Kush është në linjë
4 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 4 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar

Top posting users this month


Çaji i Kinfushës Parandalon Sëmundjet e Mëlçisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Çaji i Kinfushës Parandalon Sëmundjet e Mëlçisë

Mesazh nga Dardania prej Tue Apr 14, 2015 7:55 pm

Bari i kinfushës në bujqësi konsiderohet si një prej barërave të këqija dhe vështirëson punën e fermerit. Por në mjekësinë popullore, për shkak të elementëve kurative që ajo përmban, jep një ndihmesë të madhe në shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Një rol të rëndësishëm luajnë lulet e bimës në lehtësimin e sëmundjes së sheqerit. Kjo sëmundje karakterizohet nga çrregullimi në këmbim të karbohidrateve, si pasojë e pamjaftueshmërisë së prodhimit të insulinës.

Kura

Kjo sjell ngritje të sasisë së sheqerit në gjak dhe nxjerrjen e tij me anë të urinës. Në këtë rast mjekët popullorë këshillojnë pirjen e çajit të përftuar nga lulet e bimës 2 herë në ditë. Në sajë të heterocideve të hidhura dhe të substancave të tjera që ajo përmban, bari përdoret për të shtuar lëngun e stomakut dhe për të përmirësuar oreksin. Rezultate mjaft të mira kjo bimë jep edhe për të lehtësuar dhimbjet e stomakut. Në rastet e dhimbjeve këshillohet të pihet menjëherë çaji i ëmbëlsuar me mjaltë. Përveç kësaj, pirja e çajit të kinfushës shkakton zgjerimin e enëve të gjakut, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe në uljen e tensionit të lartë. Bima nxit shtimin e leukociteve dhe ndihmon në rritjen e aftësisë vetëmbrojtëse të organizmit. Lëngu nga bima e kinfushës këshillohet të pihet për kurimin e sëmundjeve të mëlçisë, që lidhen me prodhimin e sekretimit të tëmthit. Bima jep një ndihmesë të madhe edhe për kurimin e sëmundjeve të lëkurës. Në raste plagësh apo myku këshillohet larja e lëkurës së sëmurë disa herë në ditë deri në shërimin e saj. Këshillohet që te fëmijët dozat të jenë në sasira më të vogla, pasi mund të shkaktojë të vjella.


Çaji


Për përgatitjen e çajit nevojitet një lugë me lulet e thara dhe të grimcuara të bimës, që hidhet në një enë ku shtohet një gotë me ujë. Përzierja lihet të zihet për 5 deri 10 minuta. Më pas lëngu i përftuar kullohet dhe pihet i nxehtë në 2 vakte, gjysmë ore para buke nga një gotë. Bari i kinfushëës në bujqësi konsiderohet nga fermerët si një prej barërave të këqija, që shfaqet me ardhjen e pranverës. Bima lulëzon nga muaji prill deri në qershor. Petalet e lules janë të shumta, në formë fijesh dhe me ngjyrë të bardhë në lejla. Bima gjendet kryesisht në zonat e ulëta dhe ka një jetëgjatësi të shkurtër, arrin deri 40 centimetra lartësi. Është e pasur me substanca të shumta, siç janë edhe heterocidet, acid tritepenilë, që ndihmojnë në zgjerimin e enëve të gjakut. Këshillohet që pas mbledhjes dhe tharjes, lulet, që do të shërbejnë për të luftuar sëmundjet, të mbahen në vende të thata për të mos i humbur vetitë çudibërëse. Kjo bimë mund të veprojë deri në 18 muaj pas mbledhjes së saj. Bari hyn në përbërjen e disa preparateve mjekësore, që përgatiten nga industria farmaceutike dhe që mund të tërhiqet nga farmacitë pa recetë mjekësore.



Paketë këshillash

Çaji i përgatitur prej bimës rekomandohet të pihet edhe në rastet e vështirësisë në tretjen e ushqimit.

[list="line-height: 1.5em; margin-top: 0.3em; margin-right: 0px; margin-left: 3.2em; padding-right: 0px; padding-left: 0px; list-style-image: none; color: rgb(37, 37, 37); font-family: sans-serif; font-size: 14px; background-color: rgb(255, 255, 255);"]

[*]Këshillohet që çaji i bimës të mos u jepet në doza të mëdha fëmijëve.

[*]Pirja më shumë se 4 gota mund të shkaktojë të vjella dhe keqësojë shëndetin.

[*]Në rastet e sëmundjeve të lëkurës, layerja me lëngun e bimës do të jepte rezultate.

[*]Këshillohet që bima të mbahet në vende të thata, për ruajtjen e aftësisë kurative.

[*]Bima mund të tërhiqet në farmaci pa ndihmën e një recete mjekësore.

[/list]

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi