Kush është në linjë
4 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 4 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar

Top posting users this month


Njeriu.....

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Njeriu.....

Mesazh nga Dardania prej Sun Apr 12, 2015 9:48 pm

Njerëzit janë primatë dykëmborë që i përkasin llojit Homo sapiens (Latinisht: "njeri i zgjuar" ose "njeri i ditur") dhe familjes Hominidae, familjes së madhe të majmunëve.Ata janë të vetmit anëtarë që kanë mbijetuar prej gjinisë Homo. Njerëzit kanë një tru shumë të zhvilluar, i aftë për të kryer koncepte abstrakte si arsyetimi, të folurit, analiza e vetvetes dhe zgjidhja e problemeve. Kjo aftësi mendore, e kombinuar me një trup vertikal që i mundëson duarve manipulimin e objekteve, e ka bërë njeriun të përdorë shumë më mirë se çdo specie tjetër veglat. ADN-ja mitokondriale dhe gjetjet e fosileve tregojnë se njeriu modern e ka origjinën prej Afrikës rreth 200000 vjet më parë.Sot, njerëzit jetojnë në çdo kontinent, me një popullsi prej rreth 6.8 miliard.

Si shumica e primatëve, njerëzit janë të shoqërueshëm si natyrë. Gjithsesi, njerëzit janë shumë më të aftë përsa i përket shfrytëzimit ose përdorimit të sistemeve të komunikimit për të shprehur dhe shkëmbyer idetë dhe emocionet dhe gjithashtu për t'u organizuar. Njerëzit krijojnë struktura komplekse shoqërore të përbëra prej shumë grupesh që bashkëpunojnë dhe rivalizojnë, duke filluar që nga familja e deri te kombi. Ndërveprimi shoqëror mes njerëzve ka ngritur dhe përforcuar një larmi vlerash, normash sociale dhe ritualesh, që së bashku formojnë bazat e shoqërisë njerëzore. Njerëzit kanë një vlerësim të dukshëm për bukurinë dhe estetikën, që kombinuar me dëshirën e njeriut për vetëshprehje, ka krijuar inovacione kulturore si arti, letërsia dhe muzika.

Njerëzit shquhen për dëshirën për të kuptuar dhe për të ndikuar mbi mjedisin, duke u përpjekur për të shpjeguar dhe manipuluar fenomenet natyrore përmes shkencës, filozofisë, mitologjisë dhe fesë. Ky kuriozitet natyror ka prirë në zhvillimin e veglave dhe aftësive, që transmetohen dhe trashëgohen në mënyrë kulturore. Njerëzit janë speciet e vetme që dinë si të bëjnë zjarr, të gatuajnë ushqimin, të vishen vetë, dhe të përdorin një shumëllojshmëri teknologjish.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Njeriu.....

Mesazh nga Dardania prej Sun Apr 12, 2015 10:03 pm

Evolucioni
 Një rindërtim iAustralopithecus afarensis, një paraardhës njerëzor që mund të ecte me dy këmbë, por që i mungonte një tru i madh si ai i njerëzve modernë


Studimi shkencor i evolucionit të njeriut shqetësohet rreth zhvillimit të gjinisë Homo, por gjithashtu përfshin studimin e hominidëve dhe hominëve të tjerë, si për shembullAustralopiteku. "Njerëzit modernë" cilësohen ose klasifikohen si lloji Homo sapiens, të cilit i vetmi nënlloj ekzistues është Homo sapiens sapiensHomo sapiens idaltu (që fjalë për fjalë do të thotë "njeriu më i vjetër i zgjuar"), nënlloji tjetër i njohur është i zhdukur.Homo neanderthalensis, që u zhduk rreth 30000 vjet më parë, herë pas here është klasifikuar si nënlloji "Homo sapiens neanderthalensis", por studimet e fundit gjenetike na sugjerojnë një shmangie të Neandertalit nga Homo sapiensi rreth 500000 vjet më parë.Ngjashmërisht, ato pak kampione që na kanë mbetur prej Homo rhodesiensis janë klasifikuar ngadonjëherë si nënlloje, por kjo nuk është e pranueshme. Fillimisht, njeriu modern shfaqet në të dhënat e fosileve 195000 vjet më parë dhe studimet e biologjisë molekulare japin prova se koha e shmangies së njeriut modern nga çdo paraardhës i tij daton rreth 200000 vjet më parë.Studimi i plotë i diversitetit gjenetik afrikan i kryesuar nga Dr. Sarah Tishkoff tregon se Bushmenët(njerëzit indigjenë të Afrikës jugore) janë ata që kanë larminë më të madhe gjenetike ndërmjet 114 popullsive të testuara, duke i bërë ata një nga 14 popullsitë më të hershme. Studimi gjithashtu lokalizoi origjinën e migrimit të njerëzve modernë në Afrikën jug-perëndimore, pranë kufirit bregdetar të Namibisë dhe Angolës.
Të afërmit më të ngjashëm ekzistues të njerëzve janë gorrillat dhe shimpanzetë, por njerëzit nuk kanë evoluar prej këtyre majmunëve: në të vërtetë këto majmunë kanë të njëjtin paraardhës me njerëzit modernë.Njerëzit janë më shumë të lidhur me dy lloje shimpanzesh: me shimpanzenë e zakonshme dhe me bonobonë.Renditja e plotë e gjenomit rezulton se pas 6.5 milion vjetësh evolucion të ndarë, ndryshimet midis shimpanzeve dhe njerëzve janë 10 herë më të mëdha se ato midis dy njerëzve jo të afërm dhe 10 herë më të vogla se ato midis një kavjeje dhe një miu. Kongruenca midis sekuencave të ADN-së ndërmjet njeriut dhe shimpanzesë variojnë nga 95% deri në 99%. Është vlerësuar se njerëzit u shmangën nga sekuenca e evolucionit 5 milionë vjet më parë me shimpanzetë dhe 8 milionë vjet më parë nga gorrillat. Megjithatë, një kafkë e një hominidi e zbuluar në Çad në vitin 2001, e klasifikuar siSahelanthropus tchadensis, është afërsisht 7 milionë vjeçare dhe kjo mund të tregojë një shmangie akoma më të hershme.[19]
Evolucioni i njeriut karakterizohet nga një numër i rëndësishëm ndryshimesh morfologjike, fiziologjike dhe të sjelljes, që kanë ndodhur qysh nga ndarja ndërmjet paraardhësit të përbashkët të njeriut dhe shimpanzesë. Ndryshimi i parë morfologjik ishte zhvillimi i një sistemi lëvizës dykëmbor në vend të atij arboreal(nëpërmjet kacavirrjes në pemë),me të gjithë ndryshimet shoqëruese, si një gju që tendoset dhe përthyhet përpara, këmbë të gjata në krahasim me krahët dhe fuqi e reduktuar e pjesës së sipërme të trupit.
Më vonë, njerëzit e hershëm zhvilluan një tru shumë më të madh: rreth 1,400 cm³ te njerëzit modernë, dy herë më shumë se madhësia e trurit të shimpanzesë dhe gorrillës. Rritja e trurit të njeriut pas lindjes ndryshon nga ato të majmunëve të tjerë dhe i lejon njerëzve të rinj periudha të zgjatura të mësimeve sociale dhe përvetësimit të gjuhës. Antropologët fizikë argumentojnë se ndryshimet ndërmjet strukturës së truve të njerëzve dhe atyre të majmunëve të tjerë janë akoma më të mëdha se ndryshimet e përmasave.
Ndryshime të tjera të rëndësishme morfologjike përfshijnë: zhvillimin e një mbërthimi ose kapje(me duar)me fuqi dhe preçizion; një sistem përtypës të reduktuar; një zvogëlim të dhëmbëve të qenit; dhe ulja e laringut dhe kockës së nëngjuhës, duke e bërë të folurin të mundshëm. Një ndryshim i rëndësishëm fiziologjik ishte zhvillimi i ovulimit të fshehtë, që mund të jetë përputhur me zhvillimin e disa ndryshimeve të rëndësishme në sjellje, si lidhja e çifteve. Një ndryshim tjetër me peshë ishte zhvillimi i materialeve të bëra nga njeriu, të cilat sa erdhën e u bënë më të zakonshme dhe të sofistikuara

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Njeriu.....

Mesazh nga Dardania prej Sun Apr 12, 2015 10:09 pm

Periudha Paleolitike


Njerëzit modern evoluan nga Homo sapiensët arkaikë(p.sh Homo neanderthalensis ose Homo rhodesiensis) në Afrikë gjatë Paleolitit të Mesëm, rreth 200000 vjet më parë. Nga fillimi i Paleolitit të Sipërm rreth 50000 vjet më parë, gjuha, muzika dhe shprehi të tjera kulturore të përhapura kudo, u zhvilluan.

Lëvizja migratore për jashtë Afrikës është vlerësuar të ketë ndodhur rreth 70000 vjet më parë. Njeriu modern si rrjedhojë, u shpërnda në të gjitha kontinentet, duke zëvëndësuar hominidët e mëparshëm: Ata filluan ta banonin Euroazinë dhe Oqeaninë që 40000 vjet më parë dhe Amerikat që 14500 vjet më parë. Ata zhvendosën Homo neanderthalensis dhe lloje të tjera me origjinë prej Homo erectus(që kishte banuar në Euroazi që 2 milionë vjet më parë) me anë të riprodhimit të suksesshëm dhe rivalitetit për resurse.

Provat e mbledhura nga arkeogjenetistët që nga vitet 1990 kanë dhënë mbështetje të madhe skenarit të migrimeve jashtë Afrikës dhe ka pakësuar mundësitë e hipotezës multi-rajonale, që propozonte se njerëzit modernë evoluan nga popullsi individuale hominidësh.

Gjenetistët Lin Jorde dhe Henri Harpending të "Universitetit të Jutas" sugjerojnë se variacionet janë shumë të vogla në krahasim me speciet e tjera. Ata gjithashtu propozojnë se gjatë Pleistocenit të Vonë, popullsia e njerëzve shkoi jo më shumë se 10000 dhe mundësisht aq ulët sa 1000. Arsye të ndryshme për këtë hipotezë janë marrë si të mirëqena, një ndër të cilat është teoria e katastrofës së Tobës.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Njeriu.....

Mesazh nga Dardania prej Sun Apr 12, 2015 10:14 pm

Tranzicioni Drejt Qytetërimit


  Bujqësia dhe zbutja e kafshëve çoi në ngritjen e vendbanimeve të qëndrueshme

Deri 10000 vjet më parë, shumica e njerëzve jetonin si mbledhës dhe gjuetarë. Ata, në përgjithësi, jetonin në grupe të vogla nomadike. Ardhja e bujqësisë nxiti Revolucionin Neolitik, në të cilin u formuan vendbanime të përhershme, u zbutën kafshë dhe filluan të përdoren vegla metalike. Bujqësia nxiti tregtinë dhe bashkëpunimin dhe krijoi një shoqëri komplekse.

Rreth 6000 vjet më parë, u zhvilluan proto-shtetet e para në Mesopotami, Luginën e Nilit në Egjipt dhe Luginat e Indusit. Forcat ushtarake u formuan për mbrojtje dhe qeveria për të administrim. Shtetet bashkëpunonin dhe konkurronin për resurse, dhe në disa raste fillohej dhe luftë. Rreth 2000 dei 3000 vjet më parë, disa shtete si Persia, India, Kina, Roma dhe Greqia u bënë perandoritë e para nëpërmjet pushtimit. Besime fetare ndikuese, si Judaizmi, që e kishte origjinën prej Lindjes së Mesme dhe Hinduizmi që vinte nga Azia Jugore, u ngritën për nga rëndësia në këtë kohë.

Fundi i Mesjetës pa ngritjen e shumë ideve dhe teknologjive revolucionare Në Kinë, një shoqëri e zhvilluar dhe e urbanizuar i dha shtysë inovacioneve dhe shkencave, si shtypshkronja dhe shpimi i farës. Në Indi, zhvillime të mëdha ishin bërë në matematikë, filozofi, fe dhe metalurgji. Periudha e Artë Islamike pa zhvillime të mëdha shkencore në Perandorinë Islamike. Në Europë, rizbulimi i vlerave të Antikitetit klasik dhe shpikja e shtypshkronjës prirën Rilindjen në shekujt XV-XVI. Gjatë 500 vjetëve të ardhsme, eksplorime dhe kolonizimi i sollën Europës kontroll të madh mbi shumicën e Aerikave, Azisë dhe Afrikës, duke çuar në përleshje të mëvonshme për pavarësi. Revolucioni shkencor në shekullin e XVII dhe Revolucioni Industrial në shekujt e XVIII-XIX nxitën risitë në transport, si hekurudhat dhe automobilët; shfrytëzimin e energjisë, me anë të qymyrgurit dhe elektricitetit; dhe zhvillimin e qeverive, me sisteme të reja si demokracia dhe komunizmi.

Me mbërritjen e Epokës së Informacionit në fundin e shekullit të XX-të, njerëzit modernë jetojnë në një botë që sa vjen e globalizohet dhe ndërlidhet më shumë. Që nga 2008, mbi 1.4 miliardë njerëz janë të lidhur nëpërmjet tyre me anë të internetit dhe 3.3 miliard njerëz me anë të celularit.

Megjithëse ndërlidhja ndërmjet njerëzve ka nxitur zhvillimin e shkencës, artit, diskutimit dhe teknologjisë, ajo ka prirë në përleshje kulturore dhe në përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë. Qytetërimi njerëzor kaçuar në ndotje dhe shkatërrim mjedisor, duke rezultuar në shfarosjen në masë të formave të tjera të jetës,që mund të përshpejtohet nga ngrohja globale në të ardhmen.

Habitati dhe Popullsia



Vendbanimet e para njerëzore ishin të varura nga sasia e ujit dhe dhe në varësi të jetesës, resurse të tjera natyrore si tokat pjellore për rritjen e prodhimeve bujqësore dhe të bagëtisë, ose në stinë të caktuara duke gjuajtur pre të ndryshme. Gjithsesi, njerëzit kanë një aftësi të madhe për të ndryshuar habitatin e tyre me metoda të ndryshme, si ujitja, planifikimi urban, ndërtimi, transporti, prodhimi i mallrave, shpyllëzimi dhe shkretëzimi. Me shfaqjen e tregtisë në shkallë të gjerë dhe infrastrukturës së transportit, afërsia e këtyre resurseve është bërë e panevojshme dhe në shumë vende, këto faktorë nuk janë më një forcë drejtuese e rritjes dhe zvogëlimit të popullsisë. Megjithatë, mënyra se si habitati ndryshohet është një përcaktues i rëndësishëm në ndryshimin e popullsisë.

Teknologjia i ka lejuar njerëzit të kolonizojnë të gjitha kontinentet dhe të përshtaten në të gjithë mjediset e ndryshme. Në dekadat e fundit, njerëzit kanë eksploruar Antarktikën, thellësitë e oqeaneve, hapësirën e jashtme, edhe pse kolonizimi i këtyre mjediseve është akoma i parealizueshwm. Me një popullsi mbi 6 miliard, njerëzit janë mes gjitarëve të mëdhenj më të shumtë në numër. Shumica e njerëzve jetojnë në Azi (61%). Pjesa tjetër jetojnë në dy Amerikat (14$), në Afrikë (14%), Europë (11%), dhe Oqeani (0.5%).

Banimi i njerëzve në sisteme ekologjike të mbyllura në mjedise të ashpra, si në Antarktikë dhe hapësirë është e shtrenjtë, e pakët në kohë dhe e kufizuar vetëm për ekspedita shkencore, ushtarake ose industriale. Jeta në hapësirë ka qenë shumë sporadike, me jo më shumë se 13 veta në një kohë të caktuar. Midis viteve 1969 dhe 1972, dy njerëz kaluan intervale të shkurtra në Hënë. Që nga nëntori i 2009, asnjë trup qiellor nuk është vizituar nga njerëzit, edhe pse ka patur një prezencë të vazhdueshme të njerëzve që nga lëshimi i ekuipazhit fillestar për të banuar Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës më 31 tetor 2000. Gjithsesi, trupa të tjerë qiellorë janë vizituar nga objekte të bëra nga njeriu.

Që nga viti 1800, popullsia e njerëzve është rritur nga 1 miliard në 6 miliard.[Në 2004, rreth 2.5 miliard njerëz nga 6.3 miliard (39.7%) jetonin në zona urbane dhe kjo përqindje pritet të rritet në shekullin e XXI. Në shkurt 2008, OKB vlerësoi se gjysma e popullsisë do jetojë në zona urbane në fundin e vitit.Problemet e njerëzve që jetojnë në qytete janë format e ndryshme të ndotjes dhe krimit,sidomos në brendësi të qyteteve dhe në lagjet e varfra periferike. Të mirat e jetesës në zona urbane janë analfabetizmi më i ulët, aksesi në të gjitha njohuritë dhe paprekshmëri nga uria në zonat rurale.
Njerëzit kanë patur një efekt dramattik në mjedis. Meqë njerëzit rrallë merren si pre, ata janë përshkruar si supergrabitqarë. Momentalisht, me anë të shfrytëzimit të tokës, djegies së karburanteve fosilë dhe ndotjes, njerëzit mendohet se janë shkaktarët kryesorë të ngrohjes globale.Aktiviteti i njerëzve besohet se është një kontribues kryesor në zhdukjen në masë të shumë specieve. Nëse vazhdohet kështu, parashikohet se gjysma e gjithë specieve do të zhduket në shekullin e ardhshëm.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Njeriu.....

Mesazh nga Dardania prej Sun Apr 12, 2015 10:24 pm

Anatomia


Trupi i njeriut ndryshon në mënyrë të ndjeshme dhe kjo varet nga gjenet por edhe nga faktorët e jashtëm të ambientit ku jeton dhe nga dieta dhe ushtrimet. Një njeri i rritur mund të jetë mesatarisht i gjatë nga 1.5 deri në 1.8 m, kjo ndryshon nga vendi në vend.Pesha mesatare e trupit të njeriut është për mashkullin e rritur 76–83 kg dhe për femrën 54–64 kg.Ndryshe nga çdo primat tjetër, njerëzit janë të aftë të lëvizin me dy këmbë, duke i lënë krahëve mundësinë për të manipuluar objektet e ndryshme me anë të duarve, të ndihmuara nga gishtat e mëdhenj. Megjithëse njerëzit duken me më pak qime me primatët e tjerë, me rritje të dukshme të tyre kryesisht në majën e kokës, në sqetulla dhe në zonën pubike, njeriu mesatar ka më shumë folikula qimesh në trupin e tij se një shimpanze mesatare. Dallimi kryesor është se qimet e njerëzve janë më të shkurtër, më të imët dhe me pigment më të ulët se qimet e shimpanzesë, duke i bërë më të vështirë pë t´u parë.

Ngjyra e lëkurës së njeriut përcaktohet nga prezenca e pigmentit të melaninës. Ngjyra e lëkurës së njeriut mund të variojë nga e bardha deri kafja e errët deri te rozja e zbehtë, kurse qimet e njeriut variojnë nga e bardha te kafja, e kuqja dhe e zeza.Kjo varet nga sasia e melaninës (një pigment që bllokon rrezet e diellit)në lëkurë dhe flokë, që përqendrimi i së cilës ulet me kalimin e viteve, duke çuar në formimin e flokëve gri ose të bardhë. Shumica e studiuesve besojnë se errësimi i lëkurës ishte një adoptim që u evolua për mbrojtjen nga rrezet ultravioletë dhe rrezatimit diellor. Gjithsesi, kohët e fundit është thënë se ngjyrat e ndryshme të lëkurës janë një adaptim për balancimine folatit, që shkatërrohet nga rrezet ultraviolet, dhe vitaminën D, që kërkon rrezatimin që të formohet.The skin pigmentation of contemporary humans is geographically stratified, and in general correlates with the level of ultraviolet radiation. Human skin also has a capacity to darken (sun tanning) in response to exposure to ultraviolet radiation.Humans tend to be physically weaker than other similarly sized primates, with young, conditioned male humans having been shown to be unable to match the strength of female orangutans which are at least three times stronger.

Gjenetika


Njerëzit janë krijesa eukariote. Ç'do qelizë diploide ka dy lloj kromozomesh 23 kromozome trashëgohen nga njëri prej prindërve dhe 23 tjera nga prindi tjetër. 22 çifte kromozomesh janë autozome dhe një çift prej tyre e përcaktojnë gjininë. Sipas njohurive aktuale njerëzit kanë nga 20,000deri 25,000 gjene. Si edhe gjitarët tjerë njerëzit kanë kromozomin XY që përcakton gjininë. Femrat e kanë kromozomin XX dhe mashkujt kromozomin XY. Kromozomi X përgjigjet për gjenet e që se përmbajnë kromozomin Y, Kjo do të thotë se gjeni recesiv i shoqëruar me kromozomin X siç është hemofilia i prek më shumë meshkujt sesa femrat.



Gjumi



Njerëzit janë organizma me cikël ditor 24 orësh. Mesatarisht flejnë nga shtatë deri nëntë orë në ditë për një të rritur dhe 10 deri 11 orë për fëmijët njerëzit e moshuar flejnë më pak nga 6 deri në 7 orë. Gjumi i pakët ka efekte negative. Nëse njeriu irritur flen vetëm 4 orë atëherë gjendja e tij shoqërohet me ndryshime të çuditshme në sjelljen dhe psikologjinë e tij e cila manifestohet me lodhje, pengesa në koncentrim dhe fikësim të shikimit si dhe shqetësime trupore.

Është për tu thënë se edhe pse të gjitha organet komandohen nga truri, kjo nuk d.m.th se të gjitha bijen në gjumë në të njëjten kohë. Disa organe punojnë me kapacitet më të lartë disa më të ultë. Kjo dukuri mund të vërehet edhe në bazë të organeve të shqisave. Në bazë të këtyre vëzhgimeve mund të thujet se truni i njeriut nuk bie në gjumë deri në momentin kur furnizimi i tij me gjakë (oksigjen etj.) nuk ndalet.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Njeriu.....

Mesazh nga Sponsored content Today at 12:31 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi