Kush është në linjë
4 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 4 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar

Top posting users this month


Sëmundjet e Zemrës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Sëmundjet e Zemrës

Mesazh nga Dardania prej Wed Apr 15, 2015 2:53 pm

Pesha që zënë sëmundjet kardiovaskulare të zemrës, ka pësuar rritje të ndjeshme me kalimin e viteve. Janë të shumta rastet në të cilat krizat e zemrës shkaktojnë vdekje të parakohshme ose gjymtim të organeve të trupit të njeriut.
Faktorët rriskues të këtyre sëmundjeve kanë filluar të shfaqen në masë edhe tek të rinjtë. Çelësi i eliminimit të këtyre sëmundjeve ka të bëjë me ndjekjen e vizitave dhe konsultave të rregullta te mjeku. Është shumë e rëndësishme që të mbahet një balancë e mirë, ndërmjet përdorimit të medikamenteve dhe llojeve të tjera të terapive mjekësore për ndalimin e këtyre sëmundjeve.

Zemra është organi që bën pastrimin e gjakut. Dhe në rastin e sëmundjeve të zemrës kemi prishje te funksionit te saj si pompë. Kur zemra nuk funksionon siç duhet si pompë atëherë ka vështirësi të shumta në dërgimin e gjakut të pastruar në pjesët e duhura të organizmit. Kjo do të vështirësojë punën e organizmit si dhe nuk do të lejojë furnizimin e tij me oksigjen dhe lëndë ushqimore. Në këto sëmundje futen grupime të ndryshme si ato të prishjes së ritmit të zemrës, infarktet. Me e shpeshta nga këto, është ajo e ngushtimit të enëve të gjakut të këtij organi. Ndërkohë, që në masë shkaktohen edhe sëmundjet e zemrës reumatizmale të cilat shkaktohen në fëmijëri, por shenjat klinike mund të shfaqen në mosha të mëdha.
Ekzistojnë dy lloje të tjera sëmundjesh siç janë hipertensioni dhe hipotensioni. Rritja e shifrave të trysnisë arteriore mbi normë njihet si hipertension. Një nga shkaqet kryesore të kësaj gjendjeje është dhe humbja e elasticitetit të enëve të gjakut.
Kjo sëmundje quhet ndryshe arteriosklerozë dhe prek shumë njerëz. Ato shkaktohen nga ndryshimi i tensionit arterial që shkon në zemër. Kur prishet ritmi i zemrës kemi aritmitë që janë dy llojesh, me ritëm të shtuar ose takikarditë ose me ritëm të ngadalësuar që janë bradikarditë.
Hipertensioni arterial është një nga sëmundjet që bashkë me të tjerat shkakton numrin më të madh të vdekjeve tek njerëzit. Përgjithësisht kjo kategori sot luftohet nëpërmjet medikamenteve. Një pjesë e madhe e sëmundjeve të zemrës janë të lindura. Këtu është shumë e vështirë për të ndërhyrë por mundet që në saje të operacioneve të zëvendësohen pjesët e dëmtuara me ato të padëmtuarat. Ataket në zemër ndodhin kur furnizimi i pjesëve të zemrës me gjak rrallohet apo pritet fare. Shkaqet që e krijojnë janë arterie të bllokuara nga grumbullime rezervash dhjami ose ndonjë koagulim (mpiksje gjaku) në ndonjë prej arterieve koronare.
Stadi i fundit i sëmundjes së zemrës është pamjaftueshmëria e zemrës (insuficienca kardiake) në të cilën zemra nuk e kryen funksionin e saj dhe njeriu bëhet invalid. Në momentin kur kjo pamjaftueshmëri nuk mund të përballohet nga organizmi atëherë organizmi vdes.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Sëmundjet e Zemrës

Mesazh nga Dardania prej Wed Apr 15, 2015 3:10 pm

Simptomat Dalluese




Simptomat përcaktuese për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës janë të ndryshme sipas kategorive të prekura. Shumë herë ka ndodhur që pacienti të ketë trashëguar këto sëmundje që nga fëmijëria, por simptomat dalluese kanë qenë të fshehura duke mos e zbuluar sëmundjen.

Kjo sjell probleme të mëdha në shëndetin e pacientit, të cilat do të shfaqen me kalimin e viteve. Ndaj është e rëndësishme që të mbahen kontakte të vazhdueshme me mjekun kardiolog. Që një pacient të kuptojë se vuan nga zemra duhet të ketë shenja të tilla dalluese si vështirësi në frymëmarrje, dhimbje gjoksi të cilat shtohen vazhdimisht.

Lodhjet dhe debulesat që shfaqen gjatë aktiviteteve të ndryshme sidomos atyre sportive, si për shembull ngjitja dhe zbritja e shkallëve, në të tilla raste ka edhe rrahje të shpeshta e të ç’rregullta të organit të zemrës. Edhe në rastet kur i sëmuri ulet për të fjetur dhe gjatë kontaktit që ka me çarçafët e ftohtë mund të vërehet edhe shkalla e problemeve të zemrës. Një tjetër shenjë dalluese është edhe vështirësia në ecje, e cila shkaktohet si pasojë e mos qarkullimit si duhet të gjakut brenda organizimit.

Por ka dhe simptoma të tjera siç janë ato të marrjes së frymës, ënjtje e këmbëve, nxirje e buzëve, ose edhe dhimbje kur kemi infarkt për arsye se ndodh vdekje e një pjese të murit të dhomave të zemrës. Infarkti ne zemër njëherë nuk mund te sheroheke por tash shërohet.

Shkaktarët



Shkaqet nga të cilat, lindin sëmundjet e zemrës janë nga më të ndryshmet. Sipas kategorive të sëmundjes që u përmendën më lart. Sëmundja e ngushtimit të enëve të gjakut ka faktorë risku madhore dhe minorë të cilët varen nga organizmi dhe nga veprimtaria e tij në mjedisin ku ndodhet. Hipertensioni arterial, shkaktohet nga diabeti si dhe nga sëmundjet e obezitetit duke ia vështirësuar punën e funksionimit zemrës në të gjitha aspektet. Ndërkohë që diabeti ndikon dhe në shfaqjen e atakeve dhe të infarktit të miokardit, duke ngushtuar kështu së tepërmi enët e gjakut. Ndërkohë që kërcënuesit më seriozë për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës janë përdorimi i lartë i alkoolit dhe duhanit të cilat mund të japin goditje të menjëhershme në zemër.

Duke qenë se shoqëria ecën para duhet pasur kujdes ndaj këtyre rreziqeve. Më parë këto si sëmundje nuk ekzistonin pikërisht për shkak të përdorimit në masë të paktë të këtyre produkteve. Ndërsa sot gjendja është bërë për të qarë hallin sepse jo vetëm të moshuarit por po shtohet në masë dhe numri i të rinjve të prekur nga sëmundjet kardiovaskulare.

Gjithashtu dhe pakësimi i veprimtarive sportive dhe të bërit e një jete sedentare e shton mundësinë e të prekurit nga këto sëmundje. Ndërkohë që një nga shkaktarët e shpeshtë të infarktit myokardial është dhe tensioni i larte i gjakut ose hipertensioni.

Në pjesën më të madhe të rasteve emocionet e forta janë dhe shkaktari kryesor i sëmundjeve vdekjeprurës të zemrës. Emocionet dhe streset ndikojnë në shpërthimin e sëmundjeve të zemrës.

Ekzaminimet



Që nga fazat e para të sëmundjes është e nevojshme që pacienti të paraqitet pranë mjekut specialist për të bërë “EKG” e zemrës. Ky ekzaminim është edhe hapi fillestar që shërben për përcaktimin e një prognoze të saktë të sëmundjes.

Më pas duhet bërë një ekokardiogramë. Nëpërmjet bërjes së kësaj grafie të zemrës, mund të zbulohen shumë detaje dhe shqetësime të këtij organi, që pacienti më parë mund të mos i ketë ndjerë.

Kjo është një metodë shumë e rëndësishme që nuk e shpon me gjilpëra të sëmurin, si dhe jep të dhëna të sakta. Ciklorigometria është një tjetër lloj ekzaminimi që shërben për të parë sesa ka avancuar sëmundja e ngushtimit të enëve të gjakut. Në gjuhën popullore kjo njihet ndryshe edhe si biçikletë e zemrës. Në përqindjen më të madhe të rasteve ajo jep edhe diagnozën e saktë të sëmundjes. Ekzaminimi tjetër është edhe koronografia.

Kategoritë më të prekura dhe trajtimet mjekësore Në sëmundjet e zemrës janë të përfshira të gjitha moshat. Përgjithësisht sëmundja është në masë tek moshat e mëdha, por fatkeqësisht ky raport ka filluar të marrë përmasa të tjera.

Kohët e fundit i janë shtuar listës së prekur nga sëmundjet e zemrës edhe moshat e reja. Ndryshe ndodh për sëmundjet e lindura të zemrës. Ata takohen që në fëmijëri. E meta në këtë rast është se nuk japin shenja klinike që në moshë të vogël.

Duke e gënjyer kështu pacientin se nuk vuan nga ndonjë sëmundje. Këto të fundit të lëna pa kurim për shkak të mungesës së shenjave klinike kanë rezultuar shumë të dëmshme për shëndetin, duke sjellë dhe pasoja fatale për jetën. Trajtimet mjekësore, ndikojnë në pjesën e madhe të rasteve të sëmundjes këto janë dhe shpëtimi më i madh për të sëmurët e zemrës.

Një kujdes sa më i rreptë medikamentoz është dhe çelësi kryesor për mbajtjen e sëmundjes nën kontroll. Nëpërmjet mjekimit mund të bëhet dhe një prognozë e saktë e ecurisë së sëmundjes. Bashkëpunimi i ngushtë mes mjekut dhe pacientit mund të sjellë rezultatet më pozitive për shmangien e kësaj sëmundjeje.

Ndërhyrjet Kirurgjikale



Në shumë raste kur defektet e zemrës janë të pakorrigjueshëm me anë të përdorimit të medikamenteve, është e nevojshme që të ndërhyhet për riparim të pjesëve të dëmtuara me anë të ndërhyrjeve kirurgjikale.

Këto të fundit bëhen për disa patologji të veçanta siç janë sëmundjet e zemrës të lindura, të cilat rregullohen vetëm nga operacionet, po në këtë grupim futen dhe disa kategori të tjera sëmundjesh të cilat janë të fituara, siç janë bypass-et dhe ngushtimet e enëve të gjakut. Është shumë e rëndësishme dhe thelbësore që në operacionet e zemrës të planifikohet koha e duhur për realizimin e ndërhyrjes. Kjo sepse dhe rezultate do të jenë të duhurat kur është e nevojshme dhe pozitive për shëndetin e pacientit. në të tilla raste marrin pjesë si mjeku kardiolog, i cili ka vërtetuar diagnozën e sëmundjes ashtu edhe ai kardiokirurg që do të bëjë operacionin.

Në ndërhyrjet e zemrës duhet përcaktuar saktë koha e bërjes së operacionit. Të sëmurët e zemrës duhet të jenë vazhdimisht nën kontrollin e mjekut për të përcaktuar kohën e saktë të ndërhyrjes e cila do të japë efektet e duhura në shëndetin e pacientëve.

Nga studimet e bëra thuhet se ndërhyrjet kirurgjikale janë më të efektshme se sa trajtimet medikamentoze dhe më pak të kushtueshme se sa trajtimi konservativ me ilaçe.

Konsultat


Zhvillimi i konsultave të vazhdueshme me mjekun specialist është edhe baza kryesore për trajtimin e këtyre sëmundjeve vdekjeprurëse. Sa më i shpeshtë të jetë kontrolli aq më e madhe do të jetë dhe mundësia e diagnostikimit të hershëm të sëmundjes, e cila do të ndihmonte në mënjanimin e faktorëve rriskues për jetën e pacientit.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi