakonisht gjendet në filum. Kur vihet diagnoza tumori shpesh i ka dhënë metastazat. Prognozë shumë e keqe. 99% e atyre që e kanë këtë kancer janë duhanpirës. Sekreton hormone: (i) mund të sekretojë ACTH; (ii) mund të sekretojë ADH.
Tumori Karcinoid Bronkial
Sindromi karcinoid - sekretim i serotoninës (5-HT). Shenjat/simptomat: diare, skuqje, sëmundje karcinoide e valvulave të zemrës, tinguj fishkëllyes në mushkëri. Diagnoza: Në urinë shihet nivel i rritur i 5-HIAA (metabolit i 5-HT). Methysergidi përdoret gjatë trajtimit sepse është antagonist i 5-HT.
Limfangioma/Leiomioma
Tumor i muskulaturës të lëmuar, shkakton bllokim të bronkiolave. Haset pothuaj gjithmonë në gratë që nuk kanë arritur menopauzë. Prezantimi klasik: pneumotoraks. Trajtimi: progesteron ose transplant i mushkërive.
Të Tjera Sindroma Kanceroze
Tumori i sulkusit superior (pancoast tumor).
a. Sindromi Horner: ptozë, miozë, anhidrozë; shkaktohet nga dëmtimi i nervit/ganglionit simpatik në qafë.
b. Sindromi i venës kava superiore: vena kava shtypet, bllokohet nag tumori dhe si pasojë shkaktohet fryrje e venave të qafës, enjtje e fytyrës, cianozë.
Karcinoma me qeliza të vogla shkakton një sindromë me dobësi muskulare që njihet si sindroma Lambert-Eaton; mekanizmi është prodhimi i antitrupave kundër kanaleve presinaptikë të kalciumit; klinikisht ngjan me miasteninë grave.
Metastazat mushkërore të kancerit të veshkave mund të shkaktojnë policitemi nëse prodhojnë eritropoetinë.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi