Kush është në linjë
3 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 3 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar

Top posting users this month


Kurat Bimore, që Qetësojnë Dhimbjen e Veshit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kurat Bimore, që Qetësojnë Dhimbjen e Veshit

Mesazh nga Dardania prej Tue Apr 14, 2015 1:46 pm

Një mjekim shumë i mirë, që ka dhënë rezultate të shkëlqyera për qetësimin e dhimbjeve në vesh, është lëngu që përftohet nga druri i caracit. Për të përftuar këtë lëng këshillohet druri i njomë i tij. Drurin e fusim në zjarr dhe do të vërejmë se do të lëshojë lëng në fund të tij. Lëngu që del nga fundi i drurit hidhet në një filxhan. Këtë lëng e përziejmë me një sasi të barabartë me lëng preshi. Nga kjo përzierje hidhen në veshin e sëmurë 3 pika. Ky mjekim vazhdon 3 deri 4 ditë. Edhe fruti i mollës është shumë i mirë për të lehtësuar dhimbjet në vesh. Një kokërrr molle e ëmbël piqet në prush dhe pasi pastrohet shtypet, derisa bëhet në trajtë pureje dhe e shtrydhim në një kulluese. Lëngu që përftohet, hidhet në një shishe dhe mbahet në frigorifer. Gjatë dhimbjeve të veshit hidhen 3 pika në veshin e sëmurë.

Një tjetër mjekim, që shërben për të pakësuar dhimbjet, është edhe lëngu i rrepës dhe çikores. Ky lëng hidhet në veshin e sëmurë nga 2 pika. Në rast nevoje, mjekimi mund të vazhdojë për 4 ditë me nga 2 pika në ditë. Për shkak të vetive të saj dezinfektuese edhe hudhra rekomandohet për shërimin e dhimbjes së veshit. Për këtë qëllim merren 3 thelpinj hudhre dhe shtypen mirë. Më pas hidhen në një tigan, ku më parë është hedhur gjysmë filxhani me vaj ulliri. Lihen për 3 minuta dhe më pas kjo masë kullohet dhe hidhet në një shishe të vogël dhe përdoret sa herë që i sëmuri ndjen dhimbje. Rekomandohet që i sëmuri të hedhë vetëm 3 pika nga kjo masë. Gjatë përdorimit kjo përzierje duhet të jetë e vakët, pasi jep efekt të menjëhershëm te i sëmuri. Në rast nevoje, ky mjekim përsëritet 2 deri 3 herë. Hudhra mund të përdoret edhe me tëmthin e berrit dhe prej këtij ilaçi hidhen 2 deri 3 pika në vesh. Një tjetër kurë, që rekomandojnë mjekët popullorë, është edhe veza. Përveçse një ushqim me mjaft vitamina, veza shërben edhe në shërimin e dhimbjeve veshit.

Veza e pjekur - Pas zierjes së 4 kokrrave vezë merret vetëm e verdha, e cila skuqet mirë në tigan deri sa të lëshojë vaj. Këtë vaj e hedhim pika-pika në vesh kur kemi dhembje. Është vërtetuar se efektet, që ajo jep, janë të menjëhershme. Kjo kurë mund të përdoret edhe në rastet kur në vesh ka zhurma, pra kur dëgjimi është i zhurmshëm. Një mënyrë tjetër për të qetësuar dhimbjet është edhe uthulla. Rreth 500 mlilitra uthull vihet të zihet dhe mbi avujt e saj gjatë zierjes vendosim veshin që dhemb. Dhimbjet e veshëve paraqiten me nxehjen skuqjen dhe irritimin pjesëve të brendshme e të jashtme të veshit. I sëmuri ka dhimbje të forta, që shtrihen deri në faring. Në vesh ka zhurma dhe fërshëllima, të cilat shkaktohen nga gjendje reumatizmale, nga të ftohtët, plagë të ndryshme, rrufa. Edhe sëmundjet të ndryshme çojnë në shfaqje të dhembjeve në vesh. Sipas mjekëve, edhe fëmijët nga mosha 1 deri 12 vjeç janë të prirur për të vuajtur nga dhimbjet e veshit. Për të ndalur dhimbjen mjafton të përdoret çdonjëra nga kurat e mësipërme dhe gjithçka do të jetë më e lehtë.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi