Kush është në linjë
4 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 4 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar

Top posting users this month


Farat e Gjembgomarit Eliminojnë Gurët në Tëmth

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Farat e Gjembgomarit Eliminojnë Gurët në Tëmth

Mesazh nga Dardania prej Tue Apr 14, 2015 8:32 am

Gjembgomari, megjithëse një bimë aspak e pëlqyeshme nga fermerët, në mjekësinë popullore është mjaft frutdhënëse. Farat e përftuara prej gjembit ndihmojnë në lehtësimin e sëmundjeve të shumta. Rezultate të shkëlqyera kjo bimë jep në sëmundjet e mëlçisë dhe tëmthit.
Farat e bimës përmbajnë një substancë të hidhur, esencë, flavona dhe amina biogjene, si dhe tiraminë histaminë, silibinë. Këta elementë kanë aftësi të përmirësojnë punën e mëlçisë. Është provuar se çaji i përftuar prej tyre është i efektshëm edhe kundër të gjitha dëmtimeve parankimatoze të mëlçisë, ku frytet jepen si mjet ndihmës krahas dietës së përshtatshme dhe kimioterapisë. Çaji ndihmon mjaft në lehtësimin e cirozës. Këshillohet që të pihet 3 herë në ditë nga 1 gotë. Pluhuri ose çaji i përftuar prej farave të bimës rekomandohet të pihet nga të sëmurët që kanë probleme me tëmthin. Ndër kryesoret janë ato të fshikëzës së tëmthit apo gurët që shkaktojnë dhimbje. Ky çaj rrit sasinë e lëngut të prodhuar në tëmth, si dhe ndihmon në shkrirjen e gurëve, duke eliminuar edhe dhimbjet. Çaji shërben edhe për ata që vuajnë nga gurët në veshka. Rezultate pozitive jep edhe te të sëmurët me verdhëz. Pirja e çajit të gjembgomarit do të sillte efekte të menjëhershme për shërimin e sëmundjes. Te njerëzit që vuajnë nga sëmundje të shoqëruara me temperaturë të lartë, mjekët popullorë këshillojnë pirjen e çajit të bimës menjëherë pasi të konstatoni rritje të temperaturës. Është mirë që çaji të ëmbëlsohet me mjaltë ose sheqer sipas dëshirës. Çaji përdoret edhe në mjekimin e majasëllit dhe në zgjerimin e venave, duke ndihmuar në qarkullimin sa më të mirë të gjaku. Pjesët që shërbejnë për kurimin e sëmundjeve janë farat e thara të gjembgomarit. Gjembi është bimë e vendeve të papunuara të zonave fushore, shumë e përhapur në Shqipëri. Bima ka gjethe me buzë të valëzuara dhe me gjemba të mprehtë, të gjelbër, të errët dhe të ndritshëm në pjesët e sipërme. Në brendësi të gjethes është i pajisur me njolla të bardha e të theksuara. Koka e lules është e pajisur me fije të shumta të kuqe purpuri. Mbështillet nga gjemba shumë të mprehtë, lulëzon në muajin qershor deri në muajin gusht. Pjesët që përdoren për të luftuar sëmundjet fitohen duke tharë kokën e gjembit, të mbledhur pak përpara pjekjes së plotë. Bima duhet tharë në vende të ngrohta e të ajrosura.
[h2]Paketë këshillash
[*]Lëngu i përftuar nga farat e bimës këshillohet të pihet 3 herë në ditë.

[*]Farat duhet të ruhen në vende të thata dhe e ruajnë efektin për dy vjet.

[*]Pjesët kurative duhet të mblidhen pak kohë përpara pjekjes së plotë të frutit.

[*]Gjembi duhet të thahet në hije dhe më pas të shkriftohet për përftimin e farave.

[*]Këshillohet që lëngu të pihet tri herë në ditë, për të dhënë rezultate.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi